GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Oligarkët e plehrave zaptojnë bregdetin, Himara torta e radhës për pastrimin

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Oligarkët e plehrave zaptojnë bregdetin, Himara torta e radhës për pastrimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia Himarë ka shpallur fituesit për pastrimin e qytetit dhe zonave Horë- Vranisht dhe Lukovë, kontrata publike prej miliona eurosh të cilat janë marrë nga kompanitë “Fusha” shpk, “ALKO-IMPEX General Construction” & “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” shpk, kompania “Rej” shpk dhe “Pastrime Silvio”& “A.E.K & Co” shpk.

Këto janë të njëjtat kompani që kanë përfituar miliona euro për pastrimin e kryeqytetit dhe bashkive kryesore në vend, shpeshherë pa garë ose duke u eleminuar konkurrentët nga gara prej bashkive. Rasti i bregdetit shqiptar nuk ndryshon shumë nga rastet e tjera, madje këtu shifrat janë stratosferike sepse kompanitë janë shpallur fituese për lotin I dhe lotin II pa patur konkurrentë.

Vetëm në lotin II janë skualifikuar bashkimi i operatorëve “LEKA – 2007” shpk & “ALPEN PULITO” shpk duke u hapur rrugën të njëjtave kompani si në lotin I me numër REF-20780-02-28-2022.

Në lotin I kompanitë lider në fitimin e kontratave të plehrave “ALKO-IMPEX General Construcion” & “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” shpk është skualifikuar në fillim por pasi ka bërë ankesë është futur në garë nga Komisioni i Prokurimeve Publike. Për këtë kontratë fondi limit është 1,4 milion euro dhe të tre kompanitë janë shpallur fituese me 99% të vlerës së këtij fondi.

Bashkimi i këtyre kompanive paraqet një emër jo të panjohur për qeverinë dhe bashkitë, pasi administrator dhe pronar i tyre është Arbër Abazi, nipi i ish-deputetit socialist Sadri Abazi duke përfituar miliona euro për pastrimin e kryeqytetit dhe bashkive kryesore në vend ku një pjesë e kontratave publike janë zhvilluar pa garë. Tenderat pa garë përjashtojnë konkurrencën duke rritur dyshimet për korrupsion dhe klientelizëm në kurriz të fondeve publike. Nga viti 2014 e në vazhdim “ALKO-IMPEX General Construction” shpk ka marrë fonde publike me vlerë 35 milionë dollarë sipas transaksioneve.

Kompania “Fusha” shpk në pronësi të Shkëlqim Fushës ka marrë fonde publike me vlerë 134 milion dollarë sipas nga transaksionet e kryera me pushtetin qendror dhe lokal sipas drejtorisë së Degës së Thesarit nga viti 2014 e në vazhdim.

Kjo kompani ka njohur rritje galopante ekonomike me ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste por numri i lartë i tenderave është shoqëruar me procedura prokurimi të parregullta sipas Open Data Albania. Vetëm 31 milionë euro janë marrë nga “Fusha” shpk pa garë duke rritur dyshimet për korrupsion dhe klientelizëm për një nga firmat më të fuqishme në vend e cila ka zaptuar shëtitoret e jugut të Shqipërisë larg vëmendjes së medias dhe opinionit publik.

Kompania “REJ” shpk është një tjetër kompani e cila ka marrë tendera pastrimi në bashkitë e vendit dhe ajo që bie në sy është fakti se ka marrë 2,9 milionë euro me tendera të cilët janë klasifikuar me flamur të kuq nga Open Data sepse paraqesin risk për korrupsion dhe sjellje klienteliste. Kjo firmë ka marrë 14,6 milionë dollarë transaksione nga Dega e Thesarit nga viti 2015 e në vazhdim.

“Pastrime Silvio” shpk në pronësi të Bule Allmuça dhe Gëzim Salillarit është një tjetër komani e cila është pjesë e tortës me paratë publike që shpërndan bashkia e Himarës e cila është shpallur fituese te loti II si bashkim operatorësh me kompaninë “A.E.K & Co” shpk. Edhe kjo një tjetër kompani e cila është shfaqur shpeshherë si bashkim operatorë me kompano të tjera duke fituar tendera pa garë.

Sipas raportit të KLSH-së për Tiranën, kompanitë “Fusha” shpk, “ALKO-IMPEX General Construcion” & “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” shpk nuk ishin efektive në grumbullimin dhe ndarjen e plehrave. Kriza e menaxhimit të mbetjeve urbane që zuri gjithë bregdetin shqiptar vitin e kaluar tregon se kriza e plehrave nuk është mungesë fondesh por metoda e përzgjedhjes së kompanive.

Në një kohë që bregdeti gjendet përballë fluksit turistik, tenderat pa garë ose me ankesa krijojnë dyshime për pastrimin e mbeturinave kur firmat janë po ato të cilat kanë dështuar në pastrimin e bashkive kryesore në vend.

Etiketa: ALKO-IMPEX General Constructionarber abaziBashkia HimareFusha shpk.kryesore2Pastrime SilvioREJShkelqim Fushatender pastrimi

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Shefi i IKMT merr 3.1 MLD lekë tendera për 2 javë/ Afrim Qendro, nga mbijetesa pas skandalit “DH. Albania” tek kullat “Luzaj Tower”
Breaking Views

Shefi i IKMT merr 3.1 MLD lekë tendera për 2 javë/ Afrim Qendro, nga mbijetesa pas skandalit “DH. Albania” tek kullat “Luzaj Tower”

15:00 - 13/08/26
Para
Moti i keq, disa zona të Tiranës pa energji elektrike

Moti i keq, disa zona të Tiranës pa energji elektrike

Discussion about this post

TË FUNDIT

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona
Sport

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona

22:34 - 11/09/26

Amir Rrahmani ka marrë një vendim të bujshëm duke njoftuar pensionimin e tij nga Kombëtarja e Kosovës. Kapiteni i “Dardanëve”...

Lexo më shumë
Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

22:26 - 11/09/26
Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

22:14 - 11/09/26
“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

22:10 - 11/09/26
Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër

Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër

21:26 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com