GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nxori në pritë shokun, dënohet me 21 vite burg Mikel Alia

10:08 - 03/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Nxori në pritë shokun, dënohet me 21 vite burg Mikel Alia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata ka vendosur 21 vite e 4 muaj burg për Mikel Alian, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjes së Eri Zefit, ngjarje e ndodhur në 2019 në Mirditë. Alia u dënua me 32 vite burg, por përfitoi nga gjykimi i shkurtuar duke u dënuar përfundimisht  me 21 vite e 4 muaj.

Gjatë hetimit është provuar se Alia ka komunikuar në telefon, por edhe në mënyrë verbale me Eri Zefin, duke i kërkuar të bashkëpunojnë sëbashku për të vjedhur në mesnatë një sasi të konsiderueshme hashashi në një territor malor, që ndodhet në fshatin Zallë-Xhuxhë të Mirditës. Eri Zefi ka pranuar ofertën e mikut të tij të fëmijërisë, të cilit i besonte në mënyrë të verbër dhe janë nisur sëbashku të dy me makinë në vendin ku ishte caktuar për t’u bërë vrasja. Ata kanë udhëtuar në mesnatë në autostradën Durrës-Kukës dhe sapo kanë mbërritur në fshatin Zallë-Xhuxhë, kanë dalë nga rruga duke hyrë rreth 50 metra në një teren malor, ku Mikel Alia pretendon se aty do vidhnin drogën. Por në fakt ai teren ishte caktuar nga hasmit, për të ekzekutuar njëherë e mirë Eri Zefin, vëllanë e Ndue Zefit. Sapo Alia dhe Zefi kanë dalë nga makina dhe ndodheshin mes errësirës, mes disa shkurreve janë shfaqur dy persona ende të paidentifikuar duke ushtruar dhunë barbare ndaj Zefit. Më pas ata e kanë qëlluar me plot 6 plumba, katër në kokë dhe dy në gjoks duke e lënë të vdekur në vend.

Ngjarja

Dy autorët sëbashku me bashkëpunëtorin e tyre, mikun e Zefit, janë larguar mes errësirës së dendur. Trupi i pajetë është gjendur nga fshatarët e zonës i mbuluar në gjak, të cilët kanë njoftuar policinë. Prokuroria dhe Policia e Lezhës, tashmë kanë identifikuar njërin nga autorët e kësaj vrasje, i cili është Mikel Alia, i cili ka shërbyer për ta nxjerrë në pritë Zefin. Momentalisht Alia është shpallur në kërkim. Ndërsa dy personat që qëlluan me armë Zefin, dyshohet se janë larguar në drejtim të Kosovës. Prokuroria dhe Policia e Lezhës janë duke bashkëpunuar ngushtë me qëllim identifikimin e plotë të kësaj ngjarje dhe arrestimin e dy qitësve. Gjatë kësaj kohe janë krijuar disa dyshime mbi emrat e dy personave, por policia është treguar e rezervuar për të dhënë detaje mbi këta persona. 34-vjeçari u ekzekutua me 6 plumba, 4 prej të cilëve e kanë kapur në kokë ndërsa 2 të tjerët në gjoks. Në trupin e viktimës u konstatuan shenja dhune dhe vrasja rezulton të ketë ndodhur gjatë natës pikërisht në vendin ku është gjetur trupi i viktimës. Viktima u gjet i vrarë në një zonë të pyllëzuar 50 metra larg “Rrugës së Kombit”.

Etiketa: Kryesore1Mikel Alia

Lajme të lidhura

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
Para
Pacolli: Kishim ndërmend të punësonim 150.000 veta, por plani jonë nuk u mor parasysh

Pacolli: Kishim ndërmend të punësonim 150.000 veta, por plani jonë nuk u mor parasysh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com