GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

ONM rekomandon ankimimin e vendimit për gjyqtarin Kastriot Gramshi

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
ONM rekomandon ankimimin e vendimit për gjyqtarin Kastriot Gramshi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit rekomandon ankimimin e vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Kastriot Gramshi. Vendimi për të u mor me 25 mars.

ONM u ka paraqitur rekomandimin Komisionerëve Publikë për ankimim me 16 maj.

Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar, në të njëjtën kohë, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Njoftimi i KPK-së

Në datën 25.3.2022, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Kastriot Gramshi, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vendimi nr. 519, datë 25.3.2022, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, iu njoftua Komisionerëve Publikë më datë 9.5.2022.

Sot, më datë 16.5.2022, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar, në të njëjtën kohë, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Rekomandimi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është publikuar në faqen zyrtare të Institucionit të Komisionerëve Publikë: http://ikp.al/rekomandime/

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

 

Etiketa: GjyqtariKastriot GramshiONMrekomandimvendimi

Lajme të lidhura

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin
Aktualitet

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon
Aktualitet

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi
Aktualitet

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Para
Ekzekutimi i Alket Muhos në 2018, jepet vendimi për dy autorët, ja sa vite burg do të vuajnë

Ekzekutimi i Alket Muhos në 2018, jepet vendimi për dy autorët, ja sa vite burg do të vuajnë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin
Aktualitet

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26

Pas gati një dekade me TVSH të reduktuar prej 6%, hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese në Shqipëri pritet të...

Lexo më shumë
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com