GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Olena Zelenska, bashkëshortja e parë e një lideri të huaj që mban fjalim në Kongresin Amerikan

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Olena Zelenska, bashkëshortja e parë e një lideri të huaj që mban fjalim në Kongresin Amerikan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Viktimave të luftës në vendin e saj, duke e shoqëruar me një apel emocional për furnizimin e Ukrainës me më shumë sistemeve të mbrojtjes nga raketat, për t’i bërë ballë sulmeve të Moskës.

Zonja Zelenska, bashkëshortja e parë e një udhëheqësi të huaj që mban fjalim në Kongres, tregoi një fotografi të një vajzë të vogël, të quajtur Liza, e cila u vra gjatë një sulmi me raketa në fillim të këtij muaji në Vinnytsia, Evës 5-vjeçare, trupi i së cilës u gjet nën rrënojat e një ndërtese të shkatërruar, si dhe një të mbijetuari të Holokaustit të vrarë në Kiev.

“Dua t’u drejtohem jo si zonjë e parë, por si vajzë dhe nënë”, tha zonja Zelenska. “Pavarësisht se çfarë pozicionesh dhe titujsh arrijmë të mbajmë gjatë jetës tonë, para së gjithash jemi anëtarë të një familjeje“.

Ajo tha se zonjat e para zakonisht “angazhohen në çështje që lidhen me paqen”.

“Por si mund të flas për paqe kur një luftë e paprovokuar, terroriste e me qëllime pushtuese, po zhvillohet kundër vendit tim?! Rusia po shkatërron popullin tonë”, tha ajo.

“Unë po kërkoj armë. Armë që nuk do të përdoren për të bërë luftë në tokën e dikujt tjetër, por për të mbrojtur shtëpitë tona, e të drejtën për të krijuar një jetë në vendin tonë”, tha zonja Zelenska. “Po kërkoj sisteme të mbrojtjes nga raketat në mënyrë që ato të mos vrasin fëmijë apo familje të tëra. Dua që çdo nënë e baba të bjerë në shtrat i qetë”, tha ajo.

Zonja Zelenska ndodhet prej tre ditësh në Uashington. Të martën ajo u takua me Zonjën e Parë amerikane Jill Biden në Shtëpinë e Bardhë ndërsa të hënën me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken.

Dy zonjat e para janë takuar për herë të fundit gjatë vizitës së paparalajmëruar të Jill Biden në Ukrainën perëndimore në muajin maj. Ato vizituan një shkollë dhe iu bashkuan një grupi fëmijësh që po përgatisnin dhurata me rastin e Ditës së Nënës.

Presidenti Joe Biden i dhuroi zonjës së parë ukrainase një buqetë me lule në ngjyrat e flamurit ukrainas.

Shtëpia e Bardhë tha se zonja Zelenska po viziton Uashingtonin “për të nënvizuar koston njerëzore të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës”. Zonjat e para diskutuan mbi “mbështetjen e vazhdueshme të Uashingtonit për qeverinë e Ukrainës si dhe popullin e saj”. /VOA

Etiketa: fjalimUkraine

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Akuzohet për vrasjen e 3 vajzave, nëna shkon në gjyq e veshur me antiplumb

Akuzohet për vrasjen e 3 vajzave, nëna shkon në gjyq e veshur me antiplumb

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26

Mijëra studentë dhe qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit në një demonstrim masiv mbështetjeje për lëvizjen studentore, vetëm pak ditë...

Lexo më shumë
Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com