GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Open Balkan ka ndikim negativ në rajon”, EurActiv: Sjell përçarje mes vendeve

16:44 - 30/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Open Balkan ka ndikim negativ në rajon”, EurActiv: Sjell përçarje mes vendeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nisma ‘Ballkani i Hapur’, i nisur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, tre vende nga gjashtë që ka rajoni mund të ketë implikime negative simbolikisht dhe në aspektin e bashkëpunimit të mirëfilltë, sipas një studimi të financuar nga Rockefeller Brothers nga Forumi Ballkanik.

Open Balkan, i quajtur më parë ‘Mini-Shengen’, parashikon lëvizjen e lehtë të njerëzve dhe mallrave nëpër vendet anëtare. Për më tepër, marrëveshjet do të lehtësojnë çështje të tilla si investimet, vendbanimin dhe njohjen e kualifikimeve, duke kërkuar gjithashtu përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Por jo të gjithë janë të bindur.

Një studim i përpiluar nga fondacioni zbuloi se ndërkohë që nismëtarët shprehen se Open Balkan ecën paralelisht me Procesin e Berlinit dhe madje do të rrisë bashkëpunimin mes vendeve, në të vërtetë nuk është kështu.

“Përfshirja e gjysmës së BP në nismën e Ballkanit të Hapur mund të ketë implikime negative në aspektin simbolik dhe bashkëpunimin real”, zbuloi studimi, duke shtuar se nisma rrezikon të zëvendësojë qëllimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, i cili është pjesë e Procesit të Berlinit.

“Megjithëse nisma e Ballkanit të Hapur nuk lindi domosdoshmërisht nga zhgënjimi për çështjet e zgjerimit, udhëheqësit e përfshirë duket se e mirëpresin idenë se nuk duhet të adresojnë standardet evropiane brenda saj,”- thotë studimi.

Kosova, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi aktualisht nuk janë pjesë e procesit dhe mbeten skeptikë për shkak të frikës se do të rrezikonte integrimin e tyre në BE. Në rastin e Kosovës, ka shqetësime për Serbinë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për shembull, ka kundërshtuar haptazi nismën dhe qëllimet e saj, dhe udhëheqja e Bosnjë-Hercegovinës ka thënë se Open Balkan kërcënon pavarësinë e saj. Mali i Zi duket se është më kurioz për perspektivat, por ka të ngjarë të vendoset në prapavijë, duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në politikën e vendit.

Autorët e studimit pohojnë se “Ballkani i Hapur” mund të rrisë më tej ndarjet rajonale, veçanërisht midis Serbisë dhe Kosovës ose Malit të Zi dhe Serbisë e atyre që mbeten jashtë iniciativës.

Ndërkohë, BE-ja është treguar e kujdesshme në komentet e saj për nismën, duke përshëndetur rritjen e bashkëpunimit rajonal por duke u shprehur se nuk duhet harruar rruga evropiane. Në vjeshtën e vitit 2021, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e përshkroi nismën si “konkurrencë jo të shëndetshme” me procesin e integrimit në BE.

Burime të tjera në Bruksel kanë përsëritur qëndrimin e mbajtur më parë nga BE-ja se bashkëpunimi rajonal është gjithmonë i mirëpritur. Megjithatë, në këtë rast, projekti mbetet i mangët për sa kohë kufizohet vetëm në Shqipëri, Serbi dhe Maqedoni./Marrë dhe përshtatur nga Euractiv/

 

Etiketa: Euractivnegativopen balkanpercarjeRajonvendet

Lajme të lidhura

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Para
Si janë marrëdhëniet e tij me ambasadoren Yuri Kim? Ja si përgjigjet Meta

“Të mbështetet Procesi i Berlinit”, Ilir Meta: Ballkani i Hapur i shërben vetëm një vendi  

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Lexo më shumë
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com