GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Nxehtësia, ‘koronavirusi i ri’ për të moshuarit sipas NYT

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Nxehtësia, ‘koronavirusi i ri’ për të moshuarit sipas NYT
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Temperaturat e nxehta kërcënojnë shëndetin e të moshuarve duke i kanë detyruar ata të qëndrojnë brenda, ndërsa qeveritë po përpiqen të marrin masa urgjente për t’i mbrojtur”, shkruan “New York Times” në një artikull të fundit.

75-vjeçarja Donata Grillo, e mbijetuar nga kanceri dhe probleme të rënda me shikimin, është përballur këtë javë më temperatura të larta, në gati 41 gradë Celsius në qytetin e saj të lindjes, Romë. Ajo nuk ka ajër të kondicionuar, madje as një frigorifer pune, në apartamentin e saj me dy dhoma gjumi në një kompleks banesash publike në periferi të qytetit. Vizita nga një punonjëse sociale ishte i vetmi kontakt që kishte pasur prej ditësh, pasi vapa e kishte detyruar të qëndronte brenda.

“Mos shko askund është shumë vapë dhe e rrezikshme për ty”, ishin këshillat e punonjëses sociale Carlotta Antonelli. Valët e njëpasnjëshme të të nxehtit kanë goditur Italinë si dhe pjesën tjetër të Evropës Jugore.

“Për shumë të moshuar, vapa është bërë Covid-i i ri. Temperaturat e forta… janë këtu për të qëndruar në kontinent si një tjetër plagë pa dallim, duke përforcuar izolimin e shumë të moshuarve”, shkruan më tej “New York Times”.

Mediat e huaja shkruajnë se në Greqi, orari i hapjes dhe mbylljes së zonave arkeologjike të vendit është modifikuar. Ministria e Mbrojtjes Civile thekson se të gjitha agjencitë qeveritare janë “në një gjendje të gatishmërisë së shtuar për të përballuar pasojat e temperaturave të larta”.

Këshilla e autoriteteve është: “Qëndroni në shtëpi”. Në Francë verën e kaluar, kur valët e njëpasnjëshme të të nxehtit goditën vendin, më shumë se 2,800 francezë vdiqën , rreth 80% prej tyre mbi moshën 75 vjeç, sipas autoritetit francez të shëndetit publik.

Ndërsa në Itali, rreth 24% e popullsisë është mbi 65 vjeç, duke e bërë atë vendin më të vjetër në Evropë. Në fakt, mbi 4 milionë prej tyre jetojnë vetëm. Vitin e kaluar, Italia u ekspozua ndaj temperaturave ekstreme më shumë se shumica e vendeve të tjera evropiane, duke përballuar tre valë të mëdha të të nxehtit.

Vera më e nxehtë e Evropës në histori, në vitin 2003, la më shumë se 70,000 të vdekur, shkruan NYT. Ndërkohë pas vitit 2003, Italia u bë një nga vendet e para në Evropë që vendosi një plan kombëtar për të kufizuar efektet e të nxehtit ekstrem, bazuar në udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë./BW

Etiketa: koronavirusi i rinxehtesiate moshuarit

Lajme të lidhura

Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat
Aktualitet

Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

14:08 - 20/10/26
Aktualitet

Protestat e studentëve, PD kërkon seancë plenare urgjente për dhunën ndaj të rinjve

13:57 - 20/10/26
Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin
Aktualitet

Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

13:52 - 20/10/26
Para
Stuhia ‘gjunjëzon’ përsëri Ballkanin

Stuhia 'gjunjëzon' përsëri Ballkanin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat
Aktualitet

Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

14:08 - 20/10/26

Një protestuese është ndier keq dhe ka humbur ndjenjat gjatë protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit në Tiranë....

Lexo më shumë

Protestat e studentëve, PD kërkon seancë plenare urgjente për dhunën ndaj të rinjve

13:57 - 20/10/26
Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

13:52 - 20/10/26
Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

13:43 - 20/10/26
SPAK merr të pandehur për herë të dytë Belinda Ballukun, ja akuzat që rëndojnë ndaj ish-zëvendëses së Ramës

SPAK merr të pandehur për herë të dytë Belinda Ballukun, ja akuzat që rëndojnë ndaj ish-zëvendëses së Ramës

13:37 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com