GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Oligarku i naftës Kastrati merr tenderin pa garë nga Bashkia Delvinë

14:55 - 13/03/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Oligarku i naftës Kastrati merr tenderin pa garë nga Bashkia Delvinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkitë e vogla janë të zhytura në borxhe dhe kryejnë pak investime, por gjithsesi i gjejnë paratë kur vjen puna për të qerasur Shefqet Kastratin. Një gjë e tillë ka ndodhur në Bashkinë Delvinë. Me datë 9 mars 2023, kryetarja Majlinda Qilimi ka lidhur një kontratë abuzive me Kastratin. Qilimi ka blerë naftë për makinat e stafit, se do iu duhet të lëvizin më shumë gjatë fushatës zgjedhore.

Tenderi ka vlerën 90 milionë lekë, fond limit që i është “caktuar” nga Kastrati. Këtë e vërtetojnë shkeljet ligjore në të cilat është nënshkruar kontrata. Së pari, tenderi është dhënë pa garë, duke mos respektuar rregullin për konkurrencë dhe transparencë të prokurimeve.

Në dokument duket që vetëm firma KASTRATI Sh.p.k ka paraqitur ofertë gjatë prokurimit. Kështu kryebashkiakja ia ka vulosur fitoren pa zhvilluar garë fare.

Sakaq, evidentojmë se vlera e ofertës së paraqitur nga Kastrati është 8 939 103,00 lekë, afërsisht 90 milionë lekë të vjetra. Një ofertë sa 100% e fondit limit, çka përbën një tjetër shkelje dhe ngre dyshime për abuzim me fondin e caktuar.

Open Data e ka renditur këtë prokurim në listën e tenderëve me “Red Flag”. Që do të thotë se ka alarm për abuzimin me fondet publike dhe cenohet konkurrenca.

Në fakt, ashtu sikur ka denoncuar shpesh herë Gijotina.com, Shefqet Kastrati çdo tender, në çdo institucion e merr pa garë dhe ua cakton vetë vlerën e fondit limit.

Konkretisht në vitin që lamë pas, 22 kontrata të Kastratit kanë qenë pa garë.

Ndërkohë vlen të shtojmë se në total, në 3 vitet e fundit, vetëm me firmën “KASTRATI Sh.p.k”, biznesmeni Shefqet Kastrati ka përfituar 10 miliardë lekë të reja transaksione nga Thesari i Shtetit.

Në tabelë shihet se ai ka përfituar tenderë nga të gjitha bashkitë dhe institucionet publike. Por, pavarësisht këtyre fakteve që mund të gjenden lehtë dhe tregojnë se kemi të bëjmë me shkelje ligji, Prokuroria e Posaçme nuk gjen kohë të hetojë Kastratin.

Lexo edhe: Llatja prishet me Kastratin dhe Gegën, i fal tenderin 300 mln lekë një firme të re

 

Etiketa: abuzimDelvineKastratinaftetender

Lajme të lidhura

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Para
Eksplozivi në Ungrej, Metaliaj: Dyshime për hakmarrje politike

Eksplozivi në Ungrej, Metaliaj: Dyshime për hakmarrje politike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku
Breaking Views

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku

20:46 - 01/04/26

Andrea Shllaku nuk do të jetë më zëvendësministër i Mbrojtjes, pasi Këshilli i Ministrave vendosi ta lirojë nga detyra. Në...

Lexo më shumë
Përjashtimi nga PD/ Dritan Burgija: Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi…

Përjashtimi nga PD/ Dritan Burgija: Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi…

20:35 - 01/04/26
Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet

Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet

19:46 - 01/04/26
Alarmi i Ambasadës amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë amerikanët ose opozitën iraniane në Shqipëri

Alarmi i Ambasadës amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë amerikanët ose opozitën iraniane në Shqipëri

19:45 - 01/04/26
RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com