GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

OBSH: Javës që shkoi u regjistruan 7 milionë raste me Omicron në Evropë

08:29 - 12/01/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Studimi: Omicroni mund të jetë 105% më i transmetueshëm se Delta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërsa varianti Omicron përhapet me shpejtësi në Evropë, Organizata Botërore e Shëndetësisë u kërkoi vendeve evropiane që ta bëjnë të detyrueshme përdorimin e maskave në mjedise të mbyllura dhe t’i japin përparësi vaksinimit, edhe me dozë përforcuese, për kategoritë më të rrezikuara të shoqërisë, si punonjësit shëndetësorë dhe të moshuarit.

Gjatë javës së parë të janarit në Evropë janë identifikuar më shumë se 7 milionë raste të reja me variantin Omicron, çka përbën dyfishim të rasteve në vetëm dy javë. Drejtori i OBSH-së për Evropë, Dr. Hans Kluge tha në një konferencë shtypi se 26 vendet evropiane raportojnë se çdo javë mbi 1 për qind e popullsisë së tyre po infektohet me COVID.

Zoti Kluge shtoi se situata aktuale po shuan shpresat e vendeve që të pra ndalojnë mbingarkesën në sistemet e tyre të shëndetësisë. Ai parashikon infektimin e gjysmës së popullsisë në Evropën Perëndimore në gjashtë deri tetë javët e ardhshme.

“Omicron lëviz më shpejt dhe shtrihet më gjerë se çdo variant tjetër i koronavirusit. Prandaj u bëjmë thirrjeve vendeve që ta bëjnë të detyrueshme përdorimin e maskave të cilësisë së lartë në mjediset e mbyllura, të ofrojnë ato për kategoritë e rrezikuara dhe t’i japin përparësi vaksinimit të njerëzve edhe me dozën përforcuese. Punonjësit shëndetësorë dhe të tjerët që kryejnë punë thelbësore duhet të kenë qasje të hershme në dozën përforcuese, që shërbimi i tyre të mos ndalet”, thotë ai.

Më herët zyra e OBSH-së në Gjenevë u kishte kërkuar vendeve të pasura që të mos fillonin shpërndarjen e dozave përforcuese por t’i dhuronin ato tek vendet e varfra, ku nivelet e vaksinimit janë ende të ulta. Ndërsa Omicroni vazhdon të përhapet në lindje të kontinentit evropian, zoti Kluge u shpreh i shqetësuar se vendet me përqindje të ulët të vaksinimit do të përjetojnë shtim të madh të rasteve me variantin e ri. Në Danimarkë, theksoi ai, shtrimet në spital të të pavaksinuarve ishin gjashtë herë më të larta se të atyre që janë imunizuar./VOA

Etiketa: InfektimeOBSHOmicron

Lajme të lidhura

SHBA në mbyllje të pjesshme të fluturimeve: Çfarë po ndodh me aeroportet amerikane?
Botë

SHBA në mbyllje të pjesshme të fluturimeve: Çfarë po ndodh me aeroportet amerikane?

18:29 - 26/03/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump kritika anëtarëve të NATO-s: Nuk kanë bërë asgjë për të na ndihmuar, nuk do ta harroj

15:07 - 26/03/26
Moment historik për Kishën e Anglisë, kurorëzohet Kryepeshkopja e parë femër
Botë

Moment historik për Kishën e Anglisë, kurorëzohet Kryepeshkopja e parë femër

14:45 - 26/03/26
Para
“Beteja mes çiftit”, pas eleminimit Einxhel rikthehet sërish, Dagz e pret me puthje

“Beteja mes çiftit”, pas eleminimit Einxhel rikthehet sërish, Dagz e pret me puthje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 28 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:16 - 28/03/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.8 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Ballukut, zbulohet data kur Rama do ta diskutojë me Grupin Parlamentar

Mblidhet qeveria dhe grupi parlamentar i PS/ Nga fjalimi i Ramës te raportimi i Maznikut, çfarë pritet të ndodhë

07:54 - 28/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 28 Mars 2026

07:31 - 28/03/26
Parashikimi i motit, 29 Gusht 2024

Parashikimi i motit për sot, 28 Mars 2026

07:28 - 28/03/26
Pas zhgënjimit për Botërorin, Shqipëria fokusohet tek Europiani, kundërshtarët shkëlqejnë në miqësore

Pas zhgënjimit për Botërorin, Shqipëria fokusohet tek Europiani, kundërshtarët shkëlqejnë në miqësore

23:06 - 27/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com