GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“O sot, o kurrë!”, Berisha nga Kuvendi: Është një ditë beteje…

09:57 - 21/12/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“O sot, o kurrë!”, Berisha nga Kuvendi: Është një ditë beteje…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lideri i opozitës Sali Berisha me anë të një video -live në facebook nga salla e Parlamentit, pak minuta para nisjes së seancës plenare ku do të votohet heqja e imunitetit të tij si deputet, për t’i hapur rrugë më pas arrestimit, është shprehur se mazhoranca kërkon që të arrestojë kryetarin e opozitës për ta mposhtur atë.

“Deputetët e opozitës me vendosmëri kanë denoncuar dhe denoncojnë vjedhjet e paimagjinueshme, aferat e shekullit të Edi Ramës, familjarëve të tij, Taulant Ballës dhe ministrave, parlamentarëve të tjerë.

Deputetët e opozitës i kanë kallur tmerrin mazhorancën.

Parlamenti ka më shumë gardistë sesa deputetë.

Prej shumë javësh, parlamenti de facto është shndërruar në ilegjitimitet.

Sot, pas një vendimi antikushtetues të Gjykatës Kushtetuese, pas një vendimi antikushtetues të komisionit Rama-Brava për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e kryetarit të PD.

Duke besuar se në këtë mënyrë, do të mposhtin opozitën. Ky është një akt i shëmtuar, ky është një krim i vërtetë.

Por në realitet, ky krim nuk mund të mposhtë kurrë opozitën.

Ky akt dëshmon së pari se në Shqipëri ka një opozitë të fuqishme, e cila qëndron e palëkundur kundër kësaj bande në pushtet që ka vendosur diktaturën e saj, qëndron kundër argatëve dhe lakejve të saj në të gjitha institucionet.

Qëndron kundër, e bindur në mënyrë të padiskutueshme në fitoren e saj.

Përpjekja që bënë me 9 shtator, kjo bandë me mafien ndërkombëtare të Xhorxh Sorosit, dështoi në mënyrën më spektakolare.

Sot opozita është në këmbë më shumë se kurrë.

Sot kjo përpjekje do të arkivohet, do të dështojë me turp me përmbysjen e këtyre kriminelëve që janë sot në pushtet dhe që kanë shkatërruar Shqipërinë më shumë se çdo pushtues në histori.

Ata pasurohen si shushunja çdo ditë, çdo javë, duke thithur gjakun e me të varfërve. Këta kanë përzënë nga Shqipëria 1.3 milionë banorë.

Këta i pret verdikti i madh i opozitës, i pret gjyqi i madh i kombit shqiptar dhe historisë së tij.

Këta të ardhme nuk kanë.

Sot kanë rreshtuar me dhjetëra gardistë dhe struken prapa tyre për të mbrojtur krimin e shëmtuar që kryejnë.

Por nesër, siç u zvarrit ati i tyre shpirtëror, do krrehen edhe këta nga pushteti dhe kam bindjen më të thellë se nuk ka forcë në botë që mund t’i pengojë shqiptarët për të rivendosur në piedestal idealet dhe vullnetin e tyre të lirë.

Sot pra është një ditë beteje, në të cilën ne do qëndrojmë.

Por kjo është edhe një ditë frymëzimi për ne, sepse atë që mendojnë ky grup narkotrafikantësh, ne do e bëjmë pluhur me lëvizjen tonë të fuqishme.

Ndaj dhe thirrja o sot o kurrë për të drejtat tona, për lirinë e votës, për fitoren e opozitës,” tha Berisha.

 

Etiketa: berishaKryesore1kuvend

Lajme të lidhura

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Para
Nis seanca në Kuvend, opozita ndez flakadanë dhe godet tavolinat

Nis seanca në Kuvend, opozita ndez flakadanë dhe godet tavolinat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com