GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Nuri Belba harxhon 20 milionë lekë për të lyer dhe dezinfektuar zyrën, tenderi denoncohet në KPP

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Nuri Belba harxhon 20 milionë lekë për të lyer dhe dezinfektuar zyrën, tenderi denoncohet në KPP
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuri Belba po dezinfekton Bashkinë Prrenjas, por abuzimi që bren arkën e bashkisë është një virus që vetëm SPAK-u e çrrënjos. Ndërsa kryetari do të shpenzojë 20 milionë lekë për të lyer dhe dezinfektuar zyrat e bashkisë. Tenderin po e bën me dy lote që nuk kanë lidhje me njëri tjetrin sepse kanë objekt të ndryshëm. Kjo është një ngatërresë për të vështirësuar aplikimin e operatorëve në këtë tender.

Siç shohim në dokumentet më poshtë, bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Shpenzime për lyerje meremetime, dezinfektim ambientesh në varësi të bashkisë Prrenjas me lote :

LOTI 1:  Shpenzime për lyerje mermetime ambientesh në varësi të bashkisë Prrenjas me vlerë 16 milionë lekë

LOTI 2: Dezinfektim ambientesh të institucioneve në varësi të bashkisë Prrenjas” me vlerë 4 milionë lekë.

Përveç shpenzimit pa kriter dhe gabimeve të shumta drejtshkrimore në dokumente, Belba ka bërë edhe shkelje ligjore në këtë prokurim, që e kanë çuar çështjen deri në KPP.

Denoncimi

Në datën 15 korrik 2024, nëpërmjet Sistemit të Ankesave Elektronike pranë Komisionit të Prokurimit Publik, është administruar ankesa e operatorit ekonomik “T&J Construction” . Kjo ankesë është bërë vetëm për  “Loti 1 Shpenzime për lyerje mermetime ambientesh në varësi të Bashkisë Prrenjas”.

Nga shqyrtimi paraprak i ankesës të sipërcituar, u konstatua se objekti i ankesës lidhet me vendimmarrjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi skualifikimin e ofertës të paraqitur nga operatori ekonomik “T&J Construction” SHPK.

Konkretisht sipas të dhënave, firma në fjalë nuk ka dorëzuar dokumentet që  tregojnë se ka kryer punë të ngjashme më parë në të njëjtat nivele shpenzimesh.

“OE T&J Construction shpk nuk ka arritur te përmbushë kriterin nr. 2.3 te Kapacitetit Teknik ku është kërkuar : 2.3 Kapaciteti teknik: 2.3.1 Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për furnizimet e mëparshme të ngjashme të kryera gjatë 3 (tre) viteve të fundit nga data e shpalljes së njoftimit të kontratës, në vlerën jo më te vogël se 20% e vlerës së fondit limit te kontratës/lotit. Këto furnizime të mëparshme, të ngjashme”, thuhet në justifikimin zyrtar të komisionit të Belbës.

Por, ankimuesi nuk e pranon këtë argument si arsye për skualifikim nga gara që në fazën e parë, sepse në fakt edhe ligji kërkon që në këto raste operatorët që dorëzojnë ofertë ekonomike duhet të njoftohen për mangësitë që kanë në dokumentacion dhe t’iu lihet një afat për kthim përgjigje.

Këtë detyrim Belba nuk e ka zbatuar, por i ka rënë rrugës shkurt duke skualifikuar “T&J Construction” SHPK. Kjo e fundit e ka denoncuar në KPP duke ngritur pretendimin se gjithçka bëhet për të favorizuar ndonjë operator specifik.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimDenoncimdezinfektimKPPNuri Belbatende rper lyerje

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
KQZ miraton numrin e fletëve të votimit në Himarë, lista me 23 mijë veta

KQZ miraton numrin e fletëve të votimit në Himarë, lista me 23 mijë veta

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë!” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore
Aktualitet

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë!” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

09:22 - 22/10/26

Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbajë lotët teksa rrëfen se...

Lexo më shumë
Sot protestë dhe seancë plenare, policia vendos barriera në rrugët përreth Parlamentit

Sot protestë dhe seancë plenare, policia vendos barriera në rrugët përreth Parlamentit

09:19 - 22/10/26
“Je fotografuar në protestë dhe do mbash përgjegjësi!” Mësuesit denoncojnë mesazhet kërcënuese

“Je fotografuar në protestë dhe do mbash përgjegjësi!” Mësuesit denoncojnë mesazhet kërcënuese

08:50 - 22/10/26
Aksident i rëndë në Fier-Lushnjë/ Makina kapërcen barrierat dhe bie nga ura në kanal, plagosen çifti i bashkëshortëve

Aksident i rëndë në Fier-Lushnjë/ Makina kapërcen barrierat dhe bie nga ura në kanal, plagosen çifti i bashkëshortëve

08:43 - 22/10/26
Reshjet e shiut përmbytin qytetin e Vlorës, rrugët kthehen në ‘lumenj’

Reshjet e shiut përmbytin qytetin e Vlorës, rrugët kthehen në ‘lumenj’

08:40 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com