GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Nxënësit prisnin bankat në shtator, Oltion Çaçi abuzon me tenderin 147 MLN lekë, denoncohet në KPP

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Nxënësit prisnin bankat në shtator, Oltion Çaçi abuzon me tenderin 147 MLN lekë, denoncohet në KPP
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi, merr “Flamurin e kuq” për një kontratë që ka firmosur këto ditë. Kjo nuk është ndonjë medalje apo titull nderi, por shërben për të treguar riskun e korrupsionit në prokurimin e kryer. Vlerësimi i Open Data Albania është bërë për prokurimin e nisur më 14 shtator 2023 me objekt “Blerje pajisje mobileri për shkollat e arsimit bazë (Shkolla 9-vjecare “Adem Sheme dhe shkolla “9 Tetori”, Sarandë”.
Sipas dokumenteve, me këto 147 milionë lekë do të blihen banka, karrige dhe tavolina për nxënësit. Mes këtij furnizimi, me rëndësi është sidomos një karrige e rehatshme për drejtorin e shkollës. Sepse shihet qartë që do të blihet vetëm një karrige rrotulluese për zyrë, që zakonisht vendoset në zyrën e drejtorit.

Po ashtu edhe një tavoline të re për drejtorinë, ku zakonisht bëhen mbledhjet.
Por, pse e meriton kryebashkiaku “Flamurin e kuq”? Në fakt janë paraqitur 5 oferta për këtë tender, por Çaçi i ka skualifikuar të gjitha dhe e ka bërë tenderin me një kompani.

Më datë 1 dhjetor 2023 është njoftuar si fitues operatori ekonomik “Klame” SHPK me bazë në Tiranë. Por, më datë 14 shkurt 2024 është njoftuar si fitues operatori ekonomik “ERALD” SHPK.
Ç’ndodhi? Më datë 6 dhjetor 2023, pranë Komisionit të Prokurimit Publik është administruar ankesa e operatorit ekonomik “ERALD” SHPK me bazë në Nikël të Krujës. Objekti i ankesës lidhet me vendimmarrjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi kualifikimin e ofertës të paraqitur nga operatori ekonomik “Klame” SHPK.

Më datë 26 janar 2024, Komisioni i Prokurimit Publik, pasi dëgjoi relatorin e çështjes, shqyrtoi parashtrimet me shkrim e pretendimet e ankimuesit, dhe pasi diskutoi çështjen në tërësi vendosi: “1. Të pranojë ankesën e operatorit ekonomik “ERALD” SHPK. 2. Autoriteti kontraktor të anulojë vendimin e KVO-së për kualifikimin e operatorit ekonomikë “KLAME” SHPK, dhe të korrigjojë shkeljet e konstatuara, duke e skualifikuar këtë operator ekonomik”.
Siç mësojmë, për “Klame” shpk u urdhërua nga KPP të skualifikohet sepse kishte bërë ofertë anomalisht të ulët. Po ashtu kishte dokumente false. “Oferta e paraqitur nga operatori ekonomik “Klame” SHPK është anomalisht e ulët. Mostrat e paraqitura nga operatori ekonomik “Klame” SHPK nuk janë në përputhje me kërkesat dhe specifikimet teknike”.
Më datë 6 shkurt 2024, Komisioni i Prokurimit Publik, pasi shqyrtoi dokumentacionin e çështjes dhe e diskutoi në tërësi vendosi: që Bashkia Sarandë të vazhdojë me procedurat e tenderit.
Dhe këtu të gjithë prisnin që pas kritikave dhe shqyrtimeve të jepej kontratat tek firma që e meritonte. Meqenëse “Klame” shpk u skualifikua me urdhër të KPP, në garë për furnizimin me mobilie mbetën: “M. LEZHA”SH.P.K me ofertë 13,991,750 lekë, “ERALD ”SH.P.K me ofertë :13 802 200 lekë, “ERZENI/SH”SH.P.K. 14,288,800 lekë. Kuptohet që në këto kushte, me ofertën më të mirë fiton “Erald” nga Nikla e Krujës.
Vëmendjen na e tërheq edhe një kompani tjetër, “SARK” SH.P.K. me propozimin 13 686 800 lekë. Ky propozim më ekonomik se sa firma fituese është skualifikuar qysh në fillim nga Bashkia Sarandë me justifikimin “nuk përmbush kriteret”.
Së fundmi vëmë re se të gjitha kompanitë i kanë ofertat shumë pranë njëra tjetrës, sikur ta kishin bërë më marrëveshje më parë. Në këto kushte, duke parë se sa shumë është vonuar blerja e bankave të shkollës, do të ishte e ndershme që vetë Çaçi ta anulonte tenderin qysh në fillim, në pritje të ofertave të përshtatshme. Tenderi u hap në shtator, kur filloi shkolla dhe pritet në rastin më të mirë, që bankat e nxënësve të arrijnë në muajin maj kur mbyllet viti.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: “Flamurin e kuq”Kryetari i Bashkisë së SarandësOltion Çaçitender

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion
Breaking Views

Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion

13:06 - 14/08/26
Para
E padëgjuar, ish-at e familjes Kardashian bëhen së bashku

E padëgjuar, ish-at e familjes Kardashian bëhen së bashku

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jemi në shesh deri në largimin e Ramës”/ Qytetarja: Patronazhistët luftojnë për thërrime, protestuesit duan të shpëtojnë vendin
Aktualitet

“Jemi në shesh deri në largimin e Ramës”/ Qytetarja: Patronazhistët luftojnë për thërrime, protestuesit duan të shpëtojnë vendin

20:47 - 21/08/26

Në protestën e 83-të para kryeministrisë, një qytetare u shpreh se të gjithë duhet të jenë në shesh, për të...

Lexo më shumë
“Shkrirja e bashkive është shpopullim, s’do të ketë më Shqipëri”/ Biznesmeni Erlind Xhindi thirrje SPAK: Vepro! Ke mbështetjen tonë

“Shkrirja e bashkive është shpopullim, s’do të ketë më Shqipëri”/ Biznesmeni Erlind Xhindi thirrje SPAK: Vepro! Ke mbështetjen tonë

20:42 - 21/08/26
Aktivisti Edison Lika: Rama do e lëshojë Ballukun në shtator, por nuk mjaftohemi me kaq, ai e ka vendin te 313-ta

Aktivisti Edison Lika: Rama do e lëshojë Ballukun në shtator, por nuk mjaftohemi me kaq, ai e ka vendin te 313-ta

20:23 - 21/08/26
“Në shtator, do të ketë përshkallëzim” – Protestuesi: Do ta shpëtojmë atdheun nga plehrat! Vetëm vjedhin dhe bëjnë propagandë

“Në shtator, do të ketë përshkallëzim” – Protestuesi: Do ta shpëtojmë atdheun nga plehrat! Vetëm vjedhin dhe bëjnë propagandë

20:07 - 21/08/26
“Protesta duhet të marrë tjetër formë”/ Qytetari nga sheshi “Skënderbej”: E kanë tejkaluar disa herë vijën e kuqe! Populli mund të rebelohet

“Protesta duhet të marrë tjetër formë”/ Qytetari nga sheshi “Skënderbej”: E kanë tejkaluar disa herë vijën e kuqe! Populli mund të rebelohet

19:59 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com