GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Euro 2024

“Oferta” e Balliut për lojtarët e Spanjës: Nëse silleni mirë, hajdeni në plazhet e Shqipërisë

17:00 - 22/06/24
në Euro 2024, KRYESORE, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Oferta” e Balliut për lojtarët e Spanjës: Nëse silleni mirë, hajdeni në plazhet e Shqipërisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipërisë i duhen tre pikët në ndeshjen e fundit të Grupit B kundër Spanjës për të vijuar ëndrrën në Euro 2024.

Një mision i vështirë, por jo i pamundur sidomos për faktin se tashmë iberikasit e kanë siguruar kualifikimin për në 1/8-tat dhe ndaj kuqezinjve do të zbresin në fushë me linjat e dyta.

Në një intervistë për Marca, Ivan Balliu thekson se ndaj Spanjës do të jetë shumë e vështirë ndërsa shtoi se një rëndësi të veçantë do të ketë edhe leximi i ndeshjes dhe momenteve të saj.

“Nico Williams dhe Yamine Lamal janë të frikshëm, janë dy të “paturp” në fushën e lojës. Nuk rreshtin së kërkuar, insistuari. Ndoshta nuk ia dalin të të kalojnë në një apo dy raste, por të mbajnë në tension gjatë gjithë kohës sepse mbrojtësi e di që ata nuk dorëzohen.

Ndeshjen mes Italisë dhe Spanjës, e pashë me shokët e kombëtares. Ata më bënë shumë pyetje për lojtarët spanjollë, sidomos për Nico Ëilliams sepse Lamal e njohin pak më tepër. Por, ua bëra të qartë se çfarë niveli kanë këta dy lojtarë.

Nuk e di nëse mund të konsiderohet një avantazh që një pjesë e titullarëve nuk do të jenë nga minuta e parë me Shqipërinë, Spanja ka nivel shumë të lartë dhe ata të stolit nuk kanë diferenca. Aty ka emra si Dani Olmo, Ferran Torres apo Ayoze Perez. E patë sa punë i hapi Italisë ky i fundit?

Megjithatë, ne si Shqipëri na duhet vetëm fitorja, është e vetmja mënyrë për t’u kualifikuar pas dy ndeshjeve të para. Do të na duhet të rreshtohemi shumë mirë dhe t’i mbyllim hapësirat Spanjës, nuk duhet të mendojmë për një rezultat tjetër veç fitores, por duhet ta lexojmë ndeshjen në mënyrën e duhur.

Do t’i them presidentit të Federatës që nëse spanjollët sillen mirë në fushë, atëherë t’i ftojë të kalojnë disa ditë pushimi në plazhet spektakolare në jugun e Shqipërisë.

E dimë që do të jetë një sfidë e madhe për të mposhtur Spanjën, një nga skuadrat më të mira të Europianit. E sigurt është vetëm që do të fitojmë në tribuna, në të gjitha ndeshjet që kemi luajtur me kombëtaren kemi pasur një mbështetje të jashtëzakonshme. Mbështetja e tifozëve këtu në Gjermani është spektakolare”, u shpreh Balliu.

Etiketa: Euro 2024ivan balliuKryesore1

Lajme të lidhura

Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan
Sport

Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan

10:34 - 21/02/26
Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë
Breaking Views

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Para
Regjistrohen 35 mijë tifozë kuqezinj në sfidën me Spanjën në stadiumin e Dusseldorfit

Regjistrohen 35 mijë tifozë kuqezinj në sfidën me Spanjën në stadiumin e Dusseldorfit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan
Sport

Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan

10:34 - 21/02/26

Nazmi Gripshi tashmë është futbollisti më i ri i Rubin Kazan. Mesfushori me tipare sulmuesi nis kështu aventurën e tij...

Lexo më shumë
Rrëshqitje dherash dhe çarje masive të asfaltit në aksin Librazhd–Pogradec, ndalohet qarkullimi për mjetet e tonazhit të rëndë

Rrëshqitje dherash dhe çarje masive të asfaltit në aksin Librazhd–Pogradec, ndalohet qarkullimi për mjetet e tonazhit të rëndë

10:21 - 21/02/26
U dënua për lidhje me krimin dhe blerje votash, lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja

U dënua për lidhje me krimin dhe blerje votash, lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja

10:00 - 21/02/26
Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

09:56 - 21/02/26
Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është  klasifikuar si sekret

Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është klasifikuar si sekret

09:29 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com