GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Open Ballkan, Kurti rithekson qëndrimin kundër: Asnjë iniciativë pa BE-në

13:27 - 14/10/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Disa vatra njëkohësisht/ Zjarr dhe në fshatin Poro në Vlorë,  zjarrfikësit në luftë me flakët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në samitin ekonomik në Shkup ku ka folur dhe rreth integrimit të tregut ballkanik, ku u shpreh se kjo është e mundur duke i zbatuar katër liritë bazike.

Kurti ka ri-theksuar po ashtu se nuk do të mbështesin asnjë iniciativë të Ballkanit Perëndimor ku nuk bën pjesë edhe Bashkimi Evropian.

“Është e mundur që më shumë t’i integrojmë ekonomitë tona, duke i zbatuar katër liritë bazike, duke u integruar në një treg të përbashkët me BE-në dhe si çështje finale pranimi në BE. Por, si socialdemokrat besoj në barazi që burrat dhe gratë të punojnë, të aftësohen dhe të kenë sukses secili për pjesën e vetë.

Por, duhet t’i shohim të gjitha këto si të ndërlidhura, pasi që nuk është e mundur që të ecim përpara derisa injorojmë ndodhitë e së kaluarës, ose duke injoruar realitetin aktual. Në vend të kësaj duhet të punojmë së bashku, ta pranojmë njëri tjetrin për t’u ballafaquar me të gjitha sfidat që hasim sot”, u shpreh Kurti.

Kryeministri në samitin e Shkupit ka thënë po ashtu se Bashkimi Evropian është fati dhe kontinenti i Kosovës, derisa ka kërkuar edhe fonde zhvillimore nga BE-ja.

“BE-ja është fati ynë dhe Evropa është kontinenti për Kosovën. Ekonomia në Kosovës është shumë më mirë tani, por pikërisht për këtë arsye kemi nevojë më shumë ndihmë se përpara. Jo ndihmë humanitare si në të kaluarën, por fonde zhvillimi. Të hyrat e qeverisë janë rritur për 30 për qind në krahasim me vitin e kaluar, qarkullimi bizneseve është rritur për 30 për qind dhe eksportet 60 për qind. Viti 2021, është viti ku ne parashikojmë rritje ekonomike së paku 10 për qind”, tha ai.

Ideja e “mini-Shengenit” ballkanik, që u paraqit në Novi Sad të Serbisë në tetor të vitit 2019, asnjëherë nuk ka siguruar mbështetje të rëndësishme në Kosovë e cila sikurse Mali i Zi dhe Bosnja, nuk kishte marrë ftesë as për takimin në Shkup.

Etiketa: Kosoveopen ballkan

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Ahmetaj për patronazhistët: Ata janë zemrat e zjarrta që votuan PS

Ahmetaj për patronazhistët: Ata janë zemrat e zjarrta që votuan PS

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com