GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Oltion Çaçi i firmos 700 milionë lekë pa garë Arbër Abazit për riparimin e një shkolle

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Oltion Çaçi i firmos 700 milionë lekë pa garë Arbër Abazit për riparimin e një shkolle
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nxënësit e Ksamilit kanë nisur vitin mësimor, ndërsa kryebashkiaku i Sarandës, Oltion Çaçi, ua mbyll shkollën se tani u kujtua të bëjë riparimin e saj.

Fjala është për shkollën 9- vjeçare “ 5 Dëshmorët” në Ksamil. Projekti i rikonstruksionit parashikon 6 muaj punime, por duke marrë parasysh vonesat, pritet që të paktën për 1 vit godina të qëndroje e mbyllur dhe nxënësit të transferohen në një shkollë tjetër. Në pazar për këtë punë janë 70 986 938 lekë, por duke përfshirë TVSH-në, kontrata pritet të jetë më e madhe.

Punimet për rikonstruktimin përfshijnë fasadën e shkollës,  prishje suvatimesh; shtresave të tavanit, izolim çatie dhe ndërrim të hidrosanitareve që janë dëmtuar. Gjithsesi, oferta tregojnë se fondi limit është shumë më i lartë se sa vlera e tregut. Njëri nga operatorët ekonomik pjesëmarrës (INA shpk) në treg ka ofruar ta bëjë këtë punë me 51,328,042 lekë, ndërsa një tjetër (C O L O M B O Shpk) me 53 696 730 lekë. Diferenca kaq e madhe e fondit me propozimet e bizneseve tregon hendekun që krijon korrupsioni me vlerën faktike të punimeve.

Në dokument rezulton që për këtë tender fillimisht kanë shfaqur interes 7 kompani, 5 prej tyre  u skualifikuan me justifikimin se nuk përmbushin specifikimet teknike, por pa qartësuar se çfarë. Më pas është skualifikuar edhe një tjetër ofertë, duke lënë kështu të vlefshëm vetëm aplikimin e firmës  ALKO IMPEX CONSTRUCTION me vlerë 688 milionë lekë. Nëse do të merrej në konsideratë ndonjë nga ofertat e skualifikuara, fondi limit do të kursehej minimalisht 100 milionë lekë.

Open Data Albania e ka vlerësuar tenderin me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Kryetari Çaçi e kishte paracaktuar se tenderin do ta merrte Arbër Abazi, nipi i ish-deputetit dhe biznesmenit Sadri Abazi.

Kujtojmë që pak ditë më parë, Gijtoinë.com denoncoi tenderin me objekt ‘Qendra rinore Sarandë’ i cili u dha pa garë. Sipas dokumenteve për planin konstruktiv, me këtë tender do të bëhet rikonstruktimi i Qendrës Rinore. Kryebashkiaku i dha dritë jeshile tenderit 100 milionë lekë pa garë në favor të Astrit Gjikondajt.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: abuzimCaciKsamil

Lajme të lidhura

Bllokimi i pagave nga qeveria/ Magjistratët: Pagesat të ekzekutohen menjëherë, po sfidohet vendimi i Kushtetueses
Breaking Views

Bllokimi i pagave nga qeveria/ Magjistratët: Pagesat të ekzekutohen menjëherë, po sfidohet vendimi i Kushtetueses

20:53 - 05/09/26
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Para
Tragjedi në brigjet greke! Mbytet anija me 33 persona, mes viktimave edhe dy vajza të vogla

Tragjedi në brigjet greke! Mbytet anija me 33 persona, mes viktimave edhe dy vajza të vogla

Discussion about this post

TË FUNDIT

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën
Aktualitet

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26

42 ditë në protestë kanë shënuar mbrëmjen e së enjtes banorët e Divjakës. Edhe pse të vegjël në numër, protestuesit...

Lexo më shumë
Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!

Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!

21:27 - 10/09/26
“Ky shesh ka bërë bashkë të gjitha gjeneratat!”/ Sidorela Vatnikaj: Mafia është në pushtet, por do e rrëzojmë

“Ky shesh ka bërë bashkë të gjitha gjeneratat!”/ Sidorela Vatnikaj: Mafia është në pushtet, por do e rrëzojmë

21:16 - 10/09/26
Rama u jep ‘shpërblim’ 5 mijë lekë pensionistëve, Gent Progni thirrje nga protesta: Mos u gënjeni me një kacidhe!

Rama u jep ‘shpërblim’ 5 mijë lekë pensionistëve, Gent Progni thirrje nga protesta: Mos u gënjeni me një kacidhe!

21:07 - 10/09/26
Champions League/ Barazime identike në Fenerbahçe-Roma dhe PSV-Shakhtar

Champions League/ Barazime identike në Fenerbahçe-Roma dhe PSV-Shakhtar

20:44 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com