GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Nxihet tenderi i asfaltit, Dule i Konispolit jep 250 MLN lekë pa garë    

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Nxihet tenderi i asfaltit, Dule i Konispolit jep 250 MLN lekë pa garë    
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rrugët e Konispolit do të asfaltohen këtë verë. Ndoshta kryetari i bashkisë, Ernest Dule, kërkon t’ua bëjë “surprizë” banorëve, prandaj nuk i tregon akset ku do të hedhë çakëll dhe asfalt apo beton. Por është e sigurt se mbi 250 milionë lekë do të xhirohen në arkën e privatit me këtë etiketë.

Kryebashkiaku ka bërë një tender, ku nuk tregon se si dhe ku do të ndodhë kjo punë publike, duke përdorur fraza të tilla si “blerje materiale ndërtimi”, “kur të jetë e nevojshme nga bashkia”, “në sasinë e kërkuar”. E kanë zakon zyrtarët tanë: sa më i madh fondi i prokuruar, aq më shumë i paqartë destinacioni. Megjithëse asfaltimi është një punë që do të kryhet nga kompania fituese me mjetet dhe punonjësit e saj, tenderi e ka objektin: ‘BLERJE MATERIALE NDERTIMI’.

Në dokumentet e tenderit përshkruhen cilësitë që duhet të ketë betoni, asfalti, çakëlli, granili, por nuk përcaktohet sasia ose çmimi për njësi që ofron kompania që do ta lëvrojë mallin. Të paktën të tregoheshin emrat e rrugëve apo shesheve ku do të shtrohet ky asfalt dhe ne të krijonim një përfytyrim se ku do të shkojnë këto 250 milionë lekë.

Në fakt, kjo është një punë që kërkohet të kryhet nga kompania fituese, sepse në kriteret e tenderit përcaktohet se sipërmarrësi duhet të ketë makinë asfaltoshtruese, kamion vetëshkakrues, rrul, betoniere, fabrikë asfaltobetoni jo më larg se 50 km nga Konispoli dhe fabrikë betoni, gjithashtu brenda kësaj distance.

Sipas dokumentit këto mjete mund të merren dhe me qira.

Pra, kemi të bëjmë me një punë publike që kryhet pa shpallur projektin. Për transparencë duhet të ishin bërë publike segmentet apo sheshet që do të riparohen dhe asfaltohen.

Një problem tjetër i paqartë lidhet me financimin. Fondi limit i përcaktuar është 25 019 357 Lekë , pa TVSH. Sipas njoftimit financimi është për dy 2 vite, 50% në vitin 2024 dhe 50% në 2025. Afati për zbatimin e kontratës është data e nënshkrimit të saj deri në 31.12.2024. Një afat tjetër është në formularin e shpalljes së fituesit, ku përcaktohet se kjo punë zgjat 21 ditë!

Eh, vetëm zoti Dule dhe kompania fituese e dinë të vërtetën çfarë do të bëjnë me ato 250 milionë lekë! Por tenderi vjen era serë. Prandaj, Open Data Albania e ka vlerësuar prokurimin me risk korrupsioni dhe i ka vendosur një “Flamur të kuq”.

Po të shqyrtosh më tej dokumentet shohim se ky tender ka një sërë shkeljesh. Së pari, “Kalivioti” shpk ka qenë e vetmja firmë që ka paraqitur një ofertë dhe është shpallur menjëherë fituese pa konkurrencë. Edhe sikur këtë kontratë ta përpilonte kompania përfituese nuk do ta kishte bërë më mirë. Kështu, oferta e “Kaliviotit” ishte 242 milionë lekë, pra gati sa fondi limit.

Firma “Kalivioti” shpk është klientë e hershme e bashkisë Konispol. Në shkurt të vitit 2023, e njëjta kompani ka marrë tenderin “Blerje materiale ndërtimi dhe asfaltim rrugësh rurale në fshatrat e bashkisë Konispol” me vlerë 16 548 754,00 lekë. Edhe ky tender i është dhënë nga bashkia pa garë dhe ka marrë “Flamur të kuq”.

“Kalivioti” ka marrë 14 kontrata nga bashkia Konispol për asfaltime dhe riparime rrugësh, shumicën e të cilave duke u favorizuar nga zyrtarët në mungesë të konkurrencës. Kështu, që kryetari Dule e kishte gati klientin e tenderave.
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimDuleKonispoltender

Lajme të lidhura

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel
Breaking Views

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Para
Zyrtare – Thiago Motta e mbyll me Bolonjan, pritet zyrtarizimi te Juventus

Zyrtare - Thiago Motta e mbyll me Bolonjan, pritet zyrtarizimi te Juventus

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri
Aktualitet

Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri

08:16 - 11/11/26

Gjatë punimeve të komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë në Parlamentin Eurpoian, kryetari i tij David McAllister evidentoi protestat kundër korrupsionit,...

Lexo më shumë
Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

08:05 - 11/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 11 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:03 - 11/11/26
Këlliçi reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Rama dhe Nufi duhet të japin dorëheqjen! SPAK të nisë hetimet

Këlliçi: Parlamenti Europian rrëzoi propagandën e Ramës, Brukseli kërkon zgjedhje të lira

07:39 - 11/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Nëntor 2026

07:28 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com