GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Objektivat/ FSHF vihet në lëvizje, ja ç’diskutohet me Komisionin e Ekipeve Kombëtare

21:12 - 03/02/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Objektivat/ FSHF vihet në lëvizje, ja ç’diskutohet me Komisionin e Ekipeve Kombëtare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoria Teknike e FSHF-së ka organizuar këtë javë një mbledhje me Komisionin e Ekipeve Kombëtare.

Të pranishëm në këtë takim ishin, Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea, Kryetari i Komisionit të ekipeve Kombëtare, i cili mban edhe postin e Zv. Presidentit të FSHF-së, Lutfi Nuri, drejtori i Departamentit të Ekipeve Kombëtare në FSHF, Dritan Babamusta dhe dy anëtarët e Komisionit të ekipeve Kombëtare, Afrim Tola dhe Eldorado Merkoçi.

Në këtë mbledhje u diskutuan disa tema të rëndësishme, në lidhje me objektivat që duhet të arrihen, detyrat teknike dhe rolet e gjithsecilit me qëllim përmirësimin e cilësisë së futbollit të bazës, i cili është një prioritet për Federatën Shqiptare të Futbollit.

Gjithashtu një pjesë e diskutimit u fokusua te futbollistët e vitlindjes 2008, pasi do të jenë ata që do të përfaqësojnë Shqipërinë në finalet e Europianit U-17 në vitin 2025, që do të zhvillohet në vendin tonë në stadiumet “Air Albania”, “Elbasan Arena”, “Loro Boriçi” dhe “Arena Egnatia”.

Një vëmendje të madhe do të vijojë të ketë projekti “Step by Step” i krijuar nga Drejtoria Teknike e FSHF-së me qëllim zbulimin e talenteve për të ardhmen. Me projektin “Step by Step” po punohet sipas një programi të koordinuar në detaje me Departamentin e Ekipeve Kombëtare dhe trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave.

Dy ditë në javë futbollistët vendas të grup-moshës U-15, U-17 dhe U-19 të cilët janë pjesë e klubeve dhe akademive shqiptare, do të grumbullohen në “Shtëpinë e Futbollit” dhe do të punojnë me trajnerët e ekipeve të moshave. Nga ky projekt synohet të rritet cilësia e lojtarëve vendas në mënyrë që ato të bëhen baza e ekipeve Kombëtare të moshave.

Etiketa: fshfobjektiva

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Shtanget Vesa Luma, kërkon të lërë intervistën/ Ç’lajm morri për Big Bastën

Shtanget Vesa Luma, kërkon të lërë intervistën/ Ç'lajm morri për Big Bastën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”
Aktualitet

Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”

19:02 - 02/04/26

Një aksident ka ndodhur në zonë “Ura e Dajlanit” në Durrës, ku automjeti i 24-vjeçares ka humbur kontrollin dhe ka...

Lexo më shumë
Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

18:30 - 02/04/26
“Do ju vras”/ Djali mban peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë

“Do ju vras”/ Djali mban peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë

18:14 - 02/04/26
Po sikur të çmenden deputetët?

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com