GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në muajin mars të këtij viti, Banka e Shqipërisë licencoi bankën e parë digjitale në vend.

JET Bank synon të bëhet banka e parë 100% dixhitale në Shqipëri, që nënkupton ofrimin e plotë të shërbimeve dhe produkteve ekskluzivisht nëpërmjet kanaleve elektronike, pa degë fizike.

Kompania kontrollohet nga shoqëria holding e regjistruar në Hollandë, Jet Holdings, ndërsa aksionarë indirektë janë një grup shoqërish tregtare të regjistruara në Qipro dhe Izrael.

Aksionar kryesor në Jet Holdings, me më shumë se 71% të aksioneve rezulton shoqëria qipriote Constador LTD. Aksionar i vetëm i shoqërisë është shtetasi britaniko-izraelit, Idan Avishai.

 

Në muajin mars, JET Bank realizoi edhe derdhjen e kapitalit të nevojshëm për të nisur aktivitetin si bankë, për një shumë totale prej 1.06 miliardë lekësh.

 

Sipas burimeve nga tregu, JET Bank synon të nisë aktivitetin tregtar brenda muajit maj.

Por, opozita ka ngritur disa herë shqetësimin për rrezikun që mund t’i kanoset qytetarëve nga aktivitete të dyshimta që mund të lidhen edhe me platforma të rrezikshme për sigurinë dhe kursimet e tyre.

Një prej këtyre zërave kritikë, është deputeti i PD, Belind Këlliçi i cili i ka kërkuar Bankës së Shqipërisë me kërkesë për informacion të detajuar mbi miratimin paraprak të licensës,, aksionerët dhe burimin e kapitalit fillestar, që kërkon minimumi 10 milionë euro vetëm për sigurimin e licensimit, nëse Këshilli Mbikqyrës ka kryer verifikimet nëpërmjet komunikimeve me institucionet ligjzbatuese, dhe mbi të gjitha, nëse këta individë kanë lidhje të mundshme me platformat FOREX.

Sipas tij, kjo kërkesë buron nga logjika e thjeshtë se aty ku ka mjegull e tym financiar, zakonisht ka zjarr rreziku!

Këlliçi shkruan në një postim në facebook se, “përgjigjja e Bankës së Shqipërisë nuk ka adresuar të gjitha kërkesat e mia, megjithëse të qarta e të detajuara”.

“Më konkretisht, BSH konfirmon se ka dhënë miratimin paraprak për licensimin e JET Bank.

Sipas saj, analiza financiare është bazuar tek njëri nga ortakët, Idan Avishai.

“Por pyetjes sime, nëse ortakët kanë punuar ndonjëherë në platformat Forex, BSH i përgjigjjet çuditshëm me një shmangie naive në rastin më të mirë, ose me një sofistikim të qëllimshëm në më të keqin. Sipas saj Idan Avishai dhe Saniel Sanilevich nuk kanë qenë të punësuar në “shoqërinë financiare Forex”.

Pra me këtë përgjigje, që nuk shteron pyetjen time mbi PLATFORMAT Forex dhe jo mbi ndonjë SHOQËRI FINANCIARE që quhet Forex, Banka Qëndrore o nuk ka kuptuar kërkesën, ose qëllimisht keqinformon publikun dhe Parlamentin.

Por atë që nuk e ka bërë deri më tani BSH, mund ta bëjë kushdo me një kërkim të thjeshtë në informacion publik.

Drejtues të Jet Holding dhe Constador LTD (aksioner 71,52% i Jet Bank) lidhen me Fortrade Cyprus (që fillimisht vepronte me emrin FX Lider), një platformë e raportuar që në vitin 2018 nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për aktivitet të palicensuar në Shqipëri.

Po në informacion publik, lehtësisht mund të verifikohet se Jet Bank nuk ka asnjë përvojë të mëhershme, pasi nuk ka operuar në asnjë vend të botës. Nuk gjen asnjë historik të operimit të saj, me sukses a jo jashtë Shqipërisë ku sapo ka marrë licensimin.

Ky fakt merr më shume rëndësi po të kemi parasysh se nuk bëhet fjalë për një bankë tradicionale, por të parën bankë online në Shqipëri”, shkruan Këlliçi.

gijotina.com/

Etiketa: Jet BankKryesore1

Lajme të lidhura

Fiorentina mposht Juventusin në “Allianz Stadium” dhe e nxjerr jashtë Champions-it
Sport

Fiorentina mposht Juventusin në “Allianz Stadium” dhe e nxjerr jashtë Champions-it

15:34 - 17/05/26
Bebe Rexha, në krah të studentëve në Shkup: Gjuha shqipe, e rrënjosur në identitetin tonë
Breaking Views

Bebe Rexha, në krah të studentëve në Shkup: Gjuha shqipe, e rrënjosur në identitetin tonë

15:16 - 17/05/26
Super tabela e Anuelës për sinjalistikën/  Babai i Blendian Dalipajt ia shet 5 milionë lekë një copë
Breaking Views

Super tabela e Anuelës për sinjalistikën/ Babai i Blendian Dalipajt ia shet 5 milionë lekë një copë

15:00 - 17/05/26
Para
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fiorentina mposht Juventusin në “Allianz Stadium” dhe e nxjerr jashtë Champions-it
Sport

Fiorentina mposht Juventusin në “Allianz Stadium” dhe e nxjerr jashtë Champions-it

15:34 - 17/05/26

Juventusi pësoi sot një nga humbjet më të dhimbshme të sezonit, duke u mposhtur nga Fiorentina me rezultatin 0–2 në...

Lexo më shumë
Bebe Rexha, në krah të studentëve në Shkup: Gjuha shqipe, e rrënjosur në identitetin tonë

Bebe Rexha, në krah të studentëve në Shkup: Gjuha shqipe, e rrënjosur në identitetin tonë

15:16 - 17/05/26
Super tabela e Anuelës për sinjalistikën/  Babai i Blendian Dalipajt ia shet 5 milionë lekë një copë

Super tabela e Anuelës për sinjalistikën/ Babai i Blendian Dalipajt ia shet 5 milionë lekë një copë

15:00 - 17/05/26
Durrës/ Makina përplaset me policinë në zonën e aksidentit fatal të dy fëmijëve

Durrës/ Makina përplaset me policinë në zonën e aksidentit fatal të dy fëmijëve

14:05 - 17/05/26
U shkri Komisariati i Sarandës dhe u arrestua shefi, beach bari me leje nga KKT e Ramës

U shkri Komisariati i Sarandës dhe u arrestua shefi, beach bari me leje nga KKT e Ramës

14:00 - 17/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com