GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Objektet ushtarake si “han pa porta”/ Bardhi: Rama po vë në rrezik sigurinë kombëtare të vendit

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Objektet ushtarake si “han pa porta”/ Bardhi: Rama po vë në rrezik sigurinë kombëtare të vendit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas incidentit të mbrëmshëm në uzinën e armëve në Gramsh dhe më pas atij të sotshmit në Poliçan, reagon dhe deputeti i PD, Gazmend Bardhi. Në një postim në Facebook, Bardhi akuzon kryeministrin Edi Rama për të cilin thotë se vendosi që Policia Ushtarake të mos mbrojë më këto objekte.
Demokrati ka ngritur alarmin, duke bërë thirrje që presidenti duhet të thërrasë menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Objektet ushtarake të shtetit shqiptar nuk mund të trajtohen si “han pa porta”, nënvizon Bardhi.

“Më 21 Korrik 2022 Edi Rama vendosi që Policia Ushtarake të mos mbrojë më objektet ushtarake, por duhet të mbrojë Ministrin e Mbrojtjes dhe zyrtarë të tjerë të lartë civil të Ministrisë së Mbrojtjes. Kundërshtimi i opozitës edhe në këtë rast nuk u dëgjua dhe ligji u miratua me forcën e kartonit në Parlament.
Ngjarjet identike brenda 24 orëve, ku shtetas të huaj (rus, ukranias dhe çekë) janë futur brenda objekteve ushtarake, duke cenuar sigurinë dhe në një rast duke rrezikuar edhe jetën e ushtarakëve shqiptarë, e bëjnë të domosdoshëm rikthimin e vëmendjes tek ky ndryshim ligjor i paargumentuar dhe i beftë.

E ndërsa autoritetet përgjegjëse kanë detyrimin të sqarojnë dhe bëjnë transparencë të plotë për rrethanat e ngjarjes në Gramsh dhe Poliçan, duke përfshirë edhe performacën e institucioneve shqiptare të inteligjencës dhe sigurisë kombëtare, Presidenti i Republikës ka detyrimin institucional të thërras me urgjencë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të vlerësuar nivelin e sigurisë në objektet ushtarake të shtetit shqiptar.
Cënimi i sigurisë në objektet ushtarake vendos seriozisht në rrezik sigurinë kombëtare të një vendi anëtar të NATO-s. Nëse ky rrezik vjen edhe nga vendimmarjet e gabura politike, siç është ulja e nivelit të ruajtjes në këto objekte, padyshim që duhet të ketë përgjegjësi politike. Objektet ushtarake të shtetit shqiptar nuk mund të trajtohen si “han pa porta”, siç në fakt Edi Rama ka kthyer shtetin dhe institucionet publike.”-shkruan ai.

Lajme të lidhura

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”
Aktualitet

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!
Breaking Views

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26
Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!
Breaking Views

Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

22:48 - 14/11/26
Para
Incidenti i mistershëm në Gramsh, Gjekmarkaj ironizon: Niko u përlesh vetë me spiunët, por…

Incidenti i mistershëm në Gramsh, Gjekmarkaj ironizon: Niko u përlesh vetë me spiunët, por…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura
Aktualitet

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26

Policia ka sekuestruar tre automjete të vjedhura në zonën e Fushë-Mamurrasit, në Kurbin, dhe në Borizanë, në Krujë. Automjetet dyshohet...

Lexo më shumë
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com