GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Olsian Çela raporton në KLP: Kishim fluks çështjesh dhe numër të vogël prokurorësh

11:44 - 29/04/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 6 min
A A
Olsian Çela raporton në KLP: Kishim fluks çështjesh dhe numër të vogël prokurorësh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela po raporton në Këshillin e Lartë të Prokurorisë në lidhje me punën e bërë gjatë vitit 2024.

Ai u shpreh se 2024 ishte një vit jo i lehtë për shkak të numrit të ulët të prokurorëve dhe ngarkesës së madhe.

Megjithatë ka vlerësuar se koordinimi institucional me SPAK dhe policinë dhanë rezultat në zbatimin e drejtësisë penale.

Pjesë nga fjala e Prokurorit të Përgjithshëm:

Viti 2024 ishte një vit me vështirësi jo të pakta për prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm për shkak të vijimit të punës me një numër të ulët të prokurorëve si pasojë e procesit të rivlerësimit kalimtar. Megjithatë, përpjekjet dhe profesionalizmi i prokurorëve në të gjithë nivelet, pavarësisht ngarkesës, si dhe bashkëpunimi dhe koordinimi shumë i mirë institucional me Prokurorinë e Posaçme dhe Policinë e Shtetit, e më tej intensifikimi dhe përmirësimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërkombëtar, dhanë rezultate në punën hetimore, zbatimin dhe përmirësimin e drejtësisë penale,

Gjatë vitit 2024 vlerësoj se janë arritur rezultate në një sërë objektivash në fokusin e veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme, kjo në sajë edhe të masave administrative dhe procedurale institucionale, siç janë miratimi i udhëzimeve të përgjithshme dhe planeve të veprimit për të vijuar unifikimin e veprimtarisë së prokurorive me juridiksion të përgjithshëm dhe mbikëqyrja e zbatimit tyre. Kujdes i veçantë i është kushtuar vijimit të zbatimit të akteve të përbashkëta me institucione e agjenci ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit dhe miratimit të marrëveshjeve të reja për të rritur efektivitetin e bashkëpunimit ndërinstitucional. Kështu, ndër këto masa veçojmë:

– Ndjekjen e rekomandimeve të rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë nëpërmjet detajimit në planin e veprimit
– Ndjekjen e rekomandimeve prioritare të Këshillit të Ministrave “Për luftën kundër kriminalitetit për vitin 2024” nëpërmjet, miratimit dhe zbatimit të udhëzimit të përgjithshëm si dhe të planit të veprimit me aktivitete të qarta për zbatimin e rekomandimeve prioritare.
– Ndjekjen e objektivave prioritare institucionale në luftën kundër kriminalitetit, ku fokus të veçantë në vitin 2024 mori konsolidimi i procesit hetimor nëpërmjet një kuadri ligjor sa më të plotë e në përputhje me standardet ndërkombëtare, vijimi i punës për zbatimin e udhëzimeve të përgjithshme, vijimi i punës për digjitalizimin, hetimi efektiv dhe krijimi i një baze të dhënash të rasteve të pastrimit të parave, monitorimi i veprimtarisë së policisë gjyqësore, bashkërendimi me institucione të drejtësisë dhe ato ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, forcimi i kapaciteteve institucionale, etj;
– Përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga procesi i integrimit, ku Prokuroria e Përgjithshme ka siguruar pjesëmarrje aktive në nivel drejtues dhe teknik në takimet periodike, ka kontribuar me informacion analitik mbi zhvillimet institucionale në luftën ndaj kriminalitetit dhe mbrojtjen e drejtave të njeriut për hartimin e Progres Raportit të Shqipërisë, për Nënkomitetin e Drejtësisë, Lirisë dhe Sigurisë, Udhërrëfyesit të shtetit të së Drejtës, si dhe ka vijuar bashkëpunimin dinamik me ministritë përgjegjëse për kapitujt 23 “Gjyqësori dhe të drejtat themelore” dhe 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria”;
– Një kontribut i rëndësishëm i institucionit tonë ka qenë ai në kuadër të hartimit e ndjekjes periodike të ecurisë së masave të strategjive ndërsektoriale dhe planeve të tyre të veprimit si: Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë, Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit, Strategjisë së Drejtësisë për të Mitur, Strategjisë Kundër Krimit të Organizuar dhe planit të veprimit kundër trafikimit të personave, Strategjisë Ndërsektoriale për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit, Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, etj.

Kuadri nënligjor 2024

Udhëzime të përgjithshme dhe akte me rëndësi në aspektin organizativ dhe funksional të miratuara në vitin 2024 përmendim:
– Udhëzimi i Përgjithshëm nr. 6/2024 “Për hetimin dhe ndjekjen penale efektive të veprave penale kundër trafikimit të personave
– Udhëzimi i Përgjithshëm nr. 7/2024 “Për masat e sigurimit”, nëpërmjet të cilit u dhanë drejtime të qarta për prokurorët e prokurorive pranë gjykatave me juridiksion të përgjithshëm për zbatimin e standardeve ligjore që balancojnë nevojën për siguri të personit dhe publikut dhe efektivitetin e ndjekjes penale, me domosdoshmërinë për të respektuar të drejtat e njeriut. Po kështu u udhëzua mbi masa alternative, diligjencë në hetim e monitorim të afateve. Në këtë udhëzim ju dha një rëndësi e posaçme reagimit proaktiv në rastet e konstatimit të dhunës në paraburgim ku u udhëzua regjistrimi i procedimeve ex officio dhe hetim i paanshëm;
– Udhëzim i Përgjithshëm nr. 4/2024, “Për zbatimin e ligjit nr. 33/2024 ‘Për dhënie amnistie’”,
– Udhëzim i Përgjithshëm nr. 5/2024 “Për rekomandimet prioritare në luftën kundër kriminalitetit për vitin 2024 në Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm”;
– Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë dhe Prokurorisë Federale të Mbretërisë së Belgjikës, nënshkruar në datën 7.11.2024, e cila zëvendëson marrëveshjen e mëparshme të bashkëpunimit ndërmjet Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë dhe Prokurorisë Federale të Belgjikës, të nënshkruar në Bruksel më 10 maj 2011 dhe ka si qëllim rritjen e bashkëpunimit ekzistues në nivel strukturor, për të përmirësuar mirëkuptimin e ndërsjellë të palëve përmes shkëmbimit të informacionit për sistemet ligjore, praktikat e mira të njëri-tjetrit dhe për të nxitur bashkëpunimin e drejtpërdrejtë ndërmjet të dy institucioneve brenda fushës përkatëse të kompetencës, për çështjet penale të krimeve të rënda, trafikimin e paligjshëm dhe pastrimin e parave. Në frymën e kësaj marrëveshjeje është rënë dakord të monitorohet në vazhdimësi ekzekutimi i kërkesave për ndihmë juridike;
– Marrëveshje Bashkëpunimi me Ministrinë e Brendshme “Për ekspertimin e farërave dhe fidanëve të rinj të bimëve narkotike të sekuestruara”, datë 01.03.2024 nëpërmjet së cilës përcaktohet mënyra e bashkëpunimit mes organeve përgjegjëse për kryerjen e ekspertimit të farërave dhe fidanëve të rinj, të bimëve të dyshuara narkotike duke garantuar njëkohësisht mbrojtjen nga çdo dëmtim apo abuzim në administrimin e tyre;
– Qarkore nr. 1355 prot., datë 22.10.2024 përmes së cilës udhëzohet trajtimi nga prokurorët i sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave si prioritet, duke rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e mbrojtjes së lirisë së medias;
– Qarkore nr. 207, datë 07.02.2024 dhe nr. 122/1, datë 26.07.2024, ku trajtohen problematikat e konstatuara në vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe udhëzohen prokurorët për marrjen e masave për sigurimin e standardeve procedurale për procesin e rregullt ligjor;
– Qarkore nr. 862/1 prot., datë 18.07.2024 përmes së cilës është kërkuar hetim i plotë e i gjithanshëm për aksidentet rrugore dhe atyre të lidhura me rrjetin elektrik dhe janë dhënë orientime për mjetet e kërkimit të provës të nevojshme për ushtrimin efektiv të ndjekjes penale por edhe interesave/përgjegjësive të tjera që lindin nga këto çështje për viktimën, palët apo organin shtetëror të përfshirë;
– Qarkore nr. 645/1 prot., datë 30.07.2024 përmes së cilës janë përcjellë për zbatim në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm rekomandimet e Komitetit të OKB-së për Eleminimin e Diskriminimit Racor ku është kërkuar trajtimi me kujdes i materialeve referuese në këtë fushë dhe sigurimi i të drejtave të viktimave;
– Qarkore nr. 1398/1 prot., datë 04.12.2024 përmes së cilës kërkohet marrja e masave për të garantuar të drejtën e viktimës për informacion për gjendjen e procedimit, disponimin mbi kërkesat e palëve dhe garantimin e plotshmërisë së hetimeve dhe respektimit të afateve procedurale, në përputhje me kuadrin normativ në këtë fushë, si dhe me rekomandimet për përmbushjen e rolit të prokurorit në lidhje me të drejtat e viktimave dhe dëshmitarëve në procesin penal;
– Qarkore nr. 622/1 prot., datë 12.12.2024 “Mbi vonesat në ushtrimin e ndjekjes penale”, ku kërkohet nga drejtuesit, prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore organizim efiçent i punës dhe rritje e diligjencës në hetim, me qëllim kryerjen e hetimeve të plota, sigurimin e kohëzgjatjes së arsyeshme të procesit dhe shmangien e vonesave që rrezikojnë të çojnë në parashkrimin e ndjekjes penale.

Etiketa: ÇelaKLPprokuror

Lajme të lidhura

Numërohen 100 835 fletëvotimi nga jashtë, PS në avantazh
Aktualitet

Numërohen 100 835 fletëvotimi nga jashtë, PS në avantazh

22:40 - 14/05/25
Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike
Aktualitet

Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

20:20 - 14/05/25
Tym sterrë i zi nga guroret e Urës Vajgurore, banorët: Nuk duam të vdesim
Aktualitet

Tym sterrë i zi nga guroret e Urës Vajgurore, banorët: Nuk duam të vdesim

19:59 - 14/05/25
Para
Vila, apartamente dhe makina luksoze, SPAK sekuestron pasuritë e dy “bosëve të Call-Center”

Takuan Roven Zekën në paraburgim, SPAK nis hetimet ndaj zyrtarëve policor

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Grumbulluesit s’do të kenë monopolin mbi çmimet!” Berisha në Dimal: Nafta fermerëve do u shitet me koston e saj
Politikë

Sali Berisha shpall betejën e radhës: Mbrojtja e votës, dokumentojmë të gjithë aktivitetin kriminal

23:29 - 14/05/25

Për Sali Berishën tashmë ka vetëm një detyrë madhore: mbrojtja e votës. Kjo duke paraqitur çdo gjë me prova dhe...

Lexo më shumë
A ju zhbë “non grata”? Berisha: Më erdhi papritur ky lajm, në DASH ky problem…

“Nuk pranojmë mandat mbi krimin”/ Berisha: Më 16 maj i tregojmë liderve evropianë

23:00 - 14/05/25
Numërohen 100 835 fletëvotimi nga jashtë, PS në avantazh

Numërohen 100 835 fletëvotimi nga jashtë, PS në avantazh

22:40 - 14/05/25
“Shëndetësia si e viteve 60″/ Berisha: Do dyfishojmë pagat e mjekëve, lista e barnave si e Italisë

Berisha: 11 maji, grabitja më e madhe e votës në 33 vite pluralizëm

22:11 - 14/05/25
“Ramën do e ha të gjallë”/ Alizoti pas humbjes: Jam bërë vegjetarian

“Ramën do e ha të gjallë”/ Alizoti pas humbjes: Jam bërë vegjetarian

22:00 - 14/05/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com