GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

OBSH parlajmëron: Ndeshjet e Euro 2020 mund të jenë vatër infeksioni të Covid-19

11:51 - 01/07/21
në Ekonomi & Sociale, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
OBSH parlajmëron: Ndeshjet e Euro 2020 mund të jenë vatër infeksioni të Covid-19
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qytetet që do të mirëpresin tifozë në ndeshjet e fundit të Kampionatit Europian të Futbollit (Euro 2020) duhet të marrin masa për përhapjen e Covid-19, duke kontrolluar tifozët edhe para mbërritjes së tyre.

“Ne duhet të shohim përtej  fazave”, tha Kathryn Smallwood, një zyrtare e  OBSH-së në Europë, kur u pyet në lidhje me rekomandimet e organizatës përpara rritjes së rasteve të koronavirusit në Londër dhe Shën Petersburg.

Kryeqyteti britanik do të presë gjysmëfinalet dhe finalen e Euro javën e ardhshme, ndërsa ndeshja çerekfinale midis Zvicrës dhe Spanjës do të zhvillohet nesër, e premte, në Shën Petersburg.

I pyetur nëse Euro mund të ishte një “vatër” e covid-19, drejtori i OBSH-së për Europën Hans Klugge u përgjigj: “Shpresoj që jo, por nuk mund ta përjashtoj si mundësi”.

Ndërsa janë identifikuar disa raste të Covid gjatë ndeshjeve, kjo ka rritur frikën për përhapjen e mëtejshme të variantit Delta. Gati 2,000 persona që jetojnë në Skoci ndoqën ndeshjet e Euro ndërsa ishin të infektuar me koronavirus, shumë prej të cilëve ishin të pranishëm në ndeshjen kundër Anglisë në Londër më 18 qershor, sipas një njoftimi nga autoritetet skoceze.

OBSH bëri thirrje për vigjilencë në të gjitha ngjarjet kryesore të planifikuara për verën.

Rritja e rasteve me covid-19 ka ngritur shqetësime në lidhje me një valë të re infeksionesh gjatë vjeshtës në Europë nëse qytetarët nuk vaksinohen.

Etiketa: euro2020ndeshjeOBSHvater infeksioni

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve
Sport

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

13:27 - 14/03/26
Para
“Shoferët e pabindur”/ Tjetër aksident në Sarandë, përplasen “keq” 3 makina

"Shoferët e pabindur"/ Tjetër aksident në Sarandë, përplasen "keq" 3 makina

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com