GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dosja “Partizani”, ish-ministri Oketa në seancë: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
Dosja “Partizani”, ish-ministri Oketa në seancë: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, gjatë dëshmisë së tij për dosjen “Partizani” ka deklaruar se fillimisht ka qenë zëvendëskryeministër, më pas ministër i Mbrojtjes, ndërsa në periudhën 2009-2012 ka ushtruar edhe detyrën e deputetit. Në lidhje me Klubin Partizani, Oketa tha se nuk ka pasur asnjë interes të veçantë për Ministrinë e Mbrojtjes.

Lidhur me interesimin për pronën, ai tha se çështja i kishte mbërritur në tavolinë si një praktikë e plotësuar dhe sipas dokumentacionit, prona u takonte pronarëve dhe ishin kryer edhe pagesat përkatëse. I pyetur se kush e kishte në inventar pronën, Oketa deklaroi se nuk i kujtohej emri i saktë i drejtorisë përgjegjëse, por sqaroi se bëhej fjalë për një strukturë që ekziston ende edhe sot.

Gjatë dëshmisë së tij, ish-ministri shtoi se edhe aktualisht Ministria e Mbrojtjes nuk disponon një inventar të plotë të pronave. Ai tha më tej se kishte pasur kundërshtime nga disa ushtarakë, por theksoi se kishte udhëzuar ndjekjen e procedurave ligjore pas përgjigjes së marrë nga Këshilli i Ministrave.

Diskutimet në sallë:

SPAK: Kur ke qenë ministër i Mbrojtjes dhe çfarë funksionesh ke pasur?

Oketa: Kam qenë zëvendëskryeministër, më pas mora detyrën e ministrit të Mbrojtjes. 2009-2012 kam qenë deputet i Kuvendit.

SPAK: Çfarë ishte Klubi Partizani në raport me Ministrinë e Mbrojtjes?

Oketa: Në kujtesën time, Klubi Partizani ka pasur zero interes për Ministrinë e Mbrojtjes. S’më kujtohet të kishte interes të veçantë. Në dijeninë time administrohej nga persona privatë. Pothuajse në asnjë nga diskutimet apo mbledhjet nuk mbaj mend të ketë pasur një zë që ky klub të zinte një vend të veçantë në Ministrinë e Mbrojtjes.

SPAK: Në kohën kur ishe ministër i Mbrojtjes ke nisur zbatimin e VKM-së së qeverisë për klubin.

Oketa: Kam qenë ministër i Mbrojtjes dhe jo ministër i Sportit. Nuk kishte vend të veçantë për ne, sepse nuk ishte një vend që mund të përdorej për Ministrinë e Mbrojtjes. Klubi Partizani, në kujtesën time, ka qenë një klub privat. Unë as e kam konsideruar fare. Një institucion kulturor nuk e bën godina, por puna.

SPAK: Jeni interesuar për pronën, duke qenë se ishte në varësinë tuaj?

Oketa: Për herë të parë në tavolinën time kjo çështje më ka ardhur në zyrë. Praktika ishte që ajo pronë ishte e pronarëve. Praktika ishte e plotë dhe ata kishin bërë edhe pagesën. Nuk kisha asnjë arsye pse ta mbaja atë pronë në varësi.

SPAK: Kush e kishte në inventarizim?

Oketa: Emri i saktë s’më kujtohet, i drejtorisë, por është një drejtori që ekziston edhe sot e kësaj dite.

Oketa: Edhe sot, nëse shikoni faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, keni një sektor ku flitet për pronat dhe ne ende dhe sot nuk kemi një inventar të pronës. Kishte ushtarakë që e kundërshtonin, meqë kishte ardhur përgjigjja nga Këshilli i Ministrave, atëherë unë u kam dhënë direktivën që të ndiqen të gjitha procedurat ligjore në fuqi, për sa kohë pronarët me dokumenta të shtetit lidhur me këtë çështje. E theksoj edhe një herë: nuk ka pasur interes për Ministrinë e Mbrojtjes.

SPAK: A keni pasur përfaqësues të Ministrisë kur është bërë vlerësimi?

Oketa: Unë nuk kujtoj të kem autorizuar ndonjë ushtarak në lidhje me këtë çështje. Kanë kaluar 18 vjet nga ajo kohë, por nëse keni ndonjë dokument me firmën time, unë jam i gatshëm t’i dal për zot. Ministria e Mbrojtjes ka pasur 12 mijë veta personel, civil dhe ushtarak. Nëse ju pretendoni që ministri duhet të kujdeset për çdo gjë, atëherë stafi duhet të ikë në shtëpi. Futem tek ato politika që kam firmosur shumë delegime kompetencash, mund t’i shikoni tek dokumentat.

SPAK: Urdhrin që keni firmosur që ta dorëzonte komanda mbështetëse, jeni njohur me ndonjë dokument?

Oketa: Çdo person që ka pasur për detyrë për të ndjekur këtë praktikë ka firmosur dhe në fund ka ardhur tek unë. Pas vitit 1990 shumë prona të Ministrisë së Mbrojtjes dolën të tepërta dhe shumë prona dalin nga plani i përhapjes sepse nuk i duhen ushtrisë. Edhe në këtë rast është ndjekur e njëjta praktikë. Nuk është e vetmja pronë që është kthyer, sepse kur prona del nga plani i përhapjes, shteti e përdor për interesa të tij nëse nuk ka pronarë.

Oketa: Historia e Ministrisë së Mbrojtjes nuk fillon kur u bëra ministër. Prona në fjalë ka qenë jashtë planit të përhapjes, në dijeninë time. Nuk arrij ta kuptoj sensin e pretendimeve. Gjeneral Qirjazi dha urdhër për ngritjen e grupit të punës, çështja e regjistrimit nuk është punë e ministrit.

SPAK: Pse nga komanda mbështetëse dhe jo një përfaqësues i Ministrisë?

Oketa: Unë jua thashë: kthejuni pronarëve, jo nuk jua thashë unë, jua tha ligji. Po jua theksoj, është edhe sot e njëjta praktikë. Është përdorur i njëjti standard për trajtimin me të njëjtin seriozitet dhe përkushtim.

SPAK: E keni takuar Vladimir Qirjazin për këtë çështje?

Oketa: Do ta vazhdoj dhe sot e kësaj dite pse komanda mbështetëse. Unë nuk bëj pjesë tek ata njerëz që i dinë të gjitha, prandaj ministri ka edhe këshilltarë. Nëse gjeneralët shqiptarë janë për të mbajtur yje mbi shpatulla dhe asnjë përgjegjësi, atëherë është problemi i tyre. Ka pasur takime të herëpashershme me Gjeneral Qirjazin; kemi qenë prezent herë me njerëz të tjerë dhe herë vetëm, por nuk e kuptoj sensin e pyetjeve.

Oketa: Unë e kam urdhëruar me shkrim firmosjen. Nuk ka rëndësi nëse duhet të firmoste Qirjazi apo jo. Unë nuk mbaj mend t’i kem thënë që firmos, se kështu më është kërkuar edhe mua. Unë kujtoj që i vetmi debat ishte se prona nuk ishte regjistruar. Për aq kohë sa shkëmbimet e shkresave kanë vijuar dhe gjenerali ngriti grupin e punës, urdhri ka qenë i saktë; intensitetin e zërit dhe nivelin e zërit nuk e kujtoj. Nuk di sa kam qenë unë ministër, gjeneralit t’i ketë hyrë gjemb në këmbë.

SPAK: Besnik Dervishin ku e keni njohur dhe si?

Oketa: Zoti Dervishi është inxhinier ndërtimi, i kam njohur në marrëdhënie pune. Pasi kalova ministër, unë i kam kërkuar që të bëhej drejtor kabineti. Kur ishte drejtor nuk di të ketë pasur aktivitet privat, para dhe pas po. Secili nga bashkëpunëtorët e mi ka mbajtur vendin që i takon, nuk është miksuar raporti personal me atë të punës.

Etiketa: oketaPartizani

Lajme të lidhura

Shkelën perimetrin e sigurisë në det, bllokohen 2 Jet Ski në Sarandë
Aktualitet

Shkelën perimetrin e sigurisë në det, bllokohen 2 Jet Ski në Sarandë

11:43 - 06/07/26
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet
Aktualitet

Rritja e mbështetjes financiare për fëmijët me aftësi ndryshe, shpërthen Tabaku: Qeveria vodhi propozimin tim!

11:30 - 06/07/26
Berisha: U vodhën 130 mln euro nga djegësi i Tiranës dhe asnjë zyrtar nuk është prangosur
Aktualitet

Berisha: U vodhën 130 mln euro nga djegësi i Tiranës dhe asnjë zyrtar nuk është prangosur

10:51 - 06/07/26
Para
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet

Rritja e mbështetjes financiare për fëmijët me aftësi ndryshe, shpërthen Tabaku: Qeveria vodhi propozimin tim!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tension në Turqi para Samitit, mbi 100 të arrestuar në protestat kundër NATO-s
Botë

Tension në Turqi para Samitit, mbi 100 të arrestuar në protestat kundër NATO-s

12:04 - 06/07/26

Autoritetet turke kanë arrestuar më shumë se 100 persona gjatë protestave anti-NATO të organizuara nga Partia Komuniste e Turqisë (TKP),...

Lexo më shumë
Conference League/ Elbasani nis aventurën europiane, përballet nesër në shtëpi me BATE Borisov

Conference League/ Elbasani nis aventurën europiane, përballet nesër në shtëpi me BATE Borisov

11:56 - 06/07/26
Shkelën perimetrin e sigurisë në det, bllokohen 2 Jet Ski në Sarandë

Shkelën perimetrin e sigurisë në det, bllokohen 2 Jet Ski në Sarandë

11:43 - 06/07/26
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet

Rritja e mbështetjes financiare për fëmijët me aftësi ndryshe, shpërthen Tabaku: Qeveria vodhi propozimin tim!

11:30 - 06/07/26
Dosja “Partizani”, ish-ministri Oketa në seancë: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes

Dosja “Partizani”, ish-ministri Oketa në seancë: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes

11:14 - 06/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com