GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

O sa mirë me qenë i varfër!

13:05 - 27/08/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Si mund të bëhet kurban një ditë e bukur…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Ata që mendojnë pasurinë, nuk ia duan të mirën vendit. Por ne jemi me fat që lideri dhe qeveria jonë e duan aq shumë këtë vend sa po bëjnë gjithçka për ta mbrojtur nga rreziqet që sjell pasuria.

Strategjia për një Shqipëri të varfër po funksionon!

Ndërsa pjesa tjetër e botës po përpiqet për rritje ekonomike dhe prosperitet, ndërsa vendet futen në luftëra tregtare dhe luftëra të vërteta për burime, Shqipëria po ecën me vendosmëri në rrugën e varfërimit.

Historia, kjo mësuese e pagabueshme, na mëson se vendet e pasura shkojnë me këmbët e veta drejt rrënimit.

Të frymëzuar nga pësimet e perandorive më të mëdha të historisë, qeveria po bën gjithçka që Shqipëria të mos ketë fatin e Athinës së Perikliut dhe Perandorisë. Këto qytetërime u shembën jo për shkak të korrupsionit, jo për shkak të zgjerimit të territorit apo presionet e jashtme, por thjesht nga fakti se grumbulluan shumë pasuri.

Është e qartë se zgjidhja për të gjitha problemet tona dhe garancia që kombi të mbijetoj në këto kohë të trazuara është që të bëjmë çmos të mos pasurohemi.

Kush ka nevojë për rrugë, spitale e shkolla?

Vendet që janë bëra të pasur kanë investuar deri 30% të GDP për arsimi, ne bëjmë mirë që nuk investojmë as 3%

Nuk është e lehtë për një vend si Shqipëria të mbetet vend i varfër! Pasuritë e shumta natyrore janë rrezik i vazhdueshëm. Të jesh i rrethuar me ujë, të kesh naftë, krom, dete e liqene, të jesh në Mesdhe, të kesh fqinjë qytetërimin grek e romak nuk është e lehtë të jesh i varfër.

Mjeshtria e kësaj strategjie qëndron te keqmenaxhimi në shkallë të lartë i fondeve publike.

Deri më tani e kemi ditur gabim se koncesionet, PPP, investitorët strategjike janë afera korruptive! Jo. Janë instrumente strategjikë që garantojnë stabilitetin e vendit.

Ta harrojmë njëherë e mirë investimin në arsim, shëndetësi, teknologji, inovacion apo në programet e mirëqenies sociale – këto janë qartazi kurthet në të cilat ranë Athina e Perikliut dhe Perandoria Romake.

Vendimi që fondet publike të përdoren për çdo gjë jo produktive është gjetje gjeniale.

Por keqmenaxhimi i fondeve publike është vetëm njëra anë e medaljes!

Në realizimin e objektivit: “sa më të varfër aq më mirë” qeveria po prezanton një sërë taksash të reja që sigurojnë që vendi ynë i dashur të mbetet në prag të varfërisë. Rritja e çmimeve dhe taksave janë provuar si instrumente efikase, por nuk mjaftojnë.

Dekurajimi i investimeve të huaja është efikas për të mos patur produktivitet dhe po jep rezultate të kënaqshme, por mund të bëhet edhe më shumë.

Ndërsa bota ecën përpara me shkencë, teknologji, me administrate publike të pavarur dhe profesionale, me rritje ekonomike,dhe investime të huaja qasja e qeverisë tonë që mendon strategjikisht është: në mos kthim prapa, asnjë hap para!

Në fund të fundit, pse duhet të shqetësohemi me gjëra të tilla si standardi i jetesës, punësimi, jetëgjatësia, dhe konkurrueshmëria globale?

Çështje të tilla të parëndësishme zbehen në krahasim me mundimin për të përballuar jetesën.

Pasuria të rrit kolesterolin

Pasuria shkakton obezitet

Pasuria të streson!

Pasuria të shkatërron!

Prandaj te ne qeveria kujdeset që të mos rriten rrogat, pensionet, asistenca sociale.

Përkushtimi i qeverisë për të na mbajtur të varfër është sa rraskapitës aq edhe mahnitës. Por qytetarët nuk po bëjnë detyrën siç duhet. Qeveria ka mbetur e vetme.

Si përfundim, ne jemi vërtet me fat që kemi një qeveri dhe një lider që e kupton se çelësi i suksesit të një kombi nuk qëndron te prosperiteti, përparimi apo mirëqenia, por te kultivimi me plan të mirëmenduar i varfërisë. (Jo më kot, sot, studiuesit me në zë flasin për rrënimin e Perëndimit.

Strategjia brilante për keqmenaxhimin e fondeve publike, mbytjen e konkurrencës, uljen ekonomike dhe rritjen e korrupsionit po jep rezultate të dukshme dhe të prekshme për të gjithë.

Por për këtë duhet edhe kontributi i të gjithëve. Psh qeveria ka lajmëruar rritjen e taksës së banesës. Është koha që të gjithë të dalin në protesta për të kërkuar rritjen edhe më të madhe të taksave dhe çmimeve! Qeveria nuk ia del dot e vetme në betejën për të qenë të varfër. Duhet edhe ndihma jonë, ndryshe do të na prese fati i Perandorisë Romake. Shkatërrimi.

Etiketa: Dervishii varfer

Lajme të lidhura

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve
Breaking Views

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve

21:50 - 09/01/26
Gazetari Hoxha: Kreu i organizatës krimininale në Shqipëri është Edi Rama
OP-ED

“Bozaxhiu” ynë vazhdo bërtit, por në fund do të përfundosh me pranga në duar

17:51 - 31/12/25
Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare
Breaking Views

Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare

20:10 - 29/12/25
Para
Prigozhin thyen heshtjen: Së shpejti do të shihni fitoret tona të radhës

Konfirmohet vdekja e Prigozhin nga testi gjenetik në Moskë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com