GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

OKB: Po vjen “El Nino”, bota të përgatitet për temperatura rekord

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
OKB: Po vjen “El Nino”, bota të përgatitet për temperatura rekord
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bota duhet të përgatitet për kalimin e rrymës së ngrohtë “El Nino”, e cila do të rrisë temperaturat në nivele rekord këtë vit.

Një njoftim i tillë vjen nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

“Zhvillimi i këtij fenomeni klimatik me shumë gjasa do të çojë në një kulm të ri të ngrohjes globale dhe do të rrisë mundësinë e mposhtjes së niveleve të temperaturës të regjistruara deri më tani”.

Kështu tha Petteri Taalas, kreu i Organizatës Botërore Meteorologjike të Kombeve të Bashkuara.

Sipas vlerësimeve, ka 60% mundësi që fenomeni të formohet në periudhën maj-korrik, 70% midis qershorit dhe gushtit dhe 80% midis korrikut dhe shtatorit.

“El Nino” është një fenomen klimatik i ngrohtë i Paqësorit tropikal qendror dhe lindor, deri në brigjet e Perusë dhe Ekuadorit. Përsëritet në intervale nga 2 deri në 7 vjet dhe zgjat 9 deri në 12 muaj.

Ai sjell valë të nxehti, thatësira dhe përmbytje në pjesë të ndryshme të botës. Në mënyrë të veçantë, reshjet e shiut në pjesë të Amerikës së Jugut, jugut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bririt të Afrikës dhe Azisë Qendrore, dhe kriza ujore mbi Australi, Indonezi dhe pjesë të Azisë Jugore.

“El Nino” në verë ushqen uraganet në Paqësorin lindor-qendror dhe i mban ata mbi Atlantik. Fenomeni i kundërt, i quajtur “La Nina”, është ftohja e së njëjtës zonë të Paqësorit tropikal qendror dhe lindor. Gjatë tre viteve të fundit, “La Nina” e ka përsëritur vazhdimisht veten.

Sipas Organizatës Botërore të Meteorologjisë, viti më i nxehtë që kur ka të dhëna shkencore ka qenë 2016, për shkak të efektit të kombinuar të një fenomeni shumë të fuqishëm dhe ngrohjes globale të shkaktuar nga njeriu.

“El Nino mund të sjellë lehtësim nga thatësira në Bririn e Afrikës, por gjithashtu mund të shkaktojë ngjarje më ekstreme të motit”, tha Taalas.

Etiketa: nxehteokb

Lajme të lidhura

Ekzekutohet gazetari në Kosta Rikë, kishte denoncuar lidhjet e politikanëve me kartelet e drogës
Botë

Ekzekutohet gazetari në Kosta Rikë, kishte denoncuar lidhjet e politikanëve me kartelet e drogës

15:01 - 17/11/26
Estonia përgatit planin për të përballuar një pushtim rus, qeveria do të drejtohet nga jashtë vendit
Botë

Estonia përgatit planin për të përballuar një pushtim rus, qeveria do të drejtohet nga jashtë vendit

15:01 - 16/11/26
Grabitën 20 vila luksoze në Spanjë, operacioni “Çorapja” fundos bandën e shqiptarëve
Aktualitet

Grabitën 20 vila luksoze në Spanjë, operacioni “Çorapja” fundos bandën e shqiptarëve

14:36 - 16/11/26
Para
Dosja e plotë e ekzekutimit të Nikulajt, detajet e ngjarjes së rëndë

Dosja e plotë e ekzekutimit të Nikulajt, detajet e ngjarjes së rëndë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia bllokon tubimin, FNSH dhe “Shqiponjat” rrethojnë qytetarët në Bulevard, shoqërohen disa protestues
Breaking Views

Policia bllokon tubimin, FNSH dhe “Shqiponjat” rrethojnë qytetarët në Bulevard, shoqërohen disa protestues

19:29 - 17/11/26

Protesta e zhvilluar këtë të martë para Kryeministrisë është shoqëruar me tensione mes qytetarëve dhe forcave të policisë. Tubimi nisi...

Lexo më shumë
Kërkohej nga Italia, gjykata spanjolle liron shqiptarin e arrestuar për drogë

Kërkohej nga Italia, gjykata spanjolle liron shqiptarin e arrestuar për drogë

19:29 - 17/11/26
Plan për ekzekutimin e një bizmesmeni grek, 4 shqiptarët u paguan nga Irani

Plan për ekzekutimin e një bizmesmeni grek, 4 shqiptarët u paguan nga Irani

19:12 - 17/11/26
Duka: Shqipëria synon EURO 2028, besoj te kjo skuadër dhe duam të luftojmë për kualifikimin

Duka: Shqipëria synon EURO 2028, besoj te kjo skuadër dhe duam të luftojmë për kualifikimin

18:57 - 17/11/26
“Jam i mbrojtur nga shteti, ministrit dhe gjykatësve u jap rrogë”/ Mesazhet në SKY ECC të grupit Çopja-Çela për 12 ton kokainë

“Jam i mbrojtur nga shteti, ministrit dhe gjykatësve u jap rrogë”/ Mesazhet në SKY ECC të grupit Çopja-Çela për 12 ton kokainë

18:56 - 17/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com