GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Olmo pas rikthimit te Barcelona: Këtu do të fitoj gjithëçka

13:13 - 11/08/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Olmo pas rikthimit te Barcelona: Këtu do të fitoj gjithëçka
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dani Olmo është edhe zyrtarisht një lojtar i Barcelonës. Klubi spanjoll zyrtarizoi të premten nënshkrimin e kontratës me 26-vjeçarin, i cili kthehet në shtëpinë e tij dhjetë vjet më vonë dhe pasi u rrit në Dinamo e Zagrebit dhe Red Bull Lajpcig.

Organizatori ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2030 dhe do të ketë një klauzolë largimi prej 500 milionë eurosh. Dani Olmo mbërriti pak para orës 12:30 të së premtes në zyrat e klubit, ku presidenti Joan Laporta po e priste për të nënshkruar kontratën e tij me klubin.

Një marrëveshje që u zgjidh me Lajpcig të martën e kaluar kur drejtori sportiv i Barcelonës, Deko udhëtoi për në Gjermani dhe u kthye me mesfushorin në të njëjtin avion. Një marrëveshje që, ndonëse as Barça dhe as Lajpcig nuk i kanë zyrtarizuar shifrat, u mbyll për 47 milionë euro plus bonuse (për tituj dhe për të luajtur 60% të ndeshjeve) deri në arritjen e shifrës prej 60 milionë të kërkuar nga klubi gjerman. Dani Olmo do të kryejë menjëherë stërvitjen e parë nën urdhrat e trajnerit Hansi Flik. Dani Olmo (26 vjeç) rikthehet në Barcelonë me ambicie. Nënshkrimi i ri i klubit katalanas theksoi gjatë një deklarate për mediat se vjen me objektiva të qarta.

“Unë vij për të fituar, për të gjithë titujt e mundshëm. Ne jemi Barça dhe duhet të garojmë për gjithçka. Ne kemi një ekip të madh, kemi lojtarë të shkëlqyer, kemi staf të mrekullueshëm. Ne po shkojmë për gjithçka”, deklaroi ai për mediat e klubit pas nënshkrimit të angazhimit të ri në zyrën e presidentit Joan Laporta. “Jam shumë i lumtur, është një ëndërr e bërë realitet. Jam shumë i lumtur që kthehem në shtëpi, me familjen time, me shokët e skuadrës… Mezi pres të nis gjithçka”, ka shpjeguar ish-lojtari i të rinjve të Barcelonës, i cili kthehet në atë që ishte shtëpia e tij 10 vjet më vonë.

Dani Olmo ka folur edhe për negociatat mes Barcelonës dhe Lajpcigut që nuk kanë qenë të thjeshta. “Kanë qenë negociata intensive, por është normale. Gjithçka është bërë shumë shpejt me Lajpcigun dhe gjithashtu u jam shumë mirënjohës. Tani fillon një fazë e re dhe ne po shkojmë për gjithçka”, komentoi spanjolli, i cili gjithashtu theksoi përpjekjen e bërë nga Barça për nënshkrimin e tij. “Ishte ëndrra ime, por duhet të theksojmë edhe përpjekjet e Barçës për të më sjellë mua, duhet ta vlerësojmë. Jam krenar që ata më duan dhe jam krenar që jam këtu”.

Mesfushori vjen në Barcelonë jo si një lojtar i ri apo i huaj, sepse njihet mirë me shumë prej shokëve të rinj. “Unë kam luajtur tashmë me shumë lojtarë të Barcelonës. Dua të shoh edhe lojtarë të tjerë si Frenki apo Levandovski, futbollistë me cilësi të lartë. Jam i përgatitur dhe pres me padurim për të kontribuar dhe për të fituar”, tha ai.

Etiketa: BarcelonaDani OlmomerkatoOlmo

Lajme të lidhura

Superliga në ‘zjarr’: Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër
Breaking Views

Superliga në ‘zjarr’: Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër

08:26 - 04/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez
Breaking Views

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën
Breaking Views

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Para
Zjarri në Malin e Thatë, kreu i Zjarrfikëseve: Po punohet me intensitet, situata nën kontroll

Zjarri në Malin e Thatë, kreu i Zjarrfikëseve: Po punohet me intensitet, situata nën kontroll

Discussion about this post

TË FUNDIT

GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia
Aktualitet

GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia

11:43 - 04/04/26

Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu shtetasin Ilia Ndoka, kushëririn e ish-deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka, i cili...

Lexo më shumë
Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale

Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale

11:18 - 04/04/26
Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro

Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro

11:01 - 04/04/26
Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore mjekut popullor Ylli Merja

Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore mjekut popullor Ylli Merja

10:47 - 04/04/26
E rëndë në Itali: 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati

E rëndë në Itali: 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati

09:26 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com