Ajo tha se shesh-xhirimi është zona e saj e komfortit, ndaj shpreson që ka bërë më të mirën, edhe pse ka punuar me shumë përkushtim për shkak të ngarkesës së madhe që erdhi si pasojë e Big Brother:
“Jam në zonën time të rehatisë, uroj të jetë bërë një punë e mirë. Kam qenë shumë e përkushtuar, ndoshta edhe më shumë se ç’duhet, sepse kam pasur frikën e faktit që vija menjëherë nga Big Brother, m’u desh t’i ndizja motorët më shumë. Megjithatë, mendoj se regjisori është i kënqaur dhe them se kemi bërë një punë të mirë.”
Po puthja e shumëkomentuar me Luizin?
Olta si aktore, nuk ka asnjë barrierë që e pengon në film: “Unë në të gjithë filmat që kam rol, unë jam puthur. Pse nuk duhet të puthesha në këtë film? Siç e thashë edhe më lart, unë jam në zonën time, jam aktore, di shumë mirë të ndaj rolin nga jeta e vërtetë. Në momentin që qëllimi justifikon mjetin, mua më duhet ta kryej atë veprim” ,– tha Olta.
Por pastaj shtoi se: “Puthja në film ka 1000 siklete, është teknike, mbaroi çaku, unë e harroj ç’ka ndodhur. Një puthje në film është njësoj si një ecje për mua”.
Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...
Lexo më shumë© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com
Discussion about this post