GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Olta nuk bën debilen”/ Zbardhet përgjimi Artan Gaçi-Ymer Lala për votat e Dibrës / VIDEO

21:36 - 07/06/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Olta nuk bën debilen”/ Zbardhet përgjimi Artan Gaçi-Ymer Lala për votat e Dibrës / VIDEO

Artan Gaçi-Ymer Lala

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fundjavën që shkoi, emisioni investigativ Report ne Rai 3 riktheu në vëmendje lidhjet okulte të kryeministrit dhe eksponentëve të lartë të mazhorancës parlamentare, me krimin e organizuar. Investigimi mund te konsiderohet një bombë për qeverinë Rama.

Afera korruptive dhe bashkëpunim me grupe kriminale, aq sa Shqipëria të quhet një narkoshtet nga televizioni më i madh dhe më i rëndësishëm në Itali. Ndërkohë që mes emrave që u përmendën ishte edhe Artan Gaci, ish deputet, investitor strategjik, bashkëshort i ish-ministres dhe aktualisht deputete e Partisë Socialiste Olta Xhaçka.

Ky investigim mes të tjerash solli edhe fakte të tjera të aferave të dyshimta të çiftit Gaçi-Xhaçka, kësaj radhe me djalin e një ministri të qeverisë Meloni. Në realitet emri i zotit Gaçi është përfolur edhe në disa afera të tjera, për të cilat kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro ka përfunduar pas hekurave, ndërsa dy bashkëshortët janë nën hetim nga SPAK.

Po në dosjen 184 të Dibrës e cila u mbyll pavarësisht fakteve tronditëse?

Në këtë dosje spikasin veçanërisht tre emra, ai i Damian Gjiknurit, i Ulsi Manjas, ministër i drejtësisë dhe Ymer Lalës, i një personazh tepër i kontestuar nga opozita për tjetërsimin e votës në zonën e tij të influencës.

Pavarësisht se skandali i ‘dosjes 184’ u bë publik nga prestigjiozja gjermane Bild, në Shqipëri hetimi u mbyll për mungesë provash.

Por në këtë dosje një rol jo pa rëndësi luan edhe Artan Gaçi, i cili shfaqet në disa përgjime.

Por përtej këtyre bisedave, të tjera komunikime brenda dosjes 184 janë ende të papublikuara.

Mes tyre dhe një telefonatë e regjistruar që ka për protagonistë Artan Gaçin dhe Ymer Lalën. Periudha në të cilën po flasin duket se është gjatë dhe pas fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme vendore në bashkinë e Dibrës. Thuajse të gjitha bisedat mes të dyve kanë të bëjnë me ecurinë e procesit të zgjedhjeve dhe me pritshmëritë tek rezultati që presin të marrin. Dy bashkëbiseduesit përveçse ndajnë halle votash, flasin edhe për personin që nuk guxojnë t’i përmendin as emrin.

Pra ‘Ai”, që kuptohet fare qartë se kush është, ka raporte direkte me një personazh kontrovers, që edhe nga bisedat duket se kontrollon dhe ruan votën e socialistëve në zonën e Dibrës.

Nuk është e vështirë të kuptohet se e gjithë fushata elektorale në Dibër, është e bazuar në performancën e Ymer Lalës, i cili komunikon si vëlla me Artan Gaçin.

Këto biseda mes Agaçit dhe Lalës, janë vetëm një pjesëz fare e vogël e gjithë asaj çfarë ka ndodhur në Dibër dhe që janë bërë pjesë e dosjes së famshme 184, ku dyshohet për lidhje të forta të krimit të organizuar me politikën. Kjo dosje e cila ka brenda saj fakte të pakontestueshme të tjetërsimit të votës në Dibër, është mbyllur nga drejtësia për pamjaftueshmëri provash. Por indiciet janë që Spaku ta marrë edhe njëherë në dotë këtë patate të nxehtë, e cila nxjerr zbuluar kryeministrin dhe eksponentë të rëndësishëm të Partisë Socialiste. A do të ndodhë kjo? Mbetet të presim.

/Syri.net/

Etiketa: Artan Gaçidosja 184Kryesore1manipulimi i zgjedhjevepergjimeYmer Lala

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Para
Dueli me Scamacca-n dhe mbrojtja, Berat Gjimshiti: Jemi gati

Dueli me Scamacca-n dhe mbrojtja, Berat Gjimshiti: Jemi gati

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com