GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Nuri Belba i jep 70 MLN lekë për naftë Paulin Gegës, do udhëtojë 1 milion km nëpër Prrenjas

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Nuri Belba i jep 70 MLN lekë për naftë Paulin Gegës, do udhëtojë 1 milion km nëpër Prrenjas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Prrenjasit, Nuri Belba e blen shtrenjtë karburantin tek oligarku Paulin Gega. Pasi ia fal tenderin pa garë, tregon zemërgjerësinë e tij duke ia lënë dorë kompanisë të vendosë të dhënat e faturave të furnizimit, ku llogarit fitimin për litër. Dhe e blen karburantin për të gjithë vitin. Bëhet fjalë për një projekt ku do të blihet naftë, gaz dhe benzinë, që në total do t’u kushtojë qytetarëve të Prrenjasit 70 milionë lekë (pa TVSH).

Loti 1 ka objekt ‘Blerje nafte’ dhe për këtë janë lënë në dispozicion 65 milionë lekë. Pritshmëria e kryetari Nuri Belba është të furnizohet me 41 661 litra naftë.

Si e llogariti kryetari sasinë që i duhet dhe fondin limit? Meqenëse Bashkia e Përrenjasit i ka makinat e reja, ato mund të harxhojnë mesatarisht 5 deri në 6  litra naftë për çdo 100 km. Në total me kaq naftë flota e bashkisë, ku hyn edhe makina e kryetarit mund të kryejë afro 800 mijë km. Në fusim edhe furnizimin me benzinë dhe gaz, llogaria të çon tek shifra 1 milion kilometra. Pra, Nuriu Belba qenka si shoferi Dhimitër Delijorgji (Heroi i Punës Socialiste) që në vitin 1980 punonte për planin e vitit 2020.

Të paktën Delijorgji nuk përfitonte asgjë veç dekoratës dhe daljes në tribuna, por Belba dëmton arkën e bashkisë. E bëjmë këtë llogari për treguar se kryetari i bie me top parave duke i xhiruar tek llogaria e oligarkut të naftës.

Gara është hapur më datë 16 shkurt 2024 dhe vetëm pas dy javësh është mbyllur, kur është shpallur edhe fituesi. E dimë se është një kohë e shkurtër që të mbahet hapur një garë, të shqyrtohen dokumentet edhe të shpallet fituesi.

Por, dihet tashmë që Belba e ka nisur procesin mbrapsht, ai më herët në mendjen e tij e ka zgjedhur fituesin. Këtë e tregon fakti që “GEGA CENTER GKG” shpk ka paraqitur ofertë në të njëjtën vlerë sa fondi limit. Në këto raste ligji kërkon që të anulohet gara për shkak të mungesës së ofertave të përshtatshme, por Belba ka vazhduar me planin e tij dhe më datë 13 mars 2024 ka firmosur kontratën me Gegën.

Ky tender është vlerësuar nga Open Data me “Flamur të kuq”, që sinjalizon riskun e korrupsionit

Loti 1 “Blerje nafte”, sipas dosjes së tenderit parashikon furnizimin me 41661 litra dizel. Por kjo shifër mund të jetë më ulët, sepse fillimisht duhet që Gega sipas kontratës së lidhur, të përllogarisë fitimin, i cili nuk duhet të jetë më i ulët se sa 23.5 lekë për litër. Për këtë furnizim Gega do të fusë në xhep  6 541610 lekë (pa TVSH).

Edhe Lotin 2 të tenderit që ka për objekt “Blerje benzine”, e ka marrë Gega, që parashikohet t’i japë bashkisë Prrenjas 1725 litra benzinë pa plumb. Benzina do t’i kushtojë bashkisë 249 935 lekë.

Ndërsa Loti 3 “Blerje gazi” që parashikon furnizimin me 1242 litra propan, është akoma i hapur, por nuk ka dyshim se edhe ato para do t’i shkojnë Gegës.

Bashkia në varësi të nevojave të veta për konsum, kërkon nga Gega ngarkimin në sistemin elektronik të sasisë së nevojshme të Gazoilit, Benzinës dhe Gazit, e cila shpërndahet nëpër kartat elektronike për secilin automjet sipas nevojave. Pra, në këtë bashki rurale, ku njerëzit nuk arrijnë të shtyjnë muajin me ushqime, kryetari dhe stafi i tij e kanë karburantin nëpër kartat elektronike që i mbajnë në xhep. Ndërsa paratë e bashkisë i mban Gega në xhepin e tij.

Oligarku Paulin Gega i shpëtoi prangave në vitin 2019 dhe u kthye i rilindur duke u bërë pjesë e përfitimeve nga prokurimet. Kujtojmë se, në verën e vitit 2019, Policia e Shtetit shpalli në kërkim Paulin Gegën pasi ndaj tij rëndonin akuza të rënda. Dosja e vjedhjes së shtetit kishte fakte flagrante. Prokuroria e Tiranës nxori një urdhër ndalimi për Paulin Gegën për veprat disa penale, si “Fshehja e të ardhurave”,  “Ndryshimi në aparatet matëse” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Tashmë është pluhurosur dosja penale dhe Paulin Gega është bërë oligarku i naftës krahas Kastratit dhe ndajnë së bashku tregun e karburanteve. Ndikimi i tyre dhe mbështetja politike u hap dyert e bashkive dhe institucioneve për të marrë me çmim të shtrenjtë një pjesë të tortës së buxhetit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: abuzimnafteNuri BelbaPaulin gegatender

Lajme të lidhura

Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë
Breaking Views

Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë

17:23 - 30/07/26
Pazari 2 MLD lekë i Johan Sterjos me Yzedin Bozhajn/ Dyshimet për drejtorin, si ia dha “oktapodit të tenderave” ujësjellësin e Rrajcës
Breaking Views

Pazari 2 MLD lekë i Johan Sterjos me Yzedin Bozhajn/ Dyshimet për drejtorin, si ia dha “oktapodit të tenderave” ujësjellësin e Rrajcës

17:30 - 29/07/26
Shkodra s’ka ujë, Besmir Lesha hedh 2.8 MLD lekë për panele diellore/ Ded Malutaj merr tenderin, Rama i firmosi resort tek “Rana e Hedhun”
Breaking Views

Shkodra s’ka ujë, Besmir Lesha hedh 2.8 MLD lekë për panele diellore/ Ded Malutaj merr tenderin, Rama i firmosi resort tek “Rana e Hedhun”

21:18 - 27/07/26
Para
Shpërthim në qendrën e trajnimit të FBI-së, lëndohen 16 pjesëtarë

Shpërthim në qendrën e trajnimit të FBI-së, lëndohen 16 pjesëtarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këlliçi: Alabar denoncoi Ramën, SPAK të hetojë këtë krim të rëndë në portin e Durrësit
Aktualitet

Këlliçi: Alabar denoncoi Ramën, SPAK të hetojë këtë krim të rëndë në portin e Durrësit

12:47 - 02/08/26

Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi, kërkon që SPAK të veprojë lidhur me atë që e konsideron si krim të rëndë...

Lexo më shumë
Tebas sulmon ashpër Infantinon: Nuk ka qenë kurrë i denjë të drejtojë futbollin botëror

Tebas sulmon ashpër Infantinon: Nuk ka qenë kurrë i denjë të drejtojë futbollin botëror

12:34 - 02/08/26
“Tre muaj pa furnizim me ujë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari

“Tre muaj pa furnizim me ujë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari

12:04 - 02/08/26
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, një person i plagosur

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, një person i plagosur

11:51 - 02/08/26
Bleu kështjellë 2.6 milionë euro në Francë/ Mediat franceze: Ekstradimi i Ermal Beqirit mund të zgjasë disa javë

Bleu kështjellë 2.6 milionë euro në Francë/ Mediat franceze: Ekstradimi i Ermal Beqirit mund të zgjasë disa javë

11:17 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com