GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

OKB cakton ekspert të posaçëm për të shqyrtuar abuzimet me të drejtat e njeriut në Rusi

15:28 - 07/10/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
OKB cakton ekspert të posaçëm për të shqyrtuar abuzimet me të drejtat e njeriut në Rusi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Organi më i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut mori sot vendim të emërojë një ekspert të pavarur për të intensifikuar më tej shqyrtimin e çështjeve që lidhen me respektimin e të drejtave të njeriut në Rusi. Vendimi vjen mes rritjes së arrestimeve arbitrare, goditjes së zërave kundërshtarë e kufizimeve ndaj fjalës së lirë, për shkak të luftës në Ukrainë.

Propozimi i miratuar me 17 vota pro, 6 kundër dhe 24 abstenime, u paraqit në Këshillin e të Drejtave të Njeriut javën e kaluar nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian, me përjashtim të Hungarisë. Pak para votimit në Gjenevë, grupi rus i të drejtave të njeriut ‘Memorial’, u shpall bashkëfitues i çmimit Nobel për Paqen për vitin 2022.

Në propozim paraqitej shqetësimi për mbylljet masive e të detyruara të mediave të pavarura, organizatave joqeveritare dhe grupeve opozitare në Rusi.

Eksperti i posaçëm do të shqyrtojë rastet e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Rusi, duke u mbështetur pjesërisht në ndihmën e grupeve dhe aktivistëve rusë, që ndodhen brenda, apo jashtë Rusisë.

Më parë Këshilli caktoi një Komision Hetimor, niveli më i lartë i kontrollit që ushtron ky organ i OKB-së, për të trajtuar çështjet e abuzimit me të drejtat e njeriut të lidhura me luftën e Rusisë në Ukrainë.

Qeveria ruse ka ndërmarrë një sërë masash për t’iu kundërvënë kundërshtimeve të brendshme lidhur me luftën, përfshirë miratimin e një ligji që i konsideron vepra penale përhapjen e atyre që i quan lajme të rreme në raport me ushtrinë ruse.

Deri në fillim të këtij viti Rusia ishte anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut, por ajo e pezulloi pjesëmarrjen e saj në këtë organ ndërsa Asambleja e Përgjithshme e OKB-së po ndërmerrte hapa t’i hiqte statusin e vendit anëtar, për shkak të sulmit në Ukrainë. E premtja shënoi ditën e fundit të seancës së vjeshtës për Këshillin. Një ditë më parë, vendet anëtare hodhën poshtë një propozim, të paraqitur fillimisht nga Shtetet e Bashkuara si dhe disa vende të tjera perëndimore, për zhvillimin e një debati mbi dyshimet për abuzim me të drejtat e njeriut në rajonin perëndimor të Kinës, në Xinjiang./ VOA

Etiketa: okbRusi

Lajme të lidhura

U kap me 8 kg kokainë, arrestohet i riu shqiptar në Itali
Aktualitet

Goditet rrjeti i trafikut të kokainës në Itali, rejtohej nga shqiptarë dhe menaxhohej nga Shqipëria

15:21 - 10/02/26
Aksident tragjik në Itali/ Makina përplaset me kamionin e mbeturinave, humb jetën 33-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Aksident tragjik në Itali/ Makina përplaset me kamionin e mbeturinave, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

13:32 - 10/02/26
Emri i tij përmendet 43 herë! Kush është shqiptari me mbiemër Berisha në dosjen ‘Epstein’?
Aktualitet

Emri i tij përmendet 43 herë! Kush është shqiptari me mbiemër Berisha në dosjen ‘Epstein’?

12:25 - 10/02/26
Para
“Zoti të bekoftë”/ Del FOTO, Ervis Martinaj duke u puthur me ish-missin për ditëlindje?

“Zoti të bekoftë”/ Del FOTO, Ervis Martinaj duke u puthur me ish-missin për ditëlindje?

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kam marrë ilaçe çdo ditë”/ Rrëfimi i Etrit Berishës: Nuk e di çfarë do bëj, nëse mjeku më thotë të…
Breaking Views

“Kam marrë ilaçe çdo ditë”/ Rrëfimi i Etrit Berishës: Nuk e di çfarë do bëj, nëse mjeku më thotë të…

22:54 - 10/02/26

Etrit Berisha po mendon seriozisht të ardhmen e tij te Hacken, me mundësinë e një largimi që tashmë nuk përjashtohet....

Lexo më shumë
Berisha viziton deputetin Nallbati në Spitalin e Traumës: Goditje me urdhër politik

Berisha viziton deputetin Nallbati në Spitalin e Traumës: Goditje me urdhër politik

22:42 - 10/02/26
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

22:30 - 10/02/26
Imuniteti i Ballukut, reagon Ambasada e SHBA: Pavarësia e drejtësisë, thelbësore për bashkëpunimin me Shqipërinë

Imuniteti i Ballukut, reagon Ambasada e SHBA: Pavarësia e drejtësisë, thelbësore për bashkëpunimin me Shqipërinë

21:32 - 10/02/26
Protesta e opozitës, policia tërheq zvarrë disa protestues për t’i shoqëruar në komisariat

Protesta e opozitës, policia tërheq zvarrë disa protestues për t’i shoqëruar në komisariat

21:03 - 10/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com