Një aksion “blic” i policisë po zhvillohet mbrëmjen e sotme në zonën e Fushë-Krujës, ku forca të Komisariatit të Policisë Krujë, së bashku me njësitë operacionale të Drejtorisë së Policisë Tiranë, kanë vendosur postoblloqe në të gjithë akset kryesore të rrethit. Ky eshte operacioni i pare pas ardhjes ne krye te drejtorit te ri te Policise se Shtetit, Skënder Hita.
Drejtuesit e rinj të komisariatit kanë vënë nën monitorim zonat e njohura si “të nxehta”, ku ka eksponente me rekorde kriminale, si dhe zonat e kultivimit të kanabisit. Policia njofton se kontrollet do të vijojnë në mënyrë të vazhdueshme për të garantuar sigurinë në rrethin Krujë.
gijotina.com/










Discussion about this post