GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nuredin Dumani nuk mund të jetë Tomasso Buschetta!

Ka një kleçkë të rëndësishme që e dallon Dumanin nga Bushcetta. Nuredin Dumani ka qenë prej kohësh, edhe para se të prangosej, një person i njohur i krimit. Ama e motra i punonte në një post të rëndësishëm në adminisratë, si e rekomanduar prej tij. I penduari i rëndësishëm i mafias siçiliane, jo vetëm që nuk i është afruar shtetit, por e kishte zët, sepse e konsideronte më të keq se Cosa Nostra...

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
12 muaj nga fillimi, “Dumani” ndahet në dy pjesë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dumani është një vrasës që i shërben drejtësisë vetëm për të pohuar urdhërat që i janë dhënë…

Publikimi i skandalit të Nuredin Dumanit nga burgu, ku ka mundësi të veprojë për të kryer krime të tjera, është ngjarja më e tmerrshme që mund t’i ndodhë një vendi. Pasi një person që ka firmosur një marrëveshje si i penduar i drejtësisë, së pari duhet të ndalë së qeni subjekt kriminal.

Megjithatë, duhet të kemi parasysh se jetojmë në një vend ku burgjet nuk janë institucione të sigurisë së lartë, ku i dënuari është i izoluar; përkundrazi në burgjet tona, përveç lirisë, të burgosur të veçantë kanë më shumë fuqi dhe mundësi se ata që janë jashtë.

Në këtë rast, duhet parë se a është defekt i sigurisë së burgjeve që Nuredin Dumani ka thyer sistemin, apo është pjesë e marrëveshjes, një liri që i është dhënë që në fillim të rekrutimit të tij. Por në momentin që Dumani, urdhëron ngjarje kriminale si tritoli ndaj Xhovana Nikollit, atëherë ai e ka prishur marrëveshjen. Këtu kemi të bëjmë me dy probleme: nëse Dumanit i janë dhënë në burg hapësira më të mëdha se kontrata që ka nënshkruar, ka faj administrata e burgjeve; por nëse e ka shkelur kontratën, atëherë hapet debate se sa vlen ai si i penduar, një kriminel që vijon aktivitetin.

Ligji për këtë është i qartë; shteti i jep favor dëshmitarit të mbrojtur aq sa ai tregohet i hapur për të dëshmuar. Por nëse prish marrëveshjen, ai nuk është më dëshmitar dhe as i penduar. Gjithsesi këtu është kleçka, pasi Dumani, më shumë se tani, do të jetë i vlefshëm në Gjykatë, kur do të përballet me avokatët e personave që akuzon. E kjo kushtëzon edhe llastimin e tij të deritashëm, dhe këtë Nuredini e di mirë. Deri sa të shkojë në gjykatë, ku sipas gjasave do të marrë një dënim të konsiderueshëm, se ka bërë mjaft vrasje, vrasësi i penduar do bëjë qejf. Sepse e di që nuk del nga burgu. E në fakt edhe vetë ai e di që nuk shpëton dot lehtë, edhe pse ka firmosur një kontratë bashkëpunimi.

Sepse Dumani nuk është një Tomasso Buschetta! i penduari i parë zyrtar i Cosa Nostra-s, nuk ishte një vrasës ekzekutor, edhe pse në rininë e tij kishte kryer vetëm një vrasje me porosi. Ai ishte një ‘dealer droge’, një personazh që lidhte fijet e narkotrafikut me paratë e mafias siçiliane. Por Buschetta, me dëshminë e tij tregoi 50 vjet histori të Cosa Nostra-s, duke ndihmuar Giovani Falconen që t’i gjejë të gjitha paratë e krimit të organizuar. Dumani, pranoi të bashkëpunojë, sepse e di që jeta jashtë është vdekja e tij. Natyrisht edhe Buschetta apo të penduar të tjerë, pranojnë të bashkëpunojnë kur e shikojnë këtë gjë si mundësi të fundit. Por nga ajo që thonë, që dëshmojnë, tregojnë peshën e tyre në shoqëri. Nuredin Dumani nuk ka lidhje tjetër me grupet kriminale, por thjesht ka bërë plane për të vrarë njërin apo tjetrin sipas porosive që i vinin nga kapobanda të ndryshme. Dumani është një vrasës që i shërben drejtësisë vetëm për të pohuar urdhërat që i janë dhënë.

Por ka edhe një kleçkë të rëndësishme që e dallon Dumanin nga Bushcetta. Nuredin Dumani ka qenë prej kohësh, edhe para se të prangosej një person i njohur i krimit. Ama motra e tij punonte në një post të rëndësishëm në adminisratë, si e rekomanduar prej tij. I penduari i rëndësishëm i mafias siçiliane, jo vetëm që nuk i është afruar shtetit, por e kishte zët, sepse shtetin e konsideronte më të keq se Cosa Nostra.

Madje SPAK pikërisht këtë pjesë duhet të hetojë, si Nuredin Dumani ka gjetur lidhjet në qeveri dhe mazhorancë për të punësuar njerëzit e afërt. E këtu nuk ka përse ndëshkohet vrasësi serial, por njerëzit e politikës që e kanë pranuar si patronazhist…/Pamfleti

Etiketa: Nuredin DumaniTomasso Buschetta

Lajme të lidhura

Durrës/ Mbytet në det një fëmijë nga Tirana
Aktualitet

Durrës/ Mbytet në det një fëmijë nga Tirana

13:20 - 21/06/26
Përplasi makinën e policisë gjatë ndjekjes në Ksamil, i kërkuari ishte “Vis Korçari”
Aktualitet

Përplasi makinën e policisë gjatë ndjekjes në Ksamil, i kërkuari ishte “Vis Korçari”

12:10 - 21/06/26
“Mos u bëni peng i iluzioneve”, Rama- protestuesve: Verifikoni faktet para se të protestoni
Aktualitet

“Mos u bëni peng i iluzioneve”, Rama- protestuesve: Verifikoni faktet para se të protestoni

11:08 - 21/06/26
Para
Falsifikonin formularët për viza amerikane, 6 persona nën akuzë

Emrat/ Nga Spanja në Tiranë për të pastruar paratë, akuza për 1 shqiptare e 3 të huaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pamjet/ Një vajzë me maskë shkul flamurin e Izraelit te ambasada në Tiranë
Breaking Views

Pamjet/ Një vajzë me maskë shkul flamurin e Izraelit te ambasada në Tiranë

14:17 - 21/06/26

Këto janë pamjet e momenteve kur një vajzë e maskuar ka shkulur flamurin e Izraelit në Ambasadën e këtij shteti...

Lexo më shumë
Ami Kozeli manipulon super tenderin 47 MLN EURO/ Artan Sako dhe Ram Geci marrin kontratat nga ARRSH një muaj para datës së prokurimit

Ami Kozeli manipulon super tenderin 47 MLN EURO/ Artan Sako dhe Ram Geci marrin kontratat nga ARRSH një muaj para datës së prokurimit

14:06 - 21/06/26
Arrestohet në SHBA John Alite, ish-anëtar i familjes mafioze Gambino dhe zyrtar në New Jersey

Arrestohet në SHBA John Alite, ish-anëtar i familjes mafioze Gambino dhe zyrtar në New Jersey

13:27 - 21/06/26
Durrës/ Mbytet në det një fëmijë nga Tirana

Durrës/ Mbytet në det një fëmijë nga Tirana

13:20 - 21/06/26
Protestuesit grisën flamurin izraelit/ Ambasadorja Peleg: Ky akt cënon dinjitetin e popullit shqiptar

Protestuesit grisën flamurin izraelit/ Ambasadorja Peleg: Ky akt cënon dinjitetin e popullit shqiptar

13:11 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetpadişahbetmarsbahis girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomcasibom girişjojobet girişbetkomjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis