GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Oda Amerikane në Kosovë: Të hiqen masat për importet nga Serbia

në Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
Oda Amerikane në Kosovë: Të hiqen masat për importet nga Serbia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Oda Amerikane në Kosovë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës urgjentisht rishqyrtimin e masave që kufizojnë importet nga Serbia.

OAK vlerëson se me këtë vendim po pengohen “interesat komerciale ndërkombëtare, përmes kufizimit të qarkullimit të mallrave nga markat e njohura botërore”.

Oda Ekonomike Amerikane (OEAK) me anë të një reagimi publik kërkon urgjentisht nga Qeveria e Kosovës që të rishqyrtojë masat që kufizojnë importet nga Serbia, e të cilat pengojnë interesat komerciale të kompanive ndërkombëtare.

Sipas OEAK-ut, importet nga kompanitë me pronësi të konsiderueshme amerikane kanë rënë me mbi 39 për qind krahasuar me vitin 2022.

“Ndalimi, i cili synon Serbinë dhe produktet e importuara nga ky shtet, në fakt ndikojnë në masë të madhe në kompanitë ndërkombëtare. Shumë prej këtyre bizneseve, janë në pronësi të kompanive nga shtetet partnere, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë qenë shtylla kyçe në mbështetjen e trajektores së rritjes së Kosovës”, thekson OEAK-u.

Po ashtu, aty thuhet se importet e lidhura me kompanitë amerikane po pakësohen me një ritëm alarmues.

“Të dhënat zbulojnë një realitet të zymtë: importet e lidhura me kompanitë amerikane po pakësohen me një ritëm alarmues. Për më tepër, çdo pengesë për tregtinë, si ky ndalim, ka ndikuar pashmangshëm në rritjen e çmimeve të konsumit, duke rënduar më tej buxhetet e familjeve të Kosovës. Aq më tepër, në rrethana kur Kosova tashmë ka hequr ndalesën për importin e lëndëve të para dhe produkteve gjysmëfinale nga Serbia, është e pakuptimtë dhe ironike që të mbahet në fuqi masa e cila ndalon importin e mallrave që përbëjnë interesa komerciale ndërkombëtare”.

OEAK shton se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë parakusht kryesor për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe se masat aktuale janë në kundërshtim me thirrjet e aleatëve ndërkombëtar.

“Oda Ekonomike Amerikane dëshiron të rikujtojë se ka mbajtur vazhdimisht qëndrime të ngjashme në të kaluarën sa herë që janë vendosur barriera në tregti nga Kosova ndaj importeve nga vendet fqinje. Gjithashtu, ne kemi shprehur shqetësimet tona ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor sa herë që ato vendosin barriera për eksportet e Kosovës.

Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë parakusht kryesor për integrimin euroatlantik të Kosovës. Masat aktuale, për fat të keq, janë në kundërshtim me thirrjet e aleatëve ndërkombëtarë të Kosovës, të cilët bëjnë thirrje për marrëdhënie harmonike rajonale. Prandaj, Oda Amerikane thekson se normalizimi ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i kapërcen interesat bilaterale. Është një strategji thelbësore për çimentimin e stabilitetit rajonal dhe për të çuar përpara ambiciet e integrimit evropian”.

Në fund, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë kërkon veprime të shpejta dhe vendimtare që sipas tyre do të mbështesin rritjen ekonomike, prosperitetin dhe harmoninë rajonale.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës, më 14 qershor, ka marrë vendim për të shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë. Ky veprim pati ardhur pas arrestimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe.

Kryeministri Albin Kurti gjatë një konference për medie pati thënë se qëllimi i këtij vendimi është që të rritet kontrolli në kufij.

“Për arsye të sigurisë, si hap i menjëhershëm dhe i domosdoshëm janë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë, duke kufizuar qarkullimin dhe duke shtuar kontrollet ndaj automjeteve që vinë nga Serbia, sidomos ato transportuese”, pati thënë Kurti.

Në katër komunat në veri të Kosovës, që nga data 26 maj ka pasur zhvillime të njëpasnjëshme, serbët protestuan dhunshëm për disa ditë, ku tentuan të hyjnë më forcë në objektet e komunave.

Grupe kriminale serbe sulmuan ushtarë të KFOR-it, policë dhe ekipe të medieve. Zhvillimet e fundit në veri kanë nxitur reagime të ashpra nga ndërkombëtarët të cilët edhe kërkuan nga Qeveria e Kosovës të ulin tensionet.

 

 

Etiketa: eksporteKosovamasa

Lajme të lidhura

Revoltë në bastionin socialist, Poliçani djeg teserat e PS-së: Harram i paçi votat
Aktualitet

Revoltë në bastionin socialist, Poliçani djeg teserat e PS-së: Harram i paçi votat

22:21 - 30/07/26
Uncategorized

Pas tatuazhit për trajnerin, Cucurella heq dorë edhe nga kaçurrelat ikonike

14:20 - 30/07/26
Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!
Uncategorized

Nga kafeja te gazi e perimet, produktet që u shtrenjtuan më shumë në qershor

15:29 - 29/07/26
Para
Armando Subashi i jep 500 MLN lekë Yzedin Bozhajt për fasadën e një shkolle

Armando Subashi i jep 500 MLN lekë Yzedin Bozhajt për fasadën e një shkolle

Discussion about this post

TË FUNDIT

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea
Sport

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26

Edhe pa nisur sezoni i ri në Angli, një deklaratë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e tifozëve. Nana Kwaku Bonsam,...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com