GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

BSH: Nga nëntori, pagesat elektronike brenda 30 sekondave me sistemin ‘TIPS Clone’

në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
BSH: Nga nëntori, pagesat elektronike brenda 30 sekondave me sistemin ‘TIPS Clone’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Transferimi i parave do të bëhet po aq i thjeshtë sa dërgimi i një mesazhi në telefon. Në nëntor do të jetë zyrtarisht në online ‘sistemi i pagesave të shpejta’, që, siç shpjegon Banka e Shqipërisë, do t’u mundësojë qytetarëve dhe bizneseve të kryejnë transaksione në pak sekonda, 24 orë në ditë.

“Nga ky sistem përfiton e gjithë ekonomia dhe të gjithë aktorët e përfshirë në ekonomi”, sqaron Valentina Semi.

Sistemi do të jetë i integruar në aplikacionet e bankave që kanë qytetarët apo bizneset në telefonat e tyre. Zëvendësdrejtoresha e Departamentit të Sistemeve të Pagesave Bankën e Shqipërisë, Valentina Semi, sqaron se përveçse pagesa mbyllet brenda 30 sekondave është edhe me kosto më të ulët.

“Vlerësojmë se do jetë shumë më e lirë sesa kartat dhe likuiditeti transferohet në kohë reale. Pra nëse në karta ti bëj një transaksion tani likuiditeti nga bankat kalon në llogarinë e përfituesit të nesërmen ose deri në katër ditë. Në këtë rast do jenë ë likuiditeti do jetë në disponueshmërinë e bizneseve në kohë reale dhe ata mund ta përdorin çdo lloj detyrimi që kanë. Komisionet do jenë shumë më të favorshme dhe do jenë të ngjashme me ato që ne kemi vendosur për pagesat elektronike në sistemet aktuale”, shprehet Semi.

Sikur vetëm gjysma e pagesave që bëjnë qytetarët dhe bizneset të bëhet përmes këtij sistemi kursimi në vitin e parë është afro 1.5 miliardë lekë.

“Nga studimet që ne kemi bërë së bashku me Bankën Botërore dhe kemi matur kostot e instrumenteve të pagesave për instrumente të ndryshme, na rezulton që reduktimi i kostove nga cash-i në pagesë në këtë lloj instrumenti është i jashtëzakonshëm dhe arrin në miliarda lekë”, vijon ajo.

Por çfarë pagesash do mund të bëjnë qytetarët dhe bizneset përmes këtij sistemi i quajtur TIPS Clone, që është i ngjashëm me atë që përdoret në vendet e BE-së?

“Qytetarët mund të shkojnë nëpër dyqanet për të paguar nëpërmjet celularit. Mund të ndajmë faturat e restoranteve midis njëri-tjetrit, pra nëse e paguan njëri ti çon një pjesë të shumës tënde në kohë reale. Për bizneset pastaj është një lehtësi e jashtëzakonshme. Ata mund të paguajnë çdo lloj fature në kohë reale. Nga ana tjetër mund ta përdorin këtë lloj aplikacioni për të pranuar pagesa krahas kartave”, thotë ajo.

Madje për të dërguar para, nuk do të jetë më i domosdoshëm IBAN, mjafton edhe numri i telefonit të pritësit për të realizuar transaksionin.

“Do ketë edhe mundësinë që qytetarët për shkak të vështirësive që kanë të mbajnë mend IBAN ose diçka tjetër të përdorin numrat e tyre të celularëve duke vënë vendosur numrin e celularit të person që duan t’ia dërgojnë ti të dërgohet automatikisht pagesat, por përpara se ti të iniciosh një transaksion, këto shërbime do të mundësojnë që të verifikosh nëse IBAN që po i dërgohet ose numri celular është i personit që po i dërgohet dhe kjo ndihmon ndjeshëm në reduktimin e mashtrimeve”, vijon Semi.

Për të ulur sa më shumë përdorimin e parasë fizike në pagesat e përditshme të qytetarëve dhe bizneseve, Banka e Shqipërisë do të ndërhyjë duke ulur edhe komisionet për pagesat me kartë përmes terminaleve POS, të cilat aktualisht arrijnë deri në 2.9% për pagesë.

“Krahas krijimit të këtij sistemi kemi po marrim edhe masa për reduktimin e komisioneve që aplikohen në transaksionet me karte dhe mendoj, së bashku me masën e qeverisë që i ka imponuar bizneset të kenë POS do ketë akoma rritje më të madhe dhe përdorim më të gjerë të transaksioneve me karta në ekonominë tonë”, thekson Valentina Semi.

gijotina.com/

Etiketa: pagesat online

Lajme të lidhura

“Provo dil, të tërheqin zvarrë”/ Tabaku i kujton Ramës 110 ditë protesta: Mos trego arrogancë, por jep dorëheqjen!
Aktualitet

“Provo dil, të tërheqin zvarrë”/ Tabaku i kujton Ramës 110 ditë protesta: Mos trego arrogancë, por jep dorëheqjen!

10:25 - 18/09/26
U ndaluan gjatë tensioneve para Parlamentit, lirohen 25 protestuesit dhe procedohen në gjendje të lirë
Aktualitet

U ndaluan gjatë tensioneve para Parlamentit, lirohen 25 protestuesit dhe procedohen në gjendje të lirë

09:49 - 18/09/26
Rama mbledh përsëri drejtuesit politik në “Vilën e Kuqe”, zbulohen temat e diskutimit
Aktualitet

Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë te “Vila e Kuqe”, përpara se të udhëtojë drejt SHBA

09:47 - 18/09/26
Para
Mbi 25 mijë veta hyjnë nga Morina në vetëm 3 orë! Mijëra udhëtarë edhe në Portin e Durrësit dhe Vlorës

Mbi 25 mijë veta hyjnë nga Morina në vetëm 3 orë! Mijëra udhëtarë edhe në Portin e Durrësit dhe Vlorës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Provo dil, të tërheqin zvarrë”/ Tabaku i kujton Ramës 110 ditë protesta: Mos trego arrogancë, por jep dorëheqjen!
Aktualitet

“Provo dil, të tërheqin zvarrë”/ Tabaku i kujton Ramës 110 ditë protesta: Mos trego arrogancë, por jep dorëheqjen!

10:25 - 18/09/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, iu drejtua kryeministrit Edi Rama gjatë replikës së saj në Kuvend ditën e djeshme,...

Lexo më shumë
U ndaluan gjatë tensioneve para Parlamentit, lirohen 25 protestuesit dhe procedohen në gjendje të lirë

U ndaluan gjatë tensioneve para Parlamentit, lirohen 25 protestuesit dhe procedohen në gjendje të lirë

09:49 - 18/09/26
Rama mbledh përsëri drejtuesit politik në “Vilën e Kuqe”, zbulohen temat e diskutimit

Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë te “Vila e Kuqe”, përpara se të udhëtojë drejt SHBA

09:47 - 18/09/26
Harry Kane nuk ndalet! Fiton për herë të dytë “Këpucën e Artë”, ja kur do ta marrë zyrtarisht trofeun

Kane “driblon” pyetjen për fituesin e Topit të Artë: Nuk është në dorën time, por 73 golat flasin vetë

09:36 - 18/09/26
Shkeljet me tenderët 1 milion euro, GJKKO dënon me shërbim prove 6 zyrtarët e bashkisë Divjakë

Bllokimi i pagave të magjistratëve/ Drejtoresha e Thesarit, Elmira Peto merret në pyetje nga SPAK

09:20 - 18/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com