GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Open Balkan” është në dëm të Kosovës”, këshilltari i Kurtit: E pakuptueshme pse Shqipëria e shtyn përpara me krenari

23:23 - 08/06/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“Open Balkan” është në dëm të Kosovës”, këshilltari i Kurtit: E pakuptueshme pse Shqipëria e shtyn përpara me krenari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilltari i kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj, ka thënë për iniciativën e Ballkanit të Hapur, se është një projekt politik dhe nuk është e nevojshme të dyfishohen iniciativat rajonale.

“Kosova nuk është pjesë dhe nuk do të marrë pjesë në këtë iniciativë sepse është dyfishim i panevojshëm”, kështu ka thënë Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për nismën e “Ballkanit të Hapur”.

Ai ka thënë që kjo nismë që është prezantuar sot në Ohër, ishte vazhdimësi e asaj që pamë në Novi Sad me Mini-Schengenin që u shndërrua në Open Balkan, por rrënjët i kishte në vitin 2017 tek Unioni Doganor, të cilin e kishte prezantuar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e për të cilën edhe ministri i jashtëm rus, Lavrov tha se ishte nismë e Serbisë. Në një intersvitë për mediat, ai ka thënë për iniciativën e Ballkanit të Hapur, se është një projekt politik dhe nuk është e nevojshme të dyfishohen iniciativat rajonale.

Sipas Zulfajt, Serbia nuk e pranon si palë të barabartë Kosovën, prandaj nuk mund të marrim pjesë në nismën e Ballkanit të Hapur.

Ndërsa në procesin e Berlinit, ai ka thënë “se jemi si palë e barabartë, sepse aty e kemi të garantuar barazinë, sepse jemi edhe me miqtë e partnerët tanë ndërkombëtarë, e kemi tregun e përbashkët rajonal me katër liritë dhe aty synojmë të arrijmë marrëveshjet”.

Sipas tij, është pakuptueshme pse Shqipëria e shtynë përpara me krenari këtë iniciativë, kur është në dëm të shtetësisë së Kosovës.

“Kryeministri Kurti, mbrojten e pavarësisë dhe sovranitetit e ka në mënyrë parimore, e kemi të bërë në secilin prej takimeve cilat janë dëmet dhe rreziqet që vijnë prej Serbisë në mënyrë të vazhdueshme, prandaj është pakuptueshme pse Shqipëria e shtynë përpara me krenari këtë iniciativë, kur është në dëm të shtetësisë së Kosovës”, ka thënë Zulfaj.

Ai për këtë iniciativë të mbajtur në Ohër, ka thënë se asnjë nga folësit përveç Escobar nuk kërkoi që të mos varemi nga energjia ruse, siç thotë ai asnjëri nga liderët nuk e përmendën faktin që Serbia rishtazi nënshkroi marrëveshje me Gazpromin.

“Ky është shqetësimi jonë, është e qartë që Serbia është i vetmi vend që nuk ka sanksionuar federatën ruse”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë ndër të tjera se tregu i përbashkët rajonal, është në procesin e Berlinit, e për këtë Kosova është pro, duke pasur parasysh barazinë e palëve, mbi bazën e rregullave të BE-së dhe traktateve, në këtë drejtim përfiton Kosova, e jo në nismën e Ballkanit të Hapur.

“Ne duam të rreshtohemi karshi vlerave të Bashkimit Evropian”, ka theksuar Zulfaj.

 

Etiketa: Albin KurtidemkeshilltariKosovaopen balkanShqiperia

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
3 gabimet që bëni kur aplikoni deordorantin

3 gabimet që bëni kur aplikoni deordorantin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com