GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Odiseja e Ervis Martinajt, nga “mbret i bixhozit” dhe lidhjet e forta me politikën e krimin

16:28 - 28/09/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 6 min
A A
Odiseja e Ervis Martinajt, nga “mbret i bixhozit” dhe lidhjet e forta me politikën e krimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbrëmjen e 10 gushtit 2022, familjarë të Ervis Martinajt, i njohur ndryshe dhe si “Mbreti” i lojërave të fatit, denoncuan në polici zhdukjen e tij. Ai ishte në “arrati” që prej 19 majit, kur Prokuroria e Posaçme dështoi ta ndalonte gjatë operacionit të koduar “Golden Bullet”. Ashtu si krerët e tjerë të tetë organizatave kriminale të akuzuara për krime të rënda, përfshi vrasje dhe porositje të ekzekutimeve me pagesë, Martinaj nuk u ndalua nga policia dhe prokuroria, që arritën të prangosin vetëm ata që cilësohen si ushtarë të drejtuesve të këtyre bandave. Hetimet e kryera bazuar në denoncimin e të afërmve të tij zbuluan se Martinaj qarkullonte i qetë në Shqipëri, duke frekuentuar edhe vende lehtësisht të aksesueshme nga kushdo në kryeqytet. Madje rezultoi se gjatë kohës që ishte në kërkim, ai përdorte si shofer dhe informator një efektiv të forcave operacionale të Policisë së Shtetit, Jeton Lamin, i cili u arrestua për “shpërdorim detyre”.

Menjëherë pas denoncimit të kryer nga familjarët e Martinajt, se prej 9 gushtit kishin humbur çdo kontakt me të, në media u servirën disa skenarë të mundshëm të ngjarjes – ku ngriheshin dyshime për inskenim të mundshëm të tij me qëllim që t’u shmangej goditjeve të bandave rivale dhe kërkimit ndërkombëtar; se mund të ishte rrëmbyer dhe ekzekutuar, duke u etiketuar si pikëmbërritje të fundit të 40-vjeçarit, Vlora, Shijaku apo Vora. Madje, u raportuan edhe skenarë me copëtim të trupit.

Policia dhe prokuroria kanë heshtur gjatë kësaj kohe, duke mos pasur një version zyrtar për ngjarjen. Ndërkohë si rrallë herë më parë, për fatin e mundshëm të Ervis Martinajt kanë folur dy eksponentët kryesorë të politikës shqiptare. Kryeministri, njëkohësisht kryetari Partisë Socialiste në pushtet, Edi Rama, ka dhënë disa deklarata. Pak javë më parë, gjatë prezantimit të drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, kryeministri Rama foli me tone kritike për policinë lidhur me pamundësinë për të pasur një version konkret për ngjarjen. “Policia e Shtetit, sot nuk di ta thotë akoma, ore u vra apo nuk u vra. Kush e ka penguar ta thotë?”, deklaroi Rama dhe kërkoi që drejtuesi i ri i Policisë së Shtetit, të sigurohej që “kjo dilemë të merrte fund sa më parë”. “Nëse i kërkuari është vrarë, ti thuhet publikut që ky është vrarë, nëse nuk është vrarë, të gjendet, të kapet dhe t’i jepet drejtësisë”, kërkoi Rama.

Një javë më parë, Rama ndryshoi qëndrim duke konfirmuar para gazetarëve se pak a shumë, dihej çfarë kishte ndodhur, por sipas tij, nuk mund të thuhej zyrtarisht, pasi kërkonte të ishte e provuar. Të njëjtën përgjigje dhanë në interesim të gazetarëve, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe Muhamet Rrumbullaku, të cilët këmbëngulën se do të flitet kur të ketë prova. Ndërsa kreu i pjesës së Partisë Demokratike, i rizgjedhur së fundmi nga e ashtuquajtura “Foltorja”, Sali Berisha pasi u shpreh se Ervis Martinaj ishte nga personat më të rëndësishëm në tregun e basteve, theksoi se pas eliminimit ose largimit të tij qëndron vëllai i kryeministrit, Olsi Rama. Sipas Berishës, Rama është njeriu në hije i basteve.

Ai e lidhi këtë deklaratë edhe me faktin se pas denoncimit për zhdukjen e Ervis Martinajt, kryeministri Rama deklaroi se do të rilegalizohej tregu i bixhozit. Martinaj njihet di person i afërt i drejtuesve të opozitës dhe dyshohet se një pjesë e të ardhurave që krijonte i kalonte në funksion të tyre. Këto dyshime janë ngritur pikërisht pas disa përgjimeve, që prokuroria i ruan me zell të madh, ku flitet se Martinaj ka folur me disa drejtues mediash, por edhe me politikanë të ndryshëm, deri te djali i ish-kryeministrit Berisha.

Megjithatë, pas afro një muaji e gjysmë, ende nuk ka një version përfundimtar për zhdukjen e “Mbretit” të lojërave të fatit, Ervis Martinaj dhe duket se policia dhe prokuroria nuk po arrijnë të gjejnë provat për të konfirmuar versionin e tyre, që po e mbajnë “sekret”.  Ose asnjëra nuk duan, duke pasur parasysh faktin se Martinaj lëvizte i lirshëm, ndërsa ishte person në kërkim. Këtë e vërteton fakti që gjatë kohës që ishte në kërkim, Martinaj kishte rrahur një person në qytetin e Laçit, por përsëri, policia nuk kishte mundur ta gjente.

I lindur në Burrel në vitin 1982, Ervis Martinajt dyshohet se është përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale në Tiranë. Para përplasjes së armatosur në ish-Bllok më 4 tetor 2018, ngjarje për të cilën u dënua nga gjykata e Tiranës, ai është hetuar për vrasjen e Enton Nikës në vitin 2015, por u shpall i pafajshëm për këtë ngjarje. Ndërkohë, Martinaj është dënuar katër herë për organizim lotarish të pa lejuara.

Ngjarja në lokalin Monopol në ish-bllok në vjeshtën e 2018-ës shënoi një kthesë në “karrierën” kriminale të Martinajt, ku nga agresor deri në ato momente – po kthehej në shënjestër. Në këtë ngjarje ai u plagos vetë, ndërkohë që u vra miku i tij, Fabian Gaxha, i cili u ekzekutua nga Mervjol Billo, truproja e Ervin Matës. Ishte hetimi për këtë ngjarje që zbuloi kontakte dhe komunikime të Martinajt me njerëz të politikës, biznesit dhe medies. Megjithatë, nuk pati konkluzione konkrete lidhur me këto lidhje që u identifikuan prej kontrollit të telefonit të tij celular, të sekuestruar pas ngjarjes në ish-bllok. Në gusht të vitit 2019 u ekzekutua një tjetër mik i Martinajt, Santiago Malko, ish-punonjës policie. Për këtë ngjarje u arrestua Blendi Teta, i cili është i vetmi i ndaluar, megjithëse janë shpallur në kërkim disa persona, të dyshuar si pjesëtarë të grupit kriminal të ashtuquajtur Klani Duka, që dyshohet se ka organizuar vrasjen e Malkos.

Së fundmi, më 17 korrik, Martinaj humbi edhe krahun e tij të djathtë, djalin e xhaxhait, Brilant Martinaj, i cili u vra në një atentat që u mori jetën edhe Diklen Vatës e Arbër Hoxhës. Dyshohet se Martinaj mund të jetë organizator i vrasjes së një personi të përfshirë në lojërat e fatit, pasi viktima i shiti pajisje kazinoje para se të fillonte operacioni ‘fundi i marrëzisë” në vitin 2013. Ai dyshohet se është konfliktuar dhe me një prej biznesmenëve më të mëdhenj shqiptarë, të cilin e ka sulmuar kohë më parë, por pa mundur t’i sjellë dëm të pariparueshëm.

Pikërisht një konflikt të tillë ka trajtuar pak ditë më parë në një shkrim të vetin, portali online “Eksluzive.al”. Në këtë shkrim trajtohet një konflikt i hershëm dhe i ashpër i Ervis Martinajt, me ndoshta biznesmenin më të madh në Shqipëri, Samir Manen. “Kujtojmë për lexuesit, se Samir Mane ka pasur të ndezur prej vitesh një konflikt me shumë të kërkuarin nga SPAK, Ervis Martinaj, konflikt që për pak sa nuk i mori jetën biznesmenit. Kjo përplasje mes biznesmenit dhe grupeve kriminale nuk është bërë publike, pasi për ngjarjen e rëndë heshti shteti, media, policia dhe prokuroria, e të gjithë në bashkëpunim tjetërsuan rrethanat e ngjarjes dhe vrasjen e oficerit gardist, i cili në atë kohë punonte si truproja e Samir Manes”, shkruhet mes të tjerave në këtë artikull.

Po ashtu, dyshohet se ka pasur konflikte për prona në bregdet, ndërsa së fundmi vrasësi me pagesë, Nuredin Dumani që është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë ka rrëfyer se Martinaj i kishte ofruar 500 mijë euro për të ekzekutuar Endrit Doklen, një prej krerëve të Bandës së Durrësit, i liruar pak kohë më parë nga qelia, megjithëse ishte dënuar me burgim përjetë. Ervis Martinaj e nisi biznesin e tij në vitin 2006 me një pikë servisi kompjuterësh ndërkohë që në vitet në vijim e shtriu aktivitetin e tij në tregun e bixhozit.

Në tetor të vitit 2011 ai themeloi kompaninë “King Casino” dhe në vitin 2012 e zgjeroi rrjetin me kompani të basteve sportive. Në vitin 2013 u regjistrua një kompani e tretë lojërash fati, “Eurovis”, në emër të nënës së Martinajt, ndërkohë që në vitin 2018, prokuroria kishte identifikuar nëntë kompani që dyshohej se i përkisnin atij dhe rrethit të ngushtë familjar. Tregu i bixhozit arrinte qindra miliona dollarë të deklarua çdo vit, derisa u ndalua nga qeveria më 1 janar 2019. Ndërkohë që tregu ilegal i kësaj industrie përllogaritet të jetë disa herë më i lartë, pavarësisht se në vitin 2013 u ndërmor nga qeveria një operacion kundër paligjshmërisë në këtë sektor.

Gjithë pistat e hedhura në media dhe ato të ngritura nga policia dhe politika deri tanimë, vetëm sa e kanë pështjelluar të vërtetën për fatin e Ervis Martinajt. Skenarët duket se favorizojnë, si Martinajn në rastin e inskenimit të mundshëm të zhdukjes së tij, ashtu edhe autorët në pistën e zhdukjes dhe eliminimit të mundshëm 40-vjeçarit, që duket se janë shumë të tillë të dyshuar, si nga bota e nëndheshme e krimit, biznesi, apo politika. Megjithatë, kryesorja mbetet politika. Sipas ekspertëve, eliminim pa lënë asnjë gjurmë, pa gjetur asnjë shenjë, vetëm politika e lidhur me krimin e organizuar dhe shërbimet sekrete, mund të kryejë.

Ajo që është më e dukshme është fakti se tashmë Ervis Martinaj e ka humbur kurorën e “Mbretit” të bixhozit dhe nëse qeveria do të rilegalizojë tregun e lojërave te fatit, atëherë një “Mbret” tjetër do ta marrë fronin në rrugë ligjore. Por pyetja që gëlon sot është: kush do jetë mbreti i ri i lojërave të fatit?!

Etiketa: berishadetajedjaliErvisMartinajkriminelekryesore2mbretiprokurori

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
“Kërcet” arma në sherrin mes shqiptarëve në Itali, një i plagosur rëndë

Bënte namin me grabitje në Itali e Spanjë, kapet "skifteri" shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com