GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

OBSH teston tre ilaçe për trajtimin e COVID-19

20:30 - 11/08/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
OBSH: Bashkohuni për trajtimin e pandemisë, bota është në një pikë të rëndësishme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi për fillimin e testimit në masë të tre ilaçeve për trajtimin e mundshëm të sëmundjes COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Hulumtimi do të bëhet në 52 vende të botës dhe do të përfshijë mijëra studiues në mbi 600 spitale.

Ilaçet që do të testohen janë: Artesunate, i cili tashmë përdoret për trajtimin e malaries së rëndë; Imatinib, që përdoret kundër disa kancereve dhe Infliximab, i përdorur për të trajtuar disa çrregullime të imunitetit.

OBSH-ja tha se këto ilaçe u zgjodhën nga një panel ekspertësh të pavarur pasi u mor parasysh potenciali i tyre në zvogëlimin e rrezikut të vdekjes të pacientëve me COVID-19 të hospitalizuar.

“OBSH-ja është krenare që po udhëheq këtë përpjekje globale pasi zbulimi i terapive efektive mbetet një nevojë kritike”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Hulumtimi do të bëhet përmes platformës “Solidarity PLUS”, rrjeti më i madh i OBSH-së për bashkëpunim midis vendeve anëtare.

Pas një studimi të terapive të mundshme për trajtimin e COVID-19, studiuesit që përdorin të njëjtën platformë të OBSH-së, vitin e kaluar, arritën në përfundimin se remdesiviri, hidroksiklorina, lopinaviri dhe interferoni, kishin pak, ose aspak efekt tek pacientët e shtruar në spital.

Koronavirusi i ri ka vrarë mbi 4.3 milionë njerëz që kur u paraqit në Kinë në fund të vitit 2019.

Mbi 204 milionë njerëz në botë janë infektuar.

OBSH-ja ka dënuar vazhdimisht hendekun e madh në furnizim me vaksina kundër COVID-19 mes vendeve të varfra dhe atyre të pasura./REL

Lajme të lidhura

Irani kushtëzon negociatat: Bisedimet për t’i dhënë fund luftës, varen nga armëpushimi në Liban!
Botë

Irani kushtëzon negociatat: Bisedimet për t’i dhënë fund luftës, varen nga armëpushimi në Liban!

12:24 - 10/04/26
U plagos rëndë në një sulm ajror në Teheran, ish-ministri i Jashtëm iranian ndërron jetë
Botë

U plagos rëndë në një sulm ajror në Teheran, ish-ministri i Jashtëm iranian ndërron jetë

08:37 - 10/04/26
Ishte “tmerri” i qytetit, arrestohet grabitësi shqiptar
Botë

‘Ule muzikën!’, 3 vëllezër shqiptarë dhunojnë pronarin e një lokali në Itali

13:03 - 09/04/26
Para
Abuzuan seksualisht në grup 18-vjeçaren, arrestohen 5 të rinj në Itali

Abuzuan seksualisht në grup 18-vjeçaren, arrestohen 5 të rinj në Itali

TË FUNDIT

Pa kaluar 24 orë, Bordi i Transparencës rrit me 7 lekë çmimin e naftës, nga sot shitet 217 lekë/litër!
Breaking Views

Pa kaluar 24 orë, Bordi i Transparencës rrit me 7 lekë çmimin e naftës, nga sot shitet 217 lekë/litër!

17:00 - 10/04/26

Bordi i Transaparencës është mbledhur sërish ditën e sotme dhe ka vendosur çmimet e reja të karburanteve në vend. Sipas...

Lexo më shumë
Sërish aksident në vijat e bardha në Vlorë, makina përplas 64-vjeçaren

Sërish aksident në vijat e bardha në Vlorë, makina përplas 64-vjeçaren

15:33 - 10/04/26
Vodhi xhiron ditore të biznesit nën kërcënimin e thikës, arrestohet hajduti në Tiranë

Vodhi xhiron ditore të biznesit nën kërcënimin e thikës, arrestohet hajduti në Tiranë

15:15 - 10/04/26
Aeroporti i Vlorës nuk do të hapet këtë verë, anulohen fluturimet me charter nga vendet nordike!

Aeroporti i Vlorës nuk do të hapet këtë verë, anulohen fluturimet me charter nga vendet nordike!

14:50 - 10/04/26
Kërkesa për arrestimin e Ballukut nga SPAK, ja kur do të mblidhet Këshilli i Imunitetit

Peleshi njofton mbledhjen për imunitetin e Ballukut, PD: Provokim! Nuk është zbardhur vendimi i Kushtetueses

14:24 - 10/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com