GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

ONM kërkon shkarkimin e Atalanta Zeqiraj, kolegët e saj në Vlorë ngrejnë një peticion kundër këtij propozimi

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
ONM kërkon shkarkimin e Atalanta Zeqiraj, kolegët e saj në Vlorë ngrejnë një peticion kundër këtij propozimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokatët dhe juristët e rrethit Gjyqësor Vlorë i kanë drejtuar një peticion Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për rishikimin e vendimit të marrë nga KPA për gjyqtaren e Gjykatës së Vlorës, Atalanta Zeqiraj. Deri më tani 59 firma janë mbledhur nga avokatët dhe juristët e rrethit gjyqësor Vlorë, të cilët pretendojnë se, rekomandimi i ONM në Komisionerin Publik për të ankimuar vendimin në KPA për konfirmimin në detyrë të Zeqirajt nuk është i  drejtë.

Kjo pasi sipas juristëve ajo përfaqëson figurën e magjistratit që synon të përvijojë procesi i vlerësimit.

“Etika e komunikimit, integritetit profesional dhe humanizmi i saj, kemi menduar se përfaqësojnë më se mire atë figurë të magjistratit që synon të përvijojë procesin i rivlerësimit. Duke rekomanduar që vendimi për këtë magjistrate të ankimohet, sigurisht pa dashjen tuaj ju keni vënë në dyshim jo vetëm integritetin e saj, por njëkohësisht perceptimin qytetar në efektshmërinë e procesit të rivlerësimit. Nëse ngrihen pikëpyetje mbi magjistratë të tillë të cilët përfaqësojnë shpresën tek drejtësia e pavarur, e paanshme, e pakorruptuar dhe njerëzore, nuk jemi në gjendje të përfytyrojmë cilësi të tjera që duhet të ketë një magjistrat për të qënë i konfirmuar në detyrë. Rekomandimi juaj i fundit për znj. Zeqiraj, e themi me keqardhje, nuk është në koherencë me vlerësimin dhe perceptimin e komunitetit të juristëve të këtij qyteti dhe më gjerë. Ky fakt për fat të keq ka ulur në mënyrë të ndjeshme pritshmëritë për rolin Tuaj dhe ka demotivuar çdo punonjës të drejtësisë në këtë qytet”, thuhet në peticionin e tyre”, thuhet në peticionin e tyre.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka kërkuar Komisionerit Publik që të ankimojë vendimin e KPK të 30 qershorit 2021, që ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren Zeqiraj dhe të kërkojë shkarkimin e saj. Por ky vendim ka hasur kundërshtinë e avokatëve dhe juristëve të Vlorë, të cilët e konsiderojnë këtë veprim të padrejtë, pasi për ta Atlanta Zeqiraj është shembulli se di duhet të jetë drejtësia dhe se ajo përfaqëson figurën e magjistratit që synon të përvijojë procesi i vlerësimit.

E.H/ gijotina.com/

Etiketa: ONMVettingZeqiraj

Lajme të lidhura

Turistja gjermane i bashkohet protestës: Vijoni qëndresën dhe luftoni për demokracinë
Aktualitet

Turistja gjermane i bashkohet protestës: Vijoni qëndresën dhe luftoni për demokracinë

20:56 - 24/08/26
Aktivisti: Nuk ka platformë që e rregullon imazhin e Ramës, largimi i tij është shpëtim për popullin
Aktualitet

Aktivisti: Nuk ka platformë që e rregullon imazhin e Ramës, largimi i tij është shpëtim për popullin

20:31 - 24/08/26
86 ditë revoltë! Qytetarët mbushin sheshin “Skënderbej”:  Nuk ikim ne, ikni ju! Rinia dëshiron të qëndrojë
Aktualitet

86 ditë revoltë! Qytetarët mbushin sheshin “Skënderbej”: Nuk ikim ne, ikni ju! Rinia dëshiron të qëndrojë

20:18 - 24/08/26
Para
Ançeloti: Dua të fitoj si Zidane, s’ka tolerime me Sherif Tiraspol

Ançeloti: Dua të fitoj si Zidane, s’ka tolerime me Sherif Tiraspol

TË FUNDIT

Turistja gjermane i bashkohet protestës: Vijoni qëndresën dhe luftoni për demokracinë
Aktualitet

Turistja gjermane i bashkohet protestës: Vijoni qëndresën dhe luftoni për demokracinë

20:56 - 24/08/26

Një turiste gjermane i është bashkuar protestës qytetare kundër qeverisë dhe ka shprehur mbështetjen e saj për protestuesit. Ajo tha...

Lexo më shumë
Aktivisti: Nuk ka platformë që e rregullon imazhin e Ramës, largimi i tij është shpëtim për popullin

Aktivisti: Nuk ka platformë që e rregullon imazhin e Ramës, largimi i tij është shpëtim për popullin

20:31 - 24/08/26
86 ditë revoltë! Qytetarët mbushin sheshin “Skënderbej”:  Nuk ikim ne, ikni ju! Rinia dëshiron të qëndrojë

86 ditë revoltë! Qytetarët mbushin sheshin “Skënderbej”: Nuk ikim ne, ikni ju! Rinia dëshiron të qëndrojë

20:18 - 24/08/26
E hëna e madhe për mundjen shqiptare! Dudaev dhe Abakarov fitojnë medalje të artë dhe një të argjendtë

E hëna e madhe për mundjen shqiptare! Dudaev dhe Abakarov fitojnë medalje të artë dhe një të argjendtë

19:53 - 24/08/26
Rama ‘reflekton’ ndaj protestave: Na sfiduan realisht, por edhe ne do ndryshojmë dhe përmirësohemi

Rama ‘reflekton’ ndaj protestave: Na sfiduan realisht, por edhe ne do ndryshojmë dhe përmirësohemi

19:27 - 24/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com