GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Olta Xhaçka: Nuk e dorëzoj mandatin e deputetes

13:03 - 11/04/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Olta Xhaçka: Nuk e dorëzoj mandatin e deputetes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-ministrja e Jashtme, njëherësh deputetja socialiste Olta Xhaçka ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se akuzat e bëra ndaj saj nuk janë asgjë tjetër veçse shpifje nga opozita. Ajo deklaroi se për mandatin e saj të deputetes, duhet të vendosin kolegët, pasi ajo vetë nuk do e dorëzojë mandatin.

“U bë një kohë e gjatë shpifje, që emri im lidhet me paligjshmëri dhe abuzim me  mandatin e deputetes. Prej kohësh zhvillohet prej meje gjyqe prokurorësh dhe gjykatësish pa licensë drejtësie, pro me licensë lirie për të dënuar e qëlluar me fuqi urrejtje dhe bindjes së verbër se ku ka zë, patjetër ka një gjë. Ku ka një ministër patjetër ka dhe një aferë, për ti marrë fytyrën tjetrit, për t’i shkatërruar reputacionit në publik.

Jam menduar të rri në këtë detyrë apo të ik, të dorëzoj mandatin dhe të shpëtoj nga ky linçim ku faktet janë orekse politike, gjykimet mbi të vërtetën e një njeriu janë paragjykime mbi ngjyrën politike. Jam menduar ku kam gabuar: as kam ushtruar influencën time për të përfituar asgjë nga ato që janë bërë fakte; as nuk kam përfituar sepse janë shpifje”, tha Xhaçka.

Ajo tha se bashkëshorti i saj ka qenë sipërmarrës që para se të zgjidhej deputet dhe iu rikthye punës së tij private pasi la mandatin e deputetit. Xhaçka u shpreh se nuk iu është dhënë as asaj, as bashkëshortit të saj asnjë status ekskluziv.

“Që në janar 2023 çështja ime u shqyrtua nga Kushtetuesja për më shumë se 8 orë. Vendosi të pushojë këtë çështje absurde. Kjo zallamahi ka shkak vetëm 1 nga 1500 lejet e dhëna për përdorimin e plazhit nga subjekte turistike që operojnë në bregdet nga Velipoja në Ksamil. Flitet për investime falë favoreve qeveritare, për statuse të veçanta personale, por në fakt e gjitha është leje për përdorim plazhi nga një sipërmarrje private, pjesë e së cilës është dhe bashkëshorti im, i cili është sipërmarrës  përpara se të bëhej deputet dhe u rikthye në punën private pasi u largua nga puna e deputetit si rezultat i faktit se u njohëm dhe u lidhëm bashkërisht dhe s’mund të vazhdonim të dy këtë angazhim. As unë, as ne, as bashkëshorti im, as nga shteti nuk është dhënë asnjë status ekskluziv, por ligjor si dhjetëra sipërmarrjeve të tjera”, tha ajo.

Në seancën e sotme, Kuvendi do të vendosë mbi mandatin e Olta Xhaçkës si deputete. Çështja e mandatit të Xhaçkës u shtrua si objekt diskutimi, me kërkesë të deputetëve opozitarë pasi bashkëshorti i saj, Artan Gaci u shpall investitor strategjik nga qeveria.

Lexo edhe:

Rama lëshon edhe Xhaçkën? PS konfirmon votën për dërgimin e çështjes në Kushtetuese

Etiketa: kuvendOlta Xhacka

Lajme të lidhura

Mbi 500 të vrarë në Iran, Trump kërcënon me ndërhyrje ushtarake
Aktualitet

Mbi 500 të vrarë në Iran, Trump kërcënon me ndërhyrje ushtarake

17:15 - 12/01/26
Skandali te AKSHI, SPAK shtrin hetimet edhe te projekti DURANA
Aktualitet

Skandali te AKSHI, SPAK shtrin hetimet edhe te projekti DURANA

16:59 - 12/01/26
Ndryshojnë rregullat e kolaudimit të makinave, kontroll teknik pas ndryshimit të pronarit
Aktualitet

Ndryshojnë rregullat e kolaudimit të makinave, kontroll teknik pas ndryshimit të pronarit

16:45 - 12/01/26
Para
A u pyet kryebashkiaku i Tropojës për McGonigal? Rexh Byberi flet pas daljes nga SPAK

A u pyet kryebashkiaku i Tropojës për McGonigal? Rexh Byberi flet pas daljes nga SPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbi 500 të vrarë në Iran, Trump kërcënon me ndërhyrje ushtarake
Aktualitet

Mbi 500 të vrarë në Iran, Trump kërcënon me ndërhyrje ushtarake

17:15 - 12/01/26

Numri i viktimave nga protestat masive kundër regjimit në Iran po rritet çdo ditë. Sipas Agjencisë së të Drejtave të...

Lexo më shumë
Skandali te AKSHI, SPAK shtrin hetimet edhe te projekti DURANA

Skandali te AKSHI, SPAK shtrin hetimet edhe te projekti DURANA

16:59 - 12/01/26
Ndryshojnë rregullat e kolaudimit të makinave, kontroll teknik pas ndryshimit të pronarit

Ndryshojnë rregullat e kolaudimit të makinave, kontroll teknik pas ndryshimit të pronarit

16:45 - 12/01/26
Hetohen për korrupsion dhe pastrim parash/ Shtyhet seanca në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin

Hetohen për korrupsion dhe pastrim parash/ Shtyhet seanca në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin

16:30 - 12/01/26
Ndërtimi i mbikalimit të Qafë Kasharit/ ARRSH me 13 dhe 14 janar bllokohet dalja Tiranë – Rinas

Ndërtimi i mbikalimit të Qafë Kasharit/ ARRSH me 13 dhe 14 janar bllokohet dalja Tiranë – Rinas

16:10 - 12/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com