GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Olsi dhe Anuela nisin tenderat sekret për “nevoja ekstreme”, 125 MLN lekë për urgjencën e pastrimit në zyra

12:49 - 25/03/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Olsi dhe Anuela nisin tenderat sekret për “nevoja ekstreme”, 125 MLN lekë për urgjencën e pastrimit në zyra
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

 

Gjendje e jashtëzakonshme në Bashkinë e Tiranës! Nënkryetarja e komanduar Anuela Ristani në vend të kryetarit të arrestuar Erion Veliaj, ka shpallur riorganizim dhe e ka fshirë nga faqja zyrtare organigramën e institucioneve të varësisë.

Kjo situatë për drejtorin e Drejtorisë së Objekteve Publike të Bashkisë Tiranë, Olsi Isufaj, është kuptuar si aksion “kap ç’a t’kapësh”.

Në këtë kuadër ia ka nisur menjëherë me tendera sekret. Drejtoria që drejton Isufaj nuk është ministria e mbrojtjes apo SHISH, por kur ka emergjencë bën tendera të fshehtë.

Pra, Isufaj ka përdorur procedurën me të cilën bëhen abuzimet më të mëdha me buxhetin e shtetit “Me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”. Ministria e Shëndetësisë bëri namin me këtë lloj procedure gjatë pandemisë, ndërsa kryeministri Rama e përdori për të shpërndarë paratë e fondeve të caktuara për rindërtimin nga tërmeti.

Tenderi i dyshimtë

Objekti i kontratës është “Blerje materiale pastrimi”. Paska plasur papastërtia në ndonjë zyrë dhe drejtor Isufaj nuk mund të priste të bënte tender të rregullt, por i ka telefonuar direkt një mikut të tij që ka materiale pastrimi. Më 12 mars 2025, nga komisioni i Isufajt është njoftuar fituesi i përzgjedhur të cilit i është caktuar fondi limit 10 518 161 Lekë pa Tvsh, ndërsa duke përfshirë TVSH kontrata ka shkuar në 12 426 924  lekë.

Pasi është njoftuar fituesi, më 17 mars 2025 është firmosur kontrata nga vetë drejtori Olsi Isufaj.

Me siguri, meqenëse është çështje urgjente, pjesë e këtij operacioni është edhe e deleguara Anuela Ristani. Orët e fundit nuk kemi lajme nëse Isufaj është akoma drejtor, por kontratën e ka firmosur ky i fundit.

Kompania që ka kontraktuar Olsi Isufaj është “XH – N – SH GROUP” sh.p.k me pronar Xhenis Shabanin. Firma e tij është e njohur për zyrtarët e bashkisë Tiranë, pasi ka bërë edhe herë tjera furnizime me materiale pastrimi, por edhe shpenzime për pritje përcjellje.

Nevoja e ekstreme e përdorur për abuzim

Sipas ligjit, kjo lloj procedure përdoret “kur për arsye të nevojës ekstreme, të shkaktuar nga ngjarje të paparashikueshme nga autoriteti ose enti kontraktor, afatet kohore për procedurat e hapura, procedurat e hapura të thjeshtuara, procedurat e kufizuara, shërbimet e konsulencës, procedurat konkurruese me negocim ose procedurat me negocim, me shpallje paraprake të njoftimit, nuk mund të respektohen”.

Ky është një tender periodik që është bërë zakonisht 1 herë në vit ose një herë në 2 vjet. Pra, nuk ka asgjë që nuk mund ta parashikojë drejtor Isufaj dhe stafi i tij.

Prandaj, ligjvënësi ka shtuar edhe një fjali në këtë nen ku shkruhet “Rrethanat e përmendura për të justifikuar nevojën ekstreme nuk duhet të shkaktohen në asnjë rast nga autoriteti ose enti kontraktor”.

Sipas auditimit të KLSH të bërë publik në vitin 2023, në këtë drejtori vazhdimisht është shkelur ligji kur është organizuar tenderi i “materialeve të pastrimit”.

Për shembull në vitin 2020, tenderin e ka fituar  “P. S.” Shpk me ofertë 133,887,038 lekë pa tvsh – me lidhje kontrate më datë 02.12.2020, me afat 2 vjet.

Komisioni i tenderit për të përjashtuar operatorët e tjerë u kishte vënë kusht të paraqesin autorizim nga prodhuesi ose distributori zyrtar për mallrat objekt prokurimi. Sipas KLSH, “kjo është kërkesë e fryrë dhe jo në përputhje me qëllimin e procedurës. Në listën e mallrave, janë 27 produkte të kërkuara nga kjo drejtori, të cilat janë lehtësisht të gjindshme në treg, të cilat mund të prodhohen nga një numër i madh subjektesh. Paralelisht është kërkuar nga operatorët ekonomik paraqitja e mostrave për të verifikuar nëse janë në përputhje me specifikimet teknike, dhe në këto kushte kërkesat që të paraqiten edhe autorizimet e mësipërme, përbën pengesë për pjesëmarrësit. Është kërkesë kufizuese”.

Të paktën në atë kohë bëhej formalisht një tender, kurse këtë radhë, Olsi Isufaj e ka me nxitim. Kujtojmë se ka pasur një përplasje mes kryeministrit dhe kryebashkiakut nga qelia, për të deleguarën në krye të bashkisë, prandaj mund të ketë nisur ndonjë operacion “fshesa” nëpër zyra.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Anuela RistaniOlsi Isufajtender sekretXhenis Shabani

Lajme të lidhura

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Apeli liron nga burgu Arbër Paplekajn
Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Apeli liron nga burgu Arbër Paplekajn

14:30 - 18/12/25
Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?
Aktualitet

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?

14:15 - 18/12/25
Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK
Aktualitet

Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

13:59 - 18/12/25
Para
Marrëveshja për emigrantët/ Media italiane: Ja kush është hartuesi “kyç” i paktit Rama-Meloni

Gati dekreti, qeveria “Meloni” ndryshon funksionin e kampit të Gjadrit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Apeli liron nga burgu Arbër Paplekajn
Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Apeli liron nga burgu Arbër Paplekajn

14:30 - 18/12/25

Gjykata e Apelit ka liruar nga qelia ish-efektivin e RENEA-s, Arbër Paplekaj, i dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje...

Lexo më shumë
Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?

14:15 - 18/12/25
Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

13:59 - 18/12/25
Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

13:45 - 18/12/25
Aksident në Korçë, “Benzi” përmbyset në mes të rrugës

Aksident në Korçë, “Benzi” përmbyset në mes të rrugës

13:29 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com