GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

OKB: COVID-19 ka rritur dhunën ndaj grave në shtëpi dhe hapësirat publike

08:47 - 25/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
OKB: COVID-19 ka rritur dhunën ndaj grave në shtëpi dhe hapësirat publike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sipas një raporti të ri të OKB-së, pandemia e COVID-19 e ka keqësuar gjendjen e sigurisë së grave në shtëpitë e tyre dhe në hapësirat publike. Raporti i përgatitur nga zyra e Kombeve të Bashkuara për gratë, UN Women, arrin në përfundimin se 1 ndër 2 gra pranon se ajo vetë ose një grua që njeh ka pësuar dhunë gjatë pandemisë.

Raporti tregon se ndjenja e sigurisë tek gratë është tkurrur, duke sjellë pasoja të rënda negative për mirëqenien e tyre mendore dhe emocionale. Raporti vjen në prag të fillimit të 16 ditëve aktivizmi global kundër dhunës me bazë gjinore, nga 25 nëntori deri më 10 dhjetor.
Drejtoresha Ekzekutive e UN Women, Sima Bahous thotë se kriza globale e dhunës kundër grave rëndohet kur ka kriza të tjera.
“Konflikti, fatkeqësitë natyrore të lidhura me klimën, pasiguria ushqimore dhe shkeljet e të drejtave të njeriut, të gjitha kontribuojnë që gratë dhe vajzat të jetojnë me një ndjesi rreziku, madje edhe në shtëpitë, lagjet ose komunitetet e tyre”, tha ajo.

Shifrat për Shqipërinë

Shqipëria ishte një nga 13 vendet e përfshira në raport. 29 për qind e të anketuarave tha se ajo vetë ose një grua që njeh ka pësuar dhunë gjatë pandemisë.
16 për qind e grave në Shqipëri ndihen më pak të sigurta në shtëpi, ndërsa janë rënduar konfliktet brenda familjeve. 5 për qind përjetuan dhunë fizike ose njohin dikë që është dhunuar fizikisht që kur filloi pandemia. 10 për qind përjetuan ose njohin dikë që përjetoi dhunë verbale, ndërsa 8 për qind përjetuan ngacmime seksuale. Por, këto shifra janë më të ulëta sesa ato të disa vendeve të tjera, më shumë se gjysma e grave (53 për qind) raportuan se kanë përjetuar ose njohin dikë që ka përjetuar një formë dhune në përgjithësi.
22 % etë anketuarave në Shqipëri thonë se ndihen më pak të sigurta kur ecin vetëm natën që nga fillimi i pandemisë. 45 % raportojnë se shëndeti i tyre mendor dhe emocional është përkeqësuar gjatë pandemisë. Dhe 62 për qind e të anketuarave në Shqipëri thotë se ndjehet të pasigurta në shtëpi dhe njëkohësisht kanë pasiguri ushqimore.

Etiketa: Covid19dhuna ndaj graveokbPandemia

Lajme të lidhura

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Para
“Duhen hapur kapitujt e parë”, koalicioni në Gjermani! Çfarë thuhet për Shqipërinë

“Duhen hapur kapitujt e parë”, koalicioni në Gjermani! Çfarë thuhet për Shqipërinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com