GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

OKB: Hakerat financojnë programet atomike të Koresë së Veriut

09:22 - 09/02/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
OKB: Hakerat financojnë programet atomike të Koresë së Veriut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, Koreja e Veriut ka fituar vitin e kaluar nga kriminaliteti kibernetik më shumë se vitet e tjera, pikërisht me minimumin e 630 milionë dollarëve amerikanë. Kjo tregon se viti 2022 ka qenë atje “vit me rezultate rekord në vjedhjen e pasurive virtuale”, thuhet në një raport ekspertësh të OKB-së, bërë publik vetëm për njerëz të besuar, raport që ka mundur ta ketë dorë edhe agjencia gjermane e lajmeve, dpa.

Gjashtë vitet e kaluara, hakerat e futur në lojë nga qeveria kanë grabitur online gjithsej 1,2 miliardë dollarë. Paratë, që shpesh ruhen në mënyrë anonime si monedhë kripto, përdoren për financimin e armëve atomike dhe programit të raketave të Koresë së Veriut, të cilin sundimtari Kim Jong Un, ka vazhduar ta zhvillojë më tej.

Duke shkelur rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ky vend i izoluar ndërkombëtarisht, ka lëshuar në vitin 2022 të paktën 73 raketa balistike, 42 prej të cilave në katër muajt e fundit të vitit.Po ashtu janë vazhduar punimet në impiantin nëntokësor atomik në Punggye.

Gjithnjë të sofistikuar

Sulmet kibernetike të Koresë së Veriut bëhen mes të tjerash nga grupi shtetëror i hakerave “Lazarus” dhe nëngrupet e tij. Gjithnjë vërehen sulme të sofistikuara ransomwar. Gjatë këtyre sulmeve hakerat ndërhyjnë në sistemet kompjuterike, marrin në duar kontrollin dhe bllokojnë përdoruesit e ligjshëm. Zakonisht bëhet kodimi i të dhënave dhe pasi paguhet një shumë e caktuar parash, ato lihen sërish të lira.

Sipas raportit të OKB, një metodë tjetër që përdorin hakerat është infektimi me software dëmtues i organizatave që janë aktive në biznesin me kripto-monedhat, për të arritur në kapjen e transferimit të parave.

Përveç kësaj grupi i hakerave ka regjistruar në kuadër të fushatës, domains të falsifikuar që imitojnë bankat me emër dhe firmat e kapitalit sipërmarrës, thuhet më tej. Koreja e Veriut ka bërë po ashtu përpjekje që të vjedhë nëpërmjet sulmeve phishing, të ashtuquajturat NFTs (“Non-fungible Token”). Me anë të tyre, përmbajtjet digjitale mund të pajisen me një çertifikatë të këmbyeshme dhe të markohen si përmbajtje origjinale, gjë që bën që vlera e tyre të rritet shumë./DW

 

Etiketa: HakeraKoreokb

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
“Mësoni nga historia”/ Papa i bën thirrje botës për kërcënimet bërthamore

Tërmeti tragjik në Turqi dhe Siri, Papa bën thirrje për ndihmë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com