GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

OBSH ngre alarmin, lufta me pandeminë pritet të jetë e gjatë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
OBSH ngre alarmin, lufta me pandeminë pritet të jetë e gjatë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi të hënën se lufta kundër pandemisë COVID-19 nuk ka përfunduar.

“Siç tregon përvoja me këtë pandemi, asnjë vend nuk duhet të heqë dorë nga mbrojtja prej saj. Vetëkënaqësia mund të jetë po aq e rrezikshme sa vetë virusi. Duhet të vazhdojmë të jemi vigjilentë,” tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke folur nga Roma në një takim rajonal virtual të OBSH-së në Nepal.

Shefi i OBSH -së tha se kishte pasur disa rekomandime që synonin të jepnin një përgjigje më të mirë për të luftuar pandeminë. Sidoqoftë, hapi më efektiv dhe që sipas tij mund të sjellë “ndryshimin më të madh” në të ardhmen është gjetja e zgjidhjes për të gjitha vendet në mënyrë të barabartë.

“Një traktat ose një marrëveshje tjetër ndërkombëtare mbi gatishmërinë dhe përgjigjen ndaj pandemisë, e cila do të siguronte një bazë shumë të nevojshme për bashkëpunimin global, duke vendosur rregulla loje për një përgjigje më të koordinuar ndaj epidemive dhe pandemive të ardhshme,” tha ai.

“Shpërndarja e vaksinave ka qenë jashtëzakonisht e padrejtë. Të gjithë jemi të zhgënjyer nga padrejtësia.”

Kohët e fundit zoti Tedros u ka kërkuar vendeve që t’i japin përparësi shpërndarjes së vaksinave në vendet ku vetëm 1% ose 2% e popullsisë është vaksinuar.

Ne kurrë nuk duhet të lejojmë një pandemi në këtë shkallë,” shtoi ai në komentet e tij në Nepal. “Ne kurrë nuk duhet të lejojmë një padrejtësi të këtyre përmasave.”

Universiteti Johns Hopkins tha të hënën herët se kishte regjistruar 220.7 milion infeksione globale me COVID-19 dhe 4.6 milion vdekje. Qendra tha se janë administruar mbi 5.4 miliardë doza vaksine. /VOA

Lajme të lidhura

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Para
Ndodh dy herë brenda ditës, i vihet zjarr xhamisë në Bulqizë, flet Kryemyftiu: Nuk kemi konflikte me asnjë

Ndodh dy herë brenda ditës, i vihet zjarr xhamisë në Bulqizë, flet Kryemyftiu: Nuk kemi konflikte me asnjë

TË FUNDIT

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26

Kryetari i bashkisë se Tiranës, Erion Veliaj kërkon të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, e cila...

Lexo më shumë
“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

15:25 - 10/11/26
Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

15:08 - 10/11/26
“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

15:01 - 10/11/26
Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

14:54 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com