GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

OKB ngre alarmin: Dhuna ndaj fëmijëve në vitin 2023 ishte në nivele ekstreme

09:44 - 12/06/24
në Bota
Kohë leximi: 1 min
A A
OKB ngre alarmin: Dhuna ndaj fëmijëve në vitin 2023 ishte në nivele ekstreme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dhuna ndaj fëmijëve gjatë konflikteve të armatosura arriti nivele ekstreme në vitin 2023, veçanërisht në Rripin e Gazës dhe Sudan, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara të marrë nga AFP të martën që rendit forcat e armatosura izraelite, Hamasin dhe palët ndërluftuese në Sudan në “listën e turpit”.

“Në vitin 2023, dhuna që përfshin fëmijët në konflikte të armatosura arriti nivele ekstreme, një rritje tronditëse prej 21% në shkelje të rënda”, thotë raporti vjetor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, që do të publikohet zyrtarisht nesër të enjten, duke theksuar se të dhënat në Gaza janë ende të paplota.

Raporti citon 30,705 shkelje të verifikuara të kryera nga agjencitë e OKB-së vitin e kaluar, duke përfshirë 5,301 vrasje, 6,348 plagosje, 8,655 rekrutime të detyruara dhe përdorime të tjera të fëmijëve nga palët ndërluftuese, 5,205 refuzime të aksesit në ndihmë humanitare dhe 4,356 rrëmbime.

“Ne kurrë nuk kemi verifikuar kaq shumë shkelje ndaj fëmijëve sa vitin e kaluar”, i tha AFP një zyrtar i OKB-së në kushte anonimiteti, duke shtuar se shifra përfshin më shumë se 2,000 shkelje të kryera në të kaluarën, por të konfirmuara në 2023.

Çdo vit, me kërkesë të Këshillit të Sigurimit, Sekretari i Përgjithshëm i paraqet atij një raport mbi shkeljet e të drejtave të fëmijëve (nën 18 vjeç) në rreth 20 zona lufte në nivel ndërkombëtar, me anekse që detajojnë shkeljet – vrasjet, plagosjet, gjymtimet e fëmijët, rekrutimi i detyruar, rrëmbimet, rastet e dhunës seksuale dhe “lista e turpit”, ku emërohen përgjegjësit.

Etiketa: dhuna ndaj femijeve

Lajme të lidhura

Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA
Bota

Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA

19:03 - 17/03/26
Pakistani i shpall luftë Afganistanit, bombardime masive dhe kërcënime për të shtypur talebanët
Bota

Pakistani i shpall luftë Afganistanit, bombardime masive dhe kërcënime për të shtypur talebanët

08:33 - 27/02/26
SHBA ngre tonet: Trump shpall “Hemisferën tonë”, DASH paralajmëron kundër çdo kërcënimi
Bota

SHBA ngre tonet: Trump shpall “Hemisferën tonë”, DASH paralajmëron kundër çdo kërcënimi

21:07 - 05/01/26
Para
Kosova feston 25 vjetorin e çlirimit, por jo si festë zyrtare

Kosova feston 25 vjetorin e çlirimit, por jo si festë zyrtare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com