GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Operacion i detajuar për sigurinë e finales të UECL, Mandro: Jemi në fazën finale të trajnimeve

21:04 - 27/04/22
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Operacion i detajuar për sigurinë e finales të UECL, Mandro: Jemi në fazën finale të trajnimeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Siguria në finalen e UEFA Conference League që do të zhvillohet në Tiranë më 25 maj është një nga çështjet më të rëndësishme për organizatorët. Për këtë arsye që prej muajit shkurt janë zhvilluar një sërë trajnimesh nga UEFA dhe FSHF me të gjitha strukturat dhe agjencitë e përfshira në këtë operacion madhor, teksa trajnimet vazhdojnë pa pushim në mënyrë që organizimi i këtij eventi madhor në Shqipëri të jetë sa më i mirë.

Në lidhje me përgatitjet që po bëhen në këtë drejtim ka folur edhe Oficeri i Sigurisë së Finales së UECL, Armando Mandro, i cili ka shpjeguar fazën aktuale të trajnimeve dhe masat që janë marrë nga UEFA dhe FSHF për të pasur një personel sa më të kualifikuar

“Kemi kaluar në një fazë kulmore të përgatitjeve për masat e sigurisë në finalen e UEFA Conference League, që do të zhvillohet më 25 maj në Tiranë dhe momentalisht jemi duke zhvilluar në stadiumin Air Albania një trajnim të avancuar dhe praktik me disa nga stjuardët e njërës prej kompanisë të sigurisë fizike. Një kompani e vetme nuk mund t’ia dalë dot e vetme të përballojë finalen, pasi kërkohet një numër më i madh njerëzish dhe për këtë arsye kemi shkrirjen e dy kompanive për të siguruar finalen, që janë BBS Security dhe Ilyrian Guard. Për momentin ne jemi duke trajnuar stjuardët e rinj në vazhdim edhe të trajnimeve të tjera që janë zhvilluar më para me përgjegjësit e tyre dhe momentalisht po zhvillojnë stërvitje praktike dhe teorike” – thotë Mandro në prononcimin e tij për Fshf.org.

Më tej, përgjegjësi për gjithë operacionin e sigurisë nga FSHF thotë se ka një plan të detajuar me të gjthë aktorët e operacionit të sigurisë, për të menaxhuar sa më mirë tifozët dhe për të shamngur çdo incident.

“Ne e kemi nisur me trajnime në muajin shkurt në bashkëpunim me UEFA-n. I pari ka qenë trajnimi për trajnerët, të cilët që nga muaji shkurt e deri më tani kanë vazhduar të trajnojnë efektivët që do të marrë pjesë në këtë finale. Në muajin mars kemi zhvilluar një trajnim të përbashkët me përfaqësuesit e të gjitha agjencive ligjzbatuese dhe agjencive që do të marrin pjesë në këtë finale të madhe për pjesën e sigurisë, siç kishim Policinë e Shtetit, Zjarrfikësit, Shërbimin e Urgjencës Shëndetësore, Kryqin e Kuq dhe aktorë të tjerë të stafit të menaxhimit të stadiumit.

Në muajin prill kemi pasur një trajnim vetëm për Policinë e Shtetit dhe këto trajnim të gjitha synonin një rezultat sa më të mirë për sigurinë në finalen e Conference League-s. Ky është një operacion masiv, shumë i detajuar, për të cilin ne kemi filluar të marrim masa që nga pritja e tifozëve në aeroport, në pikat e grumbullimit të tifozëve, në rrugëkalimet e tifozëve për në stadium, në pikat e hyrjes, në futjen në stadium dhe deri në vendosjen e tyre në vendet e duhura. Brenda pak ditësh do të mësojmë edhe dy skuadrat finaliste dhe kemi përcaktuar, ndërkohë edhe vendosjen e tifozerive në stadium dhe rrugën që do të ndjekin deri në stadium. Jemi duke koordinuar shumë ngushtë me Policinë e Shtetit dhe me shërbimet e tjera. Momentalisht jemi në proces akreditimi të shërbimeve që do të marrin pjesë, shpresojmë që të kemi një finale të madhe dhe me masa sigurie sa më të mira”, – deklaroi ndër të tjera Oficeri i Sigurisë së Finales së UECL, Armando Mandro për Fshf.org.

 

Etiketa: detajuarfazafinalefinaljaoperacionsiguriaUECL

Lajme të lidhura

Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë
Sport

“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë

11:58 - 21/02/26
Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan
Sport

Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan

10:34 - 21/02/26
Para
Propozimet me zarf për presidentin/ Malaj: Ja cili ishte qëllimi i Ramës

Propozimet me zarf për presidentin/ Malaj: Ja cili ishte qëllimi i Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com