GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Oktapodi Yzedin Bozhaj ushqehet nga Rakip Suli me 500 MLN lekë, i fal tenderin e rrugës “Ahtisari”

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Oktapodi Yzedin Bozhaj ushqehet nga Rakip Suli me 500 MLN lekë, i fal tenderin e rrugës “Ahtisari”

Oktapodi Yzedin Bozhaj ushqehet nga Rakip Suli me 500 MLN lekë, i fal tenderin e rrugës “Ahtisari”

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rakip Suli firmos aferën e radhës duke çuar gjysmë milion euro për arnimin e 3 rrugëve. Suli njihet si kryebashkiak që abuzon me fondet për rrugët dhe të rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti. Megjithëse qytetarët e Kamzës vazhdojnë të durojnë kaosin e trafikut dhe përdorin rrugët në gjendje të rënduar, Suli firmos qindra milionë lekë në tenderë që shkojnë në favor të miqve të tij.

Këtë herë Suli ka mbyllur tenderin me objekt “Ndërtim Rrugët “Ahtisari+Vaqarr+Vllazërimi ” dhe numër reference REF-84940-10-24-2023. Për këtë prokurim është vënë në dispozicion fondi limit me vlerë 500 milionë lekë.

Siç duket në dokumentin më poshtë, tenderi është lasifikuar me “Flamur të kuq” nga Open Data, për riskun e lartë të korrupsionit.

Sipas të dhënave të dosjes së prokurimit të këtyre degëzimeve dytësore mes Kamzës, Paskuqani dhe Rrugës së Arbrit do t’u hidhet nga një shtresë asfalt, sepse janë degraduar fare. Por, aty nuk flitet as për zgjerim dhe as për përmirësim të strukturës së rrugëve. Megjithëkëtë do të shpenzohen miliona lekë edhe pse në fotot më poshtë duket qartë që janë rrugë jo shumë të gjata dhe nuk do ketë nevojë për shumë punë.

 

 

 

 

Gjithsesi Suli e ka prerë ‘çekun’ prej 500 milionë lekësh. Madje është kujdesur që këtë shumë ta marrë miku i tij i përhershëm i aferave, Yzedin Bozhaj. Edhe pse në hapjen e garës u paraqitën 5 firma për të konkurruar, Suli nuk është mësuar të zbatojë rregullat.

Kryebashkiaku ka skualifikuar 4 firmat e tjera menjëherë  me argumentin se nuk kanë paraqitur sigurimin e ofertës, mangësi për të cilën operatorët duhet të njoftohen e t’u jepet një afat për ta paraqitur atë. Por Suli ka planin e tij, prandaj ka lënë mbi tryezë vetëm zarfin me ofertën e firmës SHENDELLI SHPK e cila kishte propozuar ta bënte këtë punë me  460 milionë lekë, pra sa 84% e fondit limit.

Miku i tij i vjetër Yzedin Bozhaj është mjaft i njohur për tenderat e fituar në mënyrë të paligjshme.

Biznesmeni fierak është gllabëruesi kryesor i fondeve për ndërtime shkollash në bashkitë e Shqipërisë Qendrore dhe sidomos në Jug.

Kjo kompani ka marrë fonde prokurimesh publike me vlerë mbi 8.7 Miliard Lekë nga bashkitë e Shqipërisë, ku ka bashkëpunuar me disa nga subjektet e oligarkëve të ndërtimit. 3.8 Miliardë Lekë janë marrë vetën për 2 tenderë në sektorin e Shëndetësisë. Ndërkohë, në të dhënat për transfertat nga Thesari i Shtetit tregohet se kjo kompani ka marrë mbi 23 miliardë lekë përfitime  për katër vitet e fundit.

Ndërkohë për kryebashkiakun Suli kanë filluar hetimet nga SPAK. Kreu u bashkisë së Kamzës u paraqit sërish më 8 nëntor 2023 në SPAK dhe siç u shpreh, ishte aty për të dorëzuar disa dokumente në funksion të padisë së ngritur ndaj tij nga këshilli bashkiak i Kamzës.

Suli, i zgjedhuri i PS akuzohet nga këshilltarët e djathtë për vepra penale si  “Korrupsioni”.

Në kallëzimin e këshillit bashkiak i referohen një raporti të KLSH ku ka evidentuar të gjithë rastet e abuzimit me ligjit dhe korrupsionit për vitin 2021, raport që sipas tyre nuk futet ne debat në Këshill Bashkiak.

Raporti i KLSH vëren se veprimtaria e Bashkisë Kamzë drejtuar nga Rakip Suli ka shfaqur probleme të rënda lidhur me inventarizimin e aktiviteteve në Bashkinë Kamzë, inventarin e pasurive të paluajtshme dhe regjistrimin e pasurive të paluajtshme, kontratat e investimeve dhe të punësimit.  KLSH kërkon t ë arkëtohen detyrimet nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për 8467 ndërtimet e reja për uljen e borxhit në vlerën 270,787,856 lekë, të mos pajisen me certifikata pronësie subjektet përfitues nga procesi i legalizimit pa kryer pagesat e taksës së ndikimit në infrastrukturë.

Prokuroria po kryen hetimet ndaj Suli dhe zyrtarëve të tjerë për disa vepra penale, siç janë “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike. Në kuadër të kësaj çështje, pasi SPAK ka sekuestruar të gjitha procedurat e ndjekura.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimeRakip Sulired flagrrugetende pa garetenderayzedin bozhaj

Lajme të lidhura

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera
Breaking Views

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera

11:32 - 31/05/26
Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun
Breaking Views

Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun

22:34 - 27/05/26
Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”
Breaking Views

Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”

21:29 - 25/05/26
Para
Jeremiç: Hyrja e Kosovës në OKB çon në krijimin e Shqipërisë së Madhe

Jeremiç: Hyrja e Kosovës në OKB çon në krijimin e Shqipërisë së Madhe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbledhja për përjashtimin e demokratëve, Vokshi: Edhe diktatori Hoxha do u kishte zili
Aktualitet

Vokshi akuzon mazhorancën: Po i fsheh opozitës procesin e negociatave të Shqipërisë me BE

12:42 - 03/06/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka akuzuar mazhorancën për mungesë transparence në procesin e negociatave me Bashkimin Europian, duke...

Lexo më shumë
Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

12:19 - 03/06/26
Pas Gerald Bibës, arrestohen edhe dy bashkëpunëtorët që tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec

Pas Gerald Bibës, arrestohen edhe dy bashkëpunëtorët që tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec

12:03 - 03/06/26
Berisha: Ilir Meta po mbahet në burg nga Edi Rama, bastardi i egërsirave dhe i xhelatëve komunistë

Berisha: Ilir Meta po mbahet në burg nga Edi Rama, bastardi i egërsirave dhe i xhelatëve komunistë

11:50 - 03/06/26
Rama shpërthen ndaj protestuesve: Çeta kinse shqiponjash si të Gjermanisë naziste, çakej të Agimit të Artë

Rama shpërthen ndaj protestuesve: Çeta kinse shqiponjash si të Gjermanisë naziste, çakej të Agimit të Artë

11:36 - 03/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş