GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Nxënësit pa ngrohje, Blerim Shera bën pazarin e 75 MLN lekëve me Rezart Stërmasin, tenderi pa garë

14:35 - 13/02/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Nxënësit pa ngrohje, Blerim Shera bën pazarin e 75 MLN lekëve me Rezart Stërmasin, tenderi pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fëmijët në kopshte dhe në shkolla në Vorë presin që të rregullohen sistemet e ngrohjes në dimër, por kryetari e lidh kontratën për në verë. Kryebashkiaku Blerim Shera ka bërë “pazar” me tenderin më 27 dhjetor 2024, kontratën e lidh në shkurt, “puna” do të bëhet në 6 muajt e ardhshëm.

Është fjala për tenderin e Bashkisë Vorë me objekt “Furnizim vendosje dhe mirëmbajtje të sistemit të ngrohje-ftohje për vitin shkollor 2024-2025”.

Po ku ishte kryetari Shera, që kujtohet në fund të vitit shkollor, ndërsa buxheti i bashkisë ka 1 vit që është miratuar. Për këtë qëllim janë ndarë nga Këshilli Bashkiak i Vorës 6 666 667,00 lekë. Nëse llogarisim TVSH, kontratat pritet të arrijë në mbi 75 milionë lekë.

Tenderi u njoftua më 17 dhjetor 2024, ndërsa data e fundit për dorëzimin e dokumenteve ishte lënë për në 27 dhjetor 2024. Megjithëse u paraqitën 5 operatorë ekonomikë, procedura ishte fiktive, duke mos respektuar kushtet e ligjit. Madje, njëri nga operatorët është paraqitur formalisht, duke dhënë ofertë ekonomike zero lek.

Dhe duke qenë se fituesi ka qenë i paracaktuar, komisioni i Sherës i ka skualifikuar të gjithë operatorët, përveç fituesit, firmës së Rezart Stërmasit. Sipas Agjencisë së Prokurimit Publik, data e lidhjes së kontratës me kompaninë fituese COMFORT ka qenë më 4 shkurt 2025, ndërkohë që afati është vendosur për 6 muaj.

Tenderi i korruptuar

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, ky është përshkrimi që i bëhet tenderit të Sherës nga Open Data Albania. Prokurimi është shënuar me “Flamurin e kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Si fitoi oferta më e shtrenjtë?

Shera nuk pyet se ka oferta më të ulëta, por është treguar i vendosur t’ia japë paratë kompanisë së favorizuar.

Siç shihet në dokumentin më sipër, kompania “Aida konstruksion” ka pasur ofertë më të ulët, por është skualifikuar. Kësaj firme nuk i janë pranuar nga komisioni kontratat e paraqitura sipas kërkesës për “punë të ngjashme”. Ndërkohë, nga ana tjetër, me një kontroll të bërë në QKB, mësojmë se COMFORT për momentin nuk ka asnjë lloj licence aktive.

Por, nga dokumentet standarde të tenderit, shohim se kompanitë duhet të jenë pajisur me një licencë të tipit “NS – 12 -A- për Impiante teknologjik, termike dhe te kondicionimi” e vlefshme për kryerjen e punimeve sipas kontratës.

Nga ajo që duket në pamje të parë, me dokumentet që kemi në dorë, ky tender shkel barazinë e pjesëmarrësve.

Kujtojmë se në shkurt 2024, hetuesit e BKH kanë tërhequr dokumentet e 11 tenderave me vlerë 14 milionë Euro, pas denoncimeve për korrupsion me fondet e bashkisë Vorë.

Ndër dosjet e sekuestruara, është e edhe ajo e tenderit të pastrimit të mbetjeve me vlerë 2.7 milionë Euro; të cilit me një urdhër ekzekutiv për gjoja “emergjencë mjedisore” e pa vendim të Këshillit Bashkiak, krye bashkiaku Blerim Shera i shtoi 225 mijë Euro për 90 ditë pastrim.

Është sekuestruar për hetim, dosja e ri-ndërtimit të Shkollës 9-vjecare në fshatin Picar, me vlerë kontrate 1.4 milionë Euro, që duhej të ishte dorëzuar më 10 shkurt 2023, por punimet janë ndalur për gjoja mbarim fondesh, ndërsa krye bashkiaku Blerim Sherra ka bërë preventiv shtesë 500 mijë Euro, me mashtrimin sikur kanë dalë punime të pa parashikuara

Është sekuestruar dosja e tenderit për sistemim-asfaltimin e rrugëve në fshatin “Marqinet 2”, me vlerë 530 mijë Euro, të cilat sipas auditit, janë përllogaritur sa dyfishi i kostos reale të projektit, ndërsa punimet janë marrë në dorëzim pa përfunduar projekti.

Po kështu, dosja tenderit për ri-ndërtimin e Shkollës së Mesme “Isa Boletini” në Vorë me vlerë 2.8 milionë Euro. I shqetësuar nga hetimet, kohët e fundit Shera nuk i firmos vetë tenderat, por ka urdhëruar sekretarin e Bashkisë Vorë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Blerim Sherakorrupsiontender

Lajme të lidhura

Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend
Aktualitet

“Pse nuk i fton në protestë”/ Berisha për Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Pseudointelektualë

14:59 - 31/01/26
Partia e Lirisë paralajmëron: Shteti po dështon gratë e dhunuara pa mbështetje
Aktualitet

Partia e Lirisë paralajmëron: Shteti po dështon gratë e dhunuara pa mbështetje

14:45 - 31/01/26
Çmimi i arit bie mbi 10 për qind pas deklaratës së Trumpit mbi Rezervën Federale
Aktualitet

Çmimi i arit bie mbi 10 për qind pas deklaratës së Trumpit mbi Rezervën Federale

14:30 - 31/01/26
Para
Përplasja në Kuvend, shtyhet për seanca plenare

Përplasja në Kuvend, shtyhet për seanca plenare

Discussion about this post

TË FUNDIT

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis
Sport

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26

Kjo e shtunë e Kategorisë Superiore mund të konsiderohet si dita e barazimeve. Pas partizani-Elbasani dhe Vora-Flamurtari edhe ndeshja mes...

Lexo më shumë
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26
Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë

Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë

19:47 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com