GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

OBSH ngre alarmin: Shqipëria do përballet me kosto të larta

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
OBSH ngre alarmin: Shqipëria do përballet me kosto të larta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Plakja e shpejtë e Shqipërisë do të vërë sistemin shëndetësor të vendit përballë sfidave të vështira financiare. Një popullsi në plakje vuan nga një barrë e lartë e sëmundjeve, të cilat kërkojnë financime më të lartë. Organizata Botërore e Shëndetësie (OBSH) në programin e ri për Shqipërinë deri me 2025 vuri në dukje se promovimi i shëndetit dhe mirëqenies do të kërkojë që Shqipëria të trajtojë pasojat e plakjes së popullsisë dhe ngarkesën e lartë të sëmundjeve infektive.

OBSH lajmëron se rënia e popullsisë e shoqëruar me plakje të shpejtë rrezikon qëndrueshmërinë financiare të pensionistëve dhe invalidëve dhe kjo ndikon negativisht në shëndetin e tyre.

Nga 2010 në 2019 jetëgjatësia në Shqipëri u rrit me 1.6 vjet duke arritur në 79.9 për femrat dhe 76.2 për meshkujt, por të dhënat janë ende dukshëm nën mesataren e BE-së ku femrat jetojnë mesatarisht 83.8 vite dhe meshkujt 78.45 vite.

Në të njëjtën periudhe numri i popullsisë së Shqipërisë u ul mesatarisht me 0.25% në vit dhe përqindja e popullsisë së moshës 65 vjeç u rrit nga 10.6% ne 14 % të totalit të popullsisë.

Nga ana tjetër vendi ynë përballet me mangësitë e mëdha të shërbimeve dhe investimeve në sektorët e shëndetësisë, arsimit, kujdesit social dhe sistemeve të mbrojtjes sociale vë në dukje OBSH.

Në sektorin shëndetësor sfida mbeten vdekshmëria neonatale dhe kequshqyerja. Gratë egjiptiane dhe gratë që jetojnë në zonat rurale dhe të thella në Shqipëri, vazhdojnë të kenë akses të kufizuar në kujdesin shëndetësor parësor dhe shërbimet e kujdesit shëndetësor seksual dhe riprodhues.

Shqipëria ka një barrë të lartë të sëmundjeve jo-kronike që kërkojnë fokus intensiv në parandalimin e faktorëve të rrezikut. Zvogëlimi i tyre kërkon rritje të qëndrueshme të investimeve dhe forcim të monitorimit, trajtimit, vlerësimit dhe parandalimit.

Një prioritet thelbësor duhet të jetë përqasja ndërsektoriale për të ndalur përhapjen e obezitetit tek fëmijët dhe për të zvogëluar konsumin e kripës përmes avokimit të politikave, zhvillimit dhe zbatimit të ligjeve (të tilla si taksat), etiketimit të ushqimeve të përpunuara dhe promovimit të një stili jetese të shëndetshëm në shkolla./MONITOR

Etiketa: alarmkostoShqiperi

Lajme të lidhura

Avni Ponari i SIGAL siguron 465 milionë lekë Komisionin e Vettingut, tenderat me flamur korrupsioni
Breaking Views

Avni Ponari i SIGAL siguron 465 milionë lekë Komisionin e Vettingut, tenderat me flamur korrupsioni

19:20 - 29/10/26
“350 mijë euro investim”/ KUPA shpk fitoi tenderin për rrugën në Bulqizë, punimet ende të pambyllura
Breaking Views

“350 mijë euro investim”/ KUPA shpk fitoi tenderin për rrugën në Bulqizë, punimet ende të pambyllura

16:41 - 29/10/26
Dhoma Amerikane kundër paketës fiskale, parashikon rritje të ndjeshme të taksave për bizneset
Aktualitet

Dhoma Amerikane kundër paketës fiskale, parashikon rritje të ndjeshme të taksave për bizneset

11:37 - 29/10/26
Para
Aksidentoi 21-vjeçaren dhe u largua, shpallet në kërkim shqiptari

Aksidentoi 21-vjeçaren dhe u largua, shpallet në kërkim shqiptari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet pronari dhe drejtoresha e spitalit “Sante Plus” në Tiranë, akuzohen për mashtrim
Aktualitet

Arrestohet pronari dhe drejtoresha e spitalit “Sante Plus” në Tiranë, akuzohen për mashtrim

10:46 - 30/10/26

Është arrestuar në Maqedoninë e Veriut, Bilal Kara, pronari i spitalit “International Medicare Hospital” alias “Sante Plus”, i cili është...

Lexo më shumë
Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli

Erion Veliaj bën ndryshime në Bashkinë e Tiranës, shkarkon nga burgu dy nënkryetarët

10:13 - 30/10/26
Vrasja e Arlinda Zekajt, nis protesta në Kosovë! Përplasje me policinë para godinës së qeverisë

Vrasja e Arlinda Zekajt, nis protesta në Kosovë! Përplasje me policinë para godinës së qeverisë

09:55 - 30/10/26
Nafta në nivelin më të lartë që nga armëpushimi SHBA–Iran

Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të cisternave në Ngushticën e Hormuzit

09:44 - 30/10/26
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet

Tabaku: Protesta i grisi fasadën Edi Ramës, e ekspozoi qeverinë e tij të korruptuar para gjithë botës

09:35 - 30/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com