GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Nxënësit pa ngrohje, Beci bën pazar me 544 milionë lekë, 2 tendera pa garë të njëjtës kompani

13:31 - 27/12/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Benet Beci jep pa garë Rebani Kadijes 105 milionë lekë për bojatisjen e shkollave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SPAK duhet t’ua heq të drejtën të bëjnë tendera zyrtarëve që janë nën hetim për korrupsion. Për shembull Benet Beci, edhe pse i ka dalë emri në dosjen e tenderave të vjedhur, vazhdon shpërndarjen e qindra milionë lekëve të arkës së bashkisë Shkodër. Dhe i ndan pa garë, direkt tek bizneset e paracaktuara.

Tani po nxiton të çojë tek miqtë e tij edhe fondet e fundit që kanë mbetur nga buxheti 2024. Njëri prej prokurimeve të fundit ka si objekt ‘Instalimi i ngrohjes qendrore ne shkollat ​​9-vjeçare’ me fond 240 milionë lekë.

Me shumë vonesë u kujtua kryetari për këto shkolla, sepse jemi në mes të dimrit. “Gara” për prokurimin në fjalë është shpallur më 6 nëntor dhe deri më 21 nëntor 2024 ishte afati i fundit për dorëzimin e ofertave.

Bizneset e dinin se kush është fituesi, prandaj ka aplikuar vetëm bashkimi i operatorëve ERXHEN sh.pk & NDERTUESI 2014 shpk.

Ata dorëzuan një ofertë me vlerë 191 milionë lekë. Rregullat kërkojnë që në rastet kur nuk ka dy ose më shumë oferta të vlefshme të paraqitura, procedurat duhet të anulohen që të grumbullohen oferta të përshtatshme.

 

Po Beci, edhe kur ishte në KESH, edhe tani që është kryebashkiak, nuk e zbaton ligjin për prokurimet. Pa e zgjatur shumë, komisioni i bashkisë ka shpallur fituese ofertën e operatorëve ERXHEN sh.pk & NDERTUESI 2014.

Me 12 dhjetor 2024, është bërë publike kontrata nga Agjencia e Prokurimeve Publike, pa u verifikuar shkeljet. Ndërkohë, Open Data Albania e ka vlerësuar tenderin me “Flamur të kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit

Edhe tenderi i radhës, me “Red Flag”

Beci është i kënaqur nga bashkëpunimi me këto dy firma, prandaj u ka bërë edhe një peshqesh tjetër, por këtë herë u ka rritur fondin.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt ”Instalimi sistemit të ngrohjes shkollat B.Kadia, M.Logoreci, A.Hajdari”.

Tenderi mban të njëjtat të dhëna si i pari, me afat 3 mujor. Procedura është shpallur në 6 nëntor 2024 dhe është mbyllur më 21 nëntor, kur është dorëzuar vetëm një ofertë nga të njëjtët operatorë: ERXHEN sh.pk & NDERTUESI 2014.

 

Pra, situata është përsëritur, tenderi nuk pati garë, ndërsa më 10 dhjetor 2024 është bërë publike kontrata me subjektet fituese ERXHEN sh.pk & NDERTUESI 2014.

Open Data Albania e vlerëson edhe këtë prokurim me “Flamur të Kuq”, për të treguar abuzimin që behet me fondet. Kështu, në të njëjtën ditë kaluan dy kontratat abuzive me vlerë totale 544 milionë lekë. Meqenëse Beci kishte punë në SPAK, këtë kontratë e ka firmosur me autorizim nënkryetari i bashkisë Shkodër.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: abuzimbenet becired flagtender

Lajme të lidhura

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë
Breaking Views

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë

13:02 - 24/02/26
Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë
Breaking Views

Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë

14:12 - 23/02/26
Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Para
Skandali te “Shefqet Ndroqi”/ I mori 8 mln lekë pacientes me Covid, lirohet Tire Alldervishi

Skandali te “Shefqet Ndroqi”/ I mori 8 mln lekë pacientes me Covid, lirohet Tire Alldervishi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tragjedia shqiptare në Itali/ Babai i 20-vjeçarit që u hodh në det: Kujtoi se kishte vrarë nënën
Aktualitet

Tragjedia shqiptare në Itali/ Babai i 20-vjeçarit që u hodh në det: Kujtoi se kishte vrarë nënën

18:17 - 24/02/26

Pas ngjarjes së rëndë të 22 shkurtit që ka tronditur qytetin e Civitanovës në Itali, ku një 20-vjeçar, Rikardo Mërkuri...

Lexo më shumë
Trajneri i ri i Torinos vlerëson Ismajlin: Lojtar i rrallë, e vështirë të gjesh dikë si ai

Trajneri i ri i Torinos vlerëson Ismajlin: Lojtar i rrallë, e vështirë të gjesh dikë si ai

18:08 - 24/02/26
Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

18:02 - 24/02/26
Morën 2 mijë euro për të fshehur aksidentin/ SPAK kërkon burg për shefat e policisë (EMRAT)

Morën 2 mijë euro për të fshehur aksidentin/ SPAK kërkon burg për shefat e policisë (EMRAT)

17:18 - 24/02/26
U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

16:32 - 24/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com