GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Oj gra, luani shah! Ju e keni pushtetin…

11:22 - 01/10/22
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosova, adoleshentja që nuk po rritet, ndërsa krushqit pinë e këndojnë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Artan Fuga

Gjithmonë kam kujtuar se loja e shahut është një lojë e shpikur nga burrat, burrërore, që e luajnë burrat. Mbreti që sundon gjithçka, po ra ai, bie loja, kuajt thuhet jo pelat, torret, oficerët, mijëra ushtarë që sakrifikohen në fushën e betejës!

Vetëm një grua në lojë, mbretëresha!

Sot në mëngjes duke lexuar Ovidin, më shijoi kafja, shkrime të nja njëzet shekujve më parë, pra jo shumë larg, greko-romaku i mënçur më bindi, më hapi sytë, shahu më shumë është një lojë feministe, me qendër gruan!

Po që ka të drejtë!

Mbreti thotë Ovidi të gjithë lëvizjet i bën sepse është xheloz për mbretëreshën! Ka hall se mos ushtria kundërshtare i merr gruan! Për të sakrifikon ushtarë, bën të gjitha intrigat e fshehta, sulmon, mbrohet. Aty e ka mendjen. Iku mbretëresha si Helena e Trojës, vate mbretëria!

Mbreti mbaron nëse mbretëreshën ja marrin.

Mbreti i shkretë emrin ka të madh, por lëvizjet i ka të kufizuara, një hap rreth e rrotull fronit të vet. Gjithandej e kërcënojnë. Ajo që e mbron është mbretëresha! Ajo e ka dorën e gjatë. Sa në sulm sa në mbrojtje, godet larg si me shigjeta inati, hakmarrjeje. Me gjyle zjarri kërcënon mbretin kundërshtar.

Ka edhe besnikëri madje. Kur është shah – sheh, pra të vdesi o ajo o mbreti, ajo shkon në ferr për mbretin. E ka një prapamendim edhe aty! Shpreson se po qe gjallë mbreti beteja vazhdon, dhe ndonjë ushtar trim, i dashuruar marrëzisht pas saj do të vdesi duke u ringjallur si mbretëreshë, pra shpirti i saj do të mishërohet përsëri te trupi i ndonjë ushtari.

Do ringjallet!

Mbretëresha e lidh në një dorë e shpirt ushtrinë e vet, mbreti është pak si budalla.

Ushtarët nuk kërkojnë gjë tjetër veçse të vdesin duke shkuar në vijën e fundit të ushtrisë armlike për të ngjallur mbretëreshën e martirizuar, vdesin për t’u ngjallur si mbretëreshë!

Cfarë vetëmohimi!

Ka të drejtë Ovidi, është lojë femrash, gjithë intrigat, fuqitë, dorën e gjatë, sa sulmin aq mbrojtjen, adhurimin e ushtrisë për një femër, ajo që e mban pushtetin e burrit të vet që nuk ka veçse emrin, ky është shahu, plot inate, hakmarrje, negocime, intriga të fshehta, traktativa, të gjitha punë femrash mbretëresha!

Prandaj Ovidi u bënte thirrje grave!!! Si ta përkthej nga latinishtja në tironse?

Luni luni shah mi gra!

Mbreti veç emrin ka!

Pushtetin e ka femra, po lexoj te Ovidi!

Etiketa: Fugashah

Lajme të lidhura

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…
OP-ED

I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…

14:41 - 13/02/26
Para
Statistikat, skuadra e Superligës me më shumë prekje topi në zonë

Derbi Partizani-Tirana: Sa bileta janë shitur dhe ku mund t'i blini

Discussion about this post

TË FUNDIT

Misioni faktmbledhës i Partive Popullore Europiane shkon në selinë e PD, takim me Berishën
Aktualitet

Misioni faktmbledhës i Partive Popullore Europiane shkon në selinë e PD, takim me Berishën

10:40 - 25/02/26

Një mision faktmbledhës i Partia Popullore Evropiane (PPE) ka shkuar sot në selinë e Partia Demokratike. Delegacioni i PPE do...

Lexo më shumë
Përmbyset në zonën e Porto Romanos kamioni i ngarkuar me gurë

Përmbyset në zonën e Porto Romanos kamioni i ngarkuar me gurë

10:27 - 25/02/26
Këlliçi: Të gjitha institucionet nën varësinë e Belinda Ballukut janë nën hetim

Këlliçi: Ku shkuan afro 4 miliardë euro në dorën e Ballukut për 2 vite, të bashkohemi kundër hajdutërisë

10:12 - 25/02/26
U dëmtua nga rrëshqitja e tokës dhe bllokoi rrugën, shembet ura në Dragostunjë

U dëmtua nga rrëshqitja e tokës dhe bllokoi rrugën, shembet ura në Dragostunjë

09:59 - 25/02/26
Lirohen 6 banorët protestues të Rrjollit/ Qytetari: Jam arrestuar 10 herë, tokën do e mbrojmë me çdo çmim

Lirohen 6 banorët protestues të Rrjollit/ Qytetari: Jam arrestuar 10 herë, tokën do e mbrojmë me çdo çmim

09:55 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com