GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

OKB: Ja sa civilë kanë vdekur në Ukrainë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
OKB: Ja sa civilë kanë vdekur në Ukrainë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi të martën se 8,500 civilë janë vrarë në Ukrainë, që kur Rusia nisi sulmin në shkallë të gjerë në këtë vend. Por shifra mendohet të jetë shumë më e lartë.

Në një deklaratë të zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, thuhej gjithashtu se më shumë se 14,000 civilë të tjerë janë plagosur.

Sipas agjencisë shifrat besohet të jenë dukshëm më të larta dhe pengesë është bërë marrja e informacionit nga disa zona ku konflikti vazhdon të jetë intensiv. Në njoftim përmendeshin qytete si Mariupoli në rajonin e Donjeckut, Lysychansk, Popasna dhe Sievierodonetsk në rajonin e Luhanskut, ku ka pretendime për një numër të madh viktimash në mesin e civilëve.

Sipas OKB-së, në nëntë ditët e para të muajit prill u konfirmuan 44 civilë të vrarë. Të gjitha rastet, përjashtuar njërin, ishin si pasojë e lëndëve shpërthyese me rreze të gjerë veprimi.

Moska dhe Kievi shkëmbejnë të burgosur

Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer së fundmi më shumë se 200 ushtarë të kapur rob. Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur të hënën se kishte marrë 106 ushtarë të saj, ndërsa Andriy Yermak, shefi i shtabit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha se Rusia kishte liruar 100 të burgosur ukrainas.

Në asnjërin prej njoftimeve nuk jepeshin detaje se si ishte kryer shkëmbimi i të burgosurve. Zoti Yermak shkruante në rrjetin social Telegram se disa nga ushtarët ukrainas vuanin nga plagë e sëmundje të rënda. Ai shtonte se shkëmbimi i fundit i të burgosurve, pas 14 muajsh luftë, nuk ishte i lehtë, por nuk dha detaje të mëtejshme. Shkëmbimi i të burgosurve është një nga fushat e pakta të bashkëpunimit mes Ukrainës dhe Rusisë.

Shtabi Koordinues i Ukrainës për trajtimin e të burgosurve të luftës pretendoi se pothuajse gjysma e ushtarëve të kthyer, mes tyre 80 burra dhe 20 gra, kanë pësuar lëndime të rënda, janë të sëmurë, ose janë torturuar, por pa ofruar prova mbi këto pretendime.

Sipas medias ukrainase një prej të burgosurave që u shkëmbye, është Valeriia Karpilenko, një ushtarake që ndihmoi në mbrojtjen e fabrikës së çelikut të Azovstalit në Mariupol. Majin e vitit të kaluar, ajo u martua me një ushtar ukrainas në bodrumin e fabrikës, ndërsa ishin të rrethuar nga forcat ruse. Bashkëshorti i saj u vra tre ditë më vonë. Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur se ushtarët rusë të liruar ishin nisur me avionë ushtarak drejt Moskës për trajtim mjekësor dhe rehabilitim. /Voa/

Etiketa: CiviletUkraine

Lajme të lidhura

Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend
Botë

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi
Botë

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur
Aktualitet

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur

11:58 - 30/09/26
Para
Berisha pret në selinë e PD deputetin Henry Smith

Berisha pret në selinë e PD deputetin Henry Smith

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin
Aktualitet

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin

18:29 - 01/10/26

Një aksident tragjik është shënuar në aksin rrugor Fushë-Krujë–Tiranë, në afërsi të fshatit Larushk, ku një 23-vjeçar me shtetësi egjiptiane...

Lexo më shumë
Në vend të Tajvanit do të ngrihet kullë, Rama miraton projektin pas konkursit

Në vend të Tajvanit do të ngrihet kullë, Rama miraton projektin pas konkursit

18:19 - 01/10/26
Presidenti grek Tasoulas, akuza në bllok ndaj popullsisë çame! Paralajmërime Shqipërisë për integrimin në BE

Presidenti grek Tasoulas, akuza në bllok ndaj popullsisë çame! Paralajmërime Shqipërisë për integrimin në BE

18:07 - 01/10/26
Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26
Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

16:11 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com