GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nxorën shkresën që flet për Ibrahim Licin, nisin hetimet në Shkodër për gjetjen e spiunit

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Nxorën shkresën që flet për Ibrahim Licin, nisin hetimet në Shkodër për gjetjen e spiunit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Elton Qyno

Publikimi në media i këtij dokumenti që mban firmën e Olsi Dados, Drejtorit të Marrëdhënieve me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, ka ngritur në këmbë prokurorinë e Shkodrës, e cila prej dy ditësh ka nisur një hetim administrativo-penal, me qëllim zbulimin e “spiunit” brenda radhëve të saj.

Dokumenti flet për një praktikë ligjore ndaj Ibrahim Licit të Shkodrës, e cila është nisur në 21 Tetor 2022 nga prokuroria qendrore në Tiranë, në drejtim të prokurorisë së Shkodrës.

Shkresa përmes së cilës kërkohet nga pala e Drejtësisë Turke, informacion dhe materiale hetimore në ngarkim të Ibrahim Licit, ka mbërritur në Shkodër, ditën e hënë në 24 prill.

Po në këtë ditë shkresa është sigluar në kryesekretarinë e prokurorisë Shkodër, me numrin hyrës të institucion Nr. 657/2.

Por në rrethana të paqarta, ky dokument i sigluar “Tepër Urgjent”, është fotografuar dhe nxjerrë me shumë urgjencë nga muret e brendshme të prokurorisë, duke ja dërguar përmes aplikacioneve telefonike, palëve të paautorizura, për tu njohur me përmbajtjen e kësaj shkrese.

Prokuroria e Shkodrës e cila po ndjek më vëmendje rastin, ka ngritur dyshime të forta se pikërisht palët e treta që janë njohur me përmbajtjen e shkresës, janë ato që kanë nxjerrë një ditë më pas, në 25 Prill, në media dokumentin në fjalë.

Për këtë fakt prej dy ditësh në Shkodër është nisur një hetim administrativo-Penal, me qëllim zbulimin e personit që ka nxjerrë me shumë urgjencë dokumentin e Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë.

Sekretare dhe punonjës, të tjerë të kësaj prokurorie janë duke u hetuar dhe për këtë gjë prokuroria është duke verifikuar kamerat e brendshme të institucionit.

Nga ana tjetër burime të sigurta nga Prokuroria e Përgjithshme thanë se ndaj Ibrahim Licit, nuk është marë asnjë masë arresti në Turqi.

“…është vërtetuar se Ibrahim Lici, në 24 korrik 2021, ka udhëtuar nga Kosova në territorin Turk, duke përdorur një linjë ajrore. Në këtë udhëtim, ai ka përdorur pasaportën e tij Shqiptare, të nxjerrë në 12 Maj 2021 në Shkodër, pasi kjo vërtetohet nga verifikimi që ka kryer në aeroportin e Stambollit. Agjentët e FAST në Policinë e Shtetit, janë vënë në dijeni të këtij informacioni dhe janë vënë nga pas gjurmëve të Licit”-tha një burim pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Mësohet se lokalizimi i bazës ku besohej se fshihej Ibrahim Lici në Turqi, është kryer përmes një vajze që është e dashura e tij.

Kjo e fundit rezulton të jetë ndjekur nga dy agjentë të FAST, të cilët në datën 19 Tetor 2022 së bashku me policinë Turke, kanë bërë një kontroll në banesë.

Në apartamentin ku dyshohej se fshihej Ibrahim Lici, nuk është gjendur objektivi i Policisë së Shtetit, e për pasojë deri në këtë fazë, nuk ka asnjë komunikim zyrtar nga policia për arrestimin e tij.

Ibrahim Lici, vijon të qëndrojë i lirë në territorin e shtetit Turk. Ndërsa drejtësia e këtij shteti, kërkoi ndihmë juridike nga pala shqiptare për ti vënë në dispozicion aktet hetimore të dosjes penale që flet për vrasjen e Endri Mustafës. Çështje në të cilën Lici është shpallur në kërkim policor si i dyshuar për akuzën e “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim.

Për vrasjen e Endri Mustafës të ndodhur në 15 Maj 2021 në zonën e “Livadhes” në Shkodër, gjykata e këtij qyteti dënoi me 12 vite burgim 15-vjeçarin Ergys.M, si person që ka nxjerrë në pritë viktimën natën e krimin.

Etiketa: Kryesore1Licishkrese

Lajme të lidhura

Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!
Aktualitet

Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!

14:19 - 12/05/26
Diella dhe kryedielli, çifti artificial i Shqipërisë natyrale
Aktualitet

Rama mburret se me Diellën do shkojmë shumë lart, e-Albania del tërësisht jashtë funksionit

14:04 - 12/05/26
PD: Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor
Aktualitet

PD: Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor

13:58 - 12/05/26
Para
“Kosova meriton liberalizimin e vizave”/ Von der Leyen: Do mundohemi të bindim vendet e KE-së

"Kosova meriton liberalizimin e vizave"/ Von der Leyen: Do mundohemi të bindim vendet e KE-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë për Korenë e Veriut
Botë

Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë për Korenë e Veriut

15:29 - 12/05/26

Anija ruse “Ursa Major”, e cila dyshohet se transportonte komponentë të reaktorëve bërthamorë për në Korenë e Veriut, u fundos...

Lexo më shumë
Ronaldinho rikthehet në skenë me rol special në Botërorin 2026

Ronaldinho rikthehet në skenë me rol special në Botërorin 2026

15:04 - 12/05/26
Përsëri Dembele, shpallet futbollisti më i mirë i Ligue 1 për të dytin vit radhazi

Përsëri Dembele, shpallet futbollisti më i mirë i Ligue 1 për të dytin vit radhazi

14:46 - 12/05/26
Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!

Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!

14:19 - 12/05/26
Diella dhe kryedielli, çifti artificial i Shqipërisë natyrale

Rama mburret se me Diellën do shkojmë shumë lart, e-Albania del tërësisht jashtë funksionit

14:04 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com